AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja



10 Arsye per te Besuar qe Perendia u be Njeri.

1. Njė virgjėreshė mbetet me barrė.

Nėse Maria po thoshte tė vėrtetėn, fėmija e saj nuk kishte njė baba njerzor. Ajo tha qė njė engjėll i’u shfaq dhe i tha qė do tė bėhej me barrė me njė djalė nga Fryma e Perėndisė.  Dhe pastaj i tha qė ky fėmi, tė cilin ajo duhet ta quante Jezus, do tė quhej Biri i Perėndisė. Nėse Maria po gėnjete, nata e lindjes sė Jezusit nuk ishte e shenjtė, dhe e vetmja gjė qė mungonte ishte e vėrteta. Por si mund ta dimė tė vėrtetėn? Si mund ta marrim seriozisht kėtė lloj tregimi qė zakonisht sjell pėrqeshje me pabesim? Pėrgjigja gjendet nė ato qė ndodhėn. Nėse nuk do tė kishte pasur asnjė dėshmitar apo prova, ne mund ti injoronim shumė kollaj thėniet e Marisė. Nėse jeta e birit tė saj do tė kishte qenė e njejtė me ato tė tė tjerėve, thėnia e saj pėr njė lindje tė virgjėr do tė ishte nga tregimet mė tė lehta pėr tu mohuar.

2. Njė profet i Dhjatės sė Vjetėr profetizoi pėr njė Perėndi-njeri.

Ajo qė ne dimė ėshtė qė nė shekullin e shtatė para Krishtit, profeti Isaia parafoli pėr njė Shėrbėtor tė Zotit i cili do tė sundonte mbi tokė nė ditėt e fundit. Ai pėrshkroi njė ditė kur e gjithė toka do tė ishte nė paqe dhe kur tė gjitha kombet do tė shkonin nė Jeruzalem pėr tė adhuruar Perėndinė (Isaia 2). Isaia lajmėroi duke thėnė, “Sepse na ka lindur njė fėmijė, njė djalė na ėshtė dhėnė, mbi supet e tij do tė mbėshtetet perandoria dhe do tė quhet Kėshilltar i admirueshėm, Perėndi i fuqishėm, Atė i pėrjetshėm, Princ i paqes” (Isaia 9:5). Isaia gjithashtu shkroi njė profeci misterioze e cila u pėrmbush vetėm pjesėrisht nė gjatė jetės sė tij. Ai shkroi, “Prandaj vet Zoti do t’ju japė njė shenjė: Ja, e virgjėra do tė mbetet me barrė dhe do tė lindė njė fėmijė tė cilin do ta quajė Emanuel” (Isaia 7:14). Imanuel do tė thotė “Perėndia me ne.”

3. Engjėjt e lajmėruan lindjen.

Nė fushat e barinjve jashtė Betlehemit, njė grup dėshmitarėsh formuan njė urė midis Isaias dhe Marisė. Sipas tregimeve tė Dhjatės sė Re (Luka 2:8-14), barinj Judenj tė friksuar u vizituan nga njė engjėll i cili u dha lajmin e lindjes sė Mesias sė shumė pritur tė Izraelit. Engjėlli i’u tha, “Mos druani sepse unė po ju lajmėroj njė gėzim tė madh pėr tė gjithė popullin; sepse sot nė qytetin e Davidit lindi pėr ju njė Shpėtimtar, qė ėshtė Krishti, Zoti. Dhe kjo do t’ju vlejė si shenjė: ju do tė gjeni njė fėmijė tė mbėshtjellur me pelena, tė shtrirė nė njė grazhd” (vargjet 10-12). Dhe ashtu siē thanė edhe barinjtė, mė pas qielli u mbush me engjėj tė cilėt po lavdėronin Perėndinė duke thėnė, “Lavdi Perėndisė ne vendet mė tė larta, dhe paqe mbi tokė njerėzve mbi tė cilėt qėndron mirėdashja e Tij!” (v. 14).

4. Njė shenjė u shfaq nė qiell.

Sipas Dhjatės sė Re, njė dritė (yll) nė qiell i dha akoma mė shumė besueshmėri Marisė.  Njė grup dietarėsh nga lindja ndoqėn njė “yll” deri nė qytezėn hebrehe tė Betlehemit. Ajo qė ata gjetėn ishte njė fėmijė i cili besonin qė ishte Mesia i shumė pritur i Judenjve. Prej qindra vitesh profetė tė Dhjatės sė Vjetėr kishin qenė duke parafolur pėr njė “Yll” dhe njė “Skeptėr” qė do tė dilte nga Izraeli (Numrat 24:17). Dhjata e Vjetėr gjithashtu profetizoi nė lidhje me njė sundimtar tė Izraelit i cili do tė dinlte nga Betlehemi, njė sundimtar “origjinat e tė cilit janė nga kohėt e lashta, nga ditėt e pėrjetėsisė” (Mikea 5:2).

