AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja



A eshte Jezusi Zot?

Nė Bibėl mund tė gjejmė pohimin se ka vetėm njė Zot dhe s’ka tjetėr (1). Pse kaq shumė njerėz thonė qė Jezusi ėshtė hyjnor, i barabartė me Zotin? A nuk ėshtė blasfemi tė thuash diēka tė tillė? Pėr tė gjetur pėrgjigje, lė tė shikojmė se ēfarė thotė Bibla, Fjala e Perėndisė, pėr kėtė temė.

Mė shumė se Profet

"Por ne e dimė se Biri i Perėndisė erdhi dhe na dha tė kuptuarit, qė ne tė njohim atė qė ėshtė i Vėrteti; dhe ne jemi nė tė Vėrtetin, nė Birin e tij Jezu Krisht; ky ėshtė i vėrteti Perėndi dhe jeta e pėrjetshme" (1 Gjon 5:20). Kur Bibla flet pėr Birin e Perėndisė, nuk e ka fjalėn pėr njė bir fizik, por kjo do tė thotė qė Jezusi ėshtė nga Zoti, me gjithė personalitetin, karakterin dhe fuqinė e Zotit. Jezusi ėshtė njė me Perėndinė, dhe tek Romakėve 9:5 thuhet: "(Krishti) ėshtė pėrmbi ēdo gjė Perėndi".  Ka shumė vargje qė flasin pėr hyjninė e Krishtit (2).

Po ēfarė tha Jezusi vetė? Cilat janė pohimet e Jezusit? A e tha njė gjė tė tillė? Nė fakt, Jezusi bėri pohime qė vetėm Perėndia mund t'i bėnte:

  • Jezusi pohoi se ishte Perėndia. Ai tha: "... para se tė kishte lindur Abrahami, unė jam" (Gjoni 8:54-59). Jezusi nuk thotė “unė isha”, por “unė jam”. Kjo tregon se Jezusi po i referohej vetes si UNĖ JAM-i i Eksodit 3:14, d.m.th. si Perėndia. Dhe pikėrisht kjo ėshtė mėnyra se si e kuptuan judenjtė, prandaj donin ta vrisnin me gurė. (3)
  • Jezusi pohoi se ishte i barabartė me Perėndinė. (4)
  • Jezusi pohoi se falte mėkatin, gjė qė mund tė bėjė vetėm Zoti (Marku 2:5-12 etj.).
  • Jezusi pohoi se ėshtė gjykatėsi pėrfundimtar, Ai qė do tė pėrcaktojė fatin e njerėzve pėr nė qiell apo nė ferr. (5)
  • Jezusi pohoi se jeta e pėrjetshme vjen nėpėrmjet Tij (Gjoni 3:36; 8:24 etj.).

Adhurimi i Jezusit

Jezusi ėshtė shumė i qartė nė kur shprehet pėr adhurimin, i cili i takon vetėm Zotit (p.sh: Mat. 4:9-10). Mbas ringjalljes sė Jezusit, Thomai u bind qė Jezusi u ringjall me tė vėrtetė. Pėrgjigjja e tij ndaj Jezusit ishte: "Zoti im dhe Perėndia im" (6). Ēfarė bėri Jezusi? Ai e pranoi adhurimin, sepse i takon adhurimi! Ka plot vargje tė tjera pėr adhurimin e Jezusit. (7)

Atributet e Perėndisė

Duke krahasuar disa vargje tė Dhiatės sė Vjetėr me disa vargje tė Dhiatės sė Re, mund tė shohim se Jezusit i atribuohen disa fakte, emra dhe tituj qė i atribuoheshin vetėm Perėndisė dhe kjo gjė vėrteton hyjninė e Krishtit. P.sh.:

 

 

Perėndia

Jezusi

Cili ėshtė i Pari dhe i Fundit?

Isaia 44:6

Zbulesa 22:13

Cili quhet Perėndi i fuqishėm?

Isaia 10:21

Isaia 9:5

Cili ėshtė Bariu i vėrtetė i Popullit tė Perėndisė?

Ez. 34:11-16; Psalmi 23:1

Gjoni 10:11+14

Dėshmitarė tė kujt janė besimtarėt?

Isaia 43:10

Veprat 1:8

Para kujt do tė pėrkulet ēdo gju dhe ēdo gjuhė do tė betohet pėr tė?

Isaia 45:23-24

Filipianėt 2:10-11

Cili ėshtė i pėrsosur, pa mėkat?

