AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja



Besueshmeria e Bibles

A mund tė besohet Bibla?

A ėshtė fjala e Perėndisė? Shumė njerėz e vėnė nė dyshim vėrtetėsinė e Biblės. Nė kėtė artikull do tė trajtojmė disa pyetje qė i lindin shpesh njeriut dhe qė janė tė rėndėsishme, sepse tregojnė kredibilitetin e Biblės nė ditėt tona.

  1. A ka arritur e saktė deri nė ditėt tona?

  2. A kanė thėnė tė vėrtetėn ata qė e kanė shkruar?

  3. A ka fakte arkeologjike dhe historike jashtė Biblės qė e mbėshtesin atė?

1. A ka arritur Bibla e saktė deri nė ditėt tona? Cilat janė provat qė tregojnė se njė dokument i vjetėr nuk ka ndryshuar?

Pėr tė vlerėsuar besueshmėrinė e dorėshkrimit tė njė vepre letrare apo historike tė lashtėsisė, historianėt kanė parasysh dy