5. Koha ishte mbushur.

Shumė njerėz besojnė qė dietarėt qė e adhuruan Jezusin mbas lindjes sė Tij erdhėn nga zona e Babilonit. Nėse kjo ėshtė e vėrtetė, ata duhet tė dinin nė lidhje me profecinė e njė profeti qė quhej Daniel. Gjatė kohės sė mėrgimit me forcė nė Babilon 400 vjet mė pėrpara, Danieli pati njė vizion qė lejon llogaritjen e ardhjes sė Mesias hebre. Sipas vizionit tė Danielit, nga komanda pėr tė rindėrtuar  tempullin (458 p.K. ose 444 p.K.), 69 “shtata” do tė ndiqeshin nga ardhja dhe vdekja e Mesias (Danieli 7:13-14; 9:24-27). Disa besojnė qė kjo profeci paratha numrin e saktė tė ditėve pėrpara hyrjes triumfale tė Jezusit nė Jeruzalem. (The Daniel Papers, Q1207).

6. Jezusi shpalli qė Ai ishte i njejtė me Perėndinė.

Disa pretendojnė qė Jezusi nuk tha pėr veten e Tij ato ēfarė ndjekėsit e Tij thanė pėr tė. Por trazirat qė e rrethuan jetėn e Tij mund tė shpjegohen mė mirė nėpėrmjet deklaratat e Tij tė shpeshta qė ishte njė me Perėndinė. Gjoni, njė nga shkrimtarėt e Ungjillit, e citoi Jezusi duke thėnė, “para se tė kishte lindur Abrahami, Unė Jam” (Gjoni 8:58). (Tek Eksodi 3:14, emri Unė Jam u pėrdor nga Perėndia pėr ta identifikuar vetveten pėr Moisiun). Gjoni pėrsėri e citoi Jezusin duke thėnė, “Unė dhe Ati jemi njė” (Gjoni 10:30) dhe “Po tė mė kishit njohur, do tė kishit njohur edhe Atin tim; qysh tani e keni njohur dhe e keni parė” (Gjoni 14:7). Sipas Ungjijve, Jezusi tha qė ta duash apo ta urresh atė, ose qė ta pranosh apo mohosh atė, ishte njėsoj sikur tė doje apo tė urreje, dhe pranoje apo mohoje Atin e Tij nė qiell.

7. Miqtė e Tij e adhuruan atė.

Kur Tomasi, njė prej dishepujve tė Jezusit, e pa Krishtin e ringjallur, ai deklaroi duke thėnė, “Zoti im dhe Perėndia im!”  (Gjoni 20:28). Vite mė vonė, miku i ngushtė dhe ndjekės i Jezusit Gjoni shkroi, “Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte perėndi. Ai (Fjala) ishte nė fillim me Perėndinė. Tė gjitha gjėrat u bėnė me anė tė Tij (Fjalės), dhe pa atė nuk u bė asnjė nga ato qė u bėnė…. Dhe Fjala u bė mish dhe banoi ndėr ne; dhe ne soditėm lavdinė e Tij, si lavdia e tė vetėmlindurit prej Atit, plot hir e tė vėrtetė” (Gjoni 1:1-3, 14). Njė mik tjetėr, Pjetri, nė njė nga letrat e tij pėr kishėn e hershme, iu drejtua lexuesve tė tij si “atyre qė kanė marrė pjesė nė njė besim tė ēmueshėm sikurse edhe ne, me anė tė drejtėsisė sė Perėndisė tonė dhe Shpėtimtarit Jezu Krisht” (2 e Pjetrit 1:1).

8. Armiqtė e Jezusit e akuzuan atė pėr blasfemi.

Shokėt e Jezusit mund tė kishin dashur qė tė besonin qė Ai ishte mė shumė se njė njeri, por armiqtė e Tij nuk donin. Udhėheqėsit fetarė tė Izraelit u nevrikosėn kur mendonin qė i njejti person qė i kishte akuzuar ata si hipokritė, udhėheqės tė verbėr nė drejtim tė tė verbėrve, shpallte njėkohėsisht qė mund tė falte mėkate, mund tė fliste pėr Perėndinė si Atin e Tij, dhe biles thoshte qė Ai ishte njė me Atin. Nė mė tepėr se njė rast udhėheqėsit e Izraelit morrėn gura pėr ta vrarė Jezusin, duke thėnė, “Ne nuk tė vrasim me gurė pėr asnjė vepėr tė mirė, por pėr blasfemi, dhe sepse ti, duke qenė njeri, e bėn veten Perėndi” (Gjoni 10:33).