LiP 32:4

1 Pjetėr 2:22; Heb. 7:26

Autoriteti i Jezusit

Jezusi kishte autoritetin qė vetėm Perėndia mund ta ketė. Ai kishte autoritet mbi natyrėn (Mat. 8:26), mbi mėkatin (Marku 2:10), mbi ligjet natyrore (Gjoni 6:19), mbi vdekjen fizike (Gjoni 11:39-44), mbi gjithēka (Mat. 28:18; Fil. 3:21) etj.

Natyra e dyfishtė e Krishtit

Ka vargje qė na tregojnė se Biri nuk ėshtė Ati dhe shumė vargje thonė se Jezusi ėshtė Zot. A ka ndonjė varg qė thotė se Jezusi ėshtė hyjnor, por nė formėn njerėzore? Bibla thotė: "...  Jezu Krishti, i cili, edhe pse ishte nė trajtė Perėndie, nuk e ēmoi si njė gjė ku tė mbahej fort pėr tė qenė barabar me Perėndinė, por e zbrazi veten e tij, duke marrė trajtė shėrbėtori, e u bė i ngjashėm me njerėzit; dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme posi njeri, e pėruli vetveten duke u bėrė i bindur deri nė vdekje, deri nė vdekje tė kryqit" (Filipianėve 2:5-8).

Me fjalė tė tjera, Jezusi ėshtė 100% Zot dhe 100% njeri (“nė formėn njerėzore”). Pėr planin e shpėtimit qė kishte pėr ne Perėndia, ishte e nevojshme qė Jezusi tė vinte si njeri, sepse ai mori ndėshkimin pėr mėkatin tonė (8). Jezusi ishte njeri, por erdhi nga qielli. (9)

Barazia e Atit, Birit dhe e Frymės sė Shenjtė

  • Krijimi: Ati (Isaia 40:28), Biri (Kol. 1:16), Fryma e Shenjtė (Jobi 33:4)
  • Ringjallja: Ati (1 Kor. 15:15), Biri (Gjoni 6:39), Fryma e Shenjtė (Rom. 8:11)
  • Tė pėrjetshėm: Ati (1 Tim. 1:17), Biri (Zbu. 1:17-18), Fryma e Shenjtė (Heb. 9:14)
  • Tė gjithėdijshėm: Ati (Jer. 17:10), Biri (Gjoni 16:30), Fryma e Shenjtė (1 Kor. 2:10-11)

A ėshtė logjike hyjnia e Krishtit?

Nuk themi se e kuptojmė plotėsisht me mendjen tonė njerėzore kėtė doktrinė, por kjo nuk do tė thotė qė, meqė nuk arrijmė ta konceptojmė kėtė gjė me mendjen tonė, duhet ta mohojmė. Kur pohojmė hyjninė e Krishtit, pohojmė ato qė na thotė mjaft qartė Bibla pėr Qenien dhe natyrėn e Perėndisė.

 

Shėnime:

(1) LiP 6:4; Isaia 44:6; 45:6; Marku 12:29; Rom. 3:30; Jak. 2:19 etj.

(2) Gjoni 1:1-18; Heb. 1:8; Kol. 1:15+19; 2:9; 1 Gjon 2:23; Titi 2:13 etj.

(3) E njėjta situatė ndodh tek Gjoni 10:30 (“Ati dhe unė jemi njė”). Disa persona pėrpiqen ta shpjegojnė kėtė pohim tė Jezusit, duke thėnė se Jezusi flet pėr unitetin qė ka me Zotin. Por, po tė vazhdojmė tė lexojmė vargjet 31 deri 33 ėshtė shumė e qartė qė, pėr ata qė e dėgjuan Jezusin, ai po thoshte se ishte i barabartė me Zotin (shih edhe Gjoni 12:45), prandaj donin ta vrisnin.

(4) p.sh. Gjoni 5:18+23; 8:19; 12:45; 14:9; 17:3 etj.

(5) Gjoni 6:40; 17:2; Mat. 7:22-23 etj.

(6) Gjoni 20:24-30

(7) Heb. 1:6; Luka 24:52; Zbu. 5:13 (Qengji = Jezusi, shih Gjoni 1:29); Mat. 14:33; Fil. 2:10 etj.

(8) Heb. 2:14-18; 1 Tim. 2:5

(9) Gjoni 3:13; 6:41; 1 Kor. 15:47; 1 Thes. 1:10

Shėnim: Ky artikull ėshtė ofruar nga Faqja "Jam Dakord".


Kthehu tek faqja: Apologjia

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.