9. Mrekullitė e Jezusit mbėshtesnin thėniet e Tij.

Mrekullitė e Jezusit qė gjenden nė Dhjatėn e Re ishin mė shumė se thjesht mrekulli. Ato ishin shenja. Ai i bėri ato pėr ti inkurajuar burrat dhe gratė pėr tė besuar nė Tė pėr jetėn e pėrjetshme. Ai shėroi njė burrė sakatė nė mėnyrė qė tė pohonte tė drejtėn e Tij pėr tė falur mėkatet. Ai ushqeu me mijėra njerėz me drekėn e njė djali tė vogėl, nė mėnyrė qė pak mė vonė tė tregonte qė Ai ishte “buka e jetės”. Ai eci mbi ujėrat, qetėsoi detet me stuhi, shėroi tė sėmurėt, restauroi gjymtyrė tė paralizuara, i dha shikim tė verbėrve dhe dėgjim tė shurdhėve, dhe biles ngriti nga tė vdekurit njė njeri tė balsamosur me emrin Lazar. Njė arsye tjetėr qė Jezusi bėri mrekulli ishte pėr tė mbėshtetur thėnien qė Ai ishte Perėndia. Apostulli Gjon shkroi, “Jezusi bėri edhe shumė shenja tė tjera nė prezencėn e dishepujve tė Tij, tė cilat nuk janė shkruar nė kėtė libėr. Por kėto gjėra janė shkruar qė ju tė besoni se Jezusi ėshtė Krishti, Biri i Perėndisė dhe qė, duke besuar, ta keni jetėn nė emėr tė Tij” (Gjoni 20:3031).

10. Largimi i Tij ishte mė i madh se sa ardhja e Tij.

Shumė njerėz pėrgjatė historisė kanė pretenduar tė janė perėndi. Por vetėm njė njeri ka qenė i vullnetshėm qė tė vdesi pėr mokatet e tė tjerėve. Dhe vetėm njė ėshtė ngritur nga tė vdekurit pėr tė provuar qė Ai ėshtė Biri i Perėndisė. Sipas Dhjatės sė Re, mbasi Jezusi nė mėnyrė vullnetare e dha jetėn e Tij nė njė kryq pėr ekzekutimi, Ai iu shfaq dishepujve tė Tij mė tė ngushtė dhe gjithashtu mė shumė se 500 tė tjerėve pėr njė periudhė prej 40 ditėsh (1 e Korintasve 15:5-8). Dėshmitarėt ishin kaq tė bindur nė lidhje me ringjalljen e Tij sa qė ata ishin tė gatshėm qė tė vuanin dhe tė vdisnin pėr dėshminė e tyre. Dishepujt e Tij thanė qė Ai u tregoi atyre duart dhe kėmbėt e Tij tė shpuara, qė Ai eci dhe foli me ata, dhe biles edhe qė hėngri me ta. The pastaj ndėrsa ishin takuar nė Malin e Ullinjve, Ai u dha atyre fjalėt e Tij tė fundit dhe u ngrit drejt reve. Me njė largim mė tė mahnitshėm se sa ardhja e Tij, Jezusi na la me njė kuptim mė tė mirė tė lajmėrimit tė engjėllit i cili tha, “Sepse sot nė qytetin e Davidit lindi pėr ju njė Shpėimmtar, qė ėshtė Krishti, Zoti” (Luka 2:11).

Ju nuk jeni i vetėm!

Ju nuk jeni i vetėm nėse keni ndjenja tė ndryshme kur mendoheni nė lidhje me evidencėn qė rrethon jetėn e Jezusit. Ju mund tė ndiheni i shtyrė qė tė besoni Jezusi ėshtė Biri i Perėndisė, por nga ana tjetėr nuk jeni i sigurt nė lidhje me mardhėnien tuaj me tė. Nėse kjo ėshtė ēfarė po ndodh, atėhere jini i sigurt pėr kėtė: Nėse ju do ta pranoni atė, Ai do t’ju pranojė juve. Nėse ju do ta pranoni ofertėn e Tij pėr falje, jetė tė pėrjetshme, dhe adoptim nė familjen e Perėndisė, Ai do tė bėhet Shpėtimtari, Mėsuesi dhe Zoti juaj.

Nėse ju nuk e keni pranuar ndonjėhere Jezus Krishtin nė kėtė mėnyrė, atėhere do t’ju inkurajonim qė tė lexonit me kujdes tek Dhjata e Re vargjet tek Romakėt 3:23 (qė thotė qė tė gjithė kanė mėkatuar), Romakėve 6:23 (qė thotė qė paga e mėkatit ėshtė vdekja frymore, dhe ndarja nga Perėndia), dhe Romakėve 10:13 (qė na siguron nė lidhje me faktin qė tė gjithė ata qė thėrresin emrin e Zotit Jezus do tė shpėtohen). Pėr tė pranuar dhuratėn (ofertėn) e Perėndisė, ju mund tė luteni nė kėtė mėnyrė: “Perėndi unė e di qė jam mėkatar. Unė e di qė nuk mund ta shpėtoj vetveten. Unė besoj qė Jezusi vdiq nė kryq pėr mėkatet e mia. Unė besoj qė Ai u ngrit prej tė vdekurve pėr ta jetuar jetėn e Tij mes nesh qė besojmė nė Tė. Tani unė e pranoj atė si Shpėtimtarin tim. Unė e pranoj ofertėn e faljes dhe jetės sė pėrjetshme. Faleminderit, Atė. Lutem nė emrin e Jezusit. Amen. 

Shėnim: Ky material u morr dhe u pėrkthye nga Radio Bible Class Ministries: 10 Reasons to Believe God Became Man.


Kthehu tek faqja: Apologjia

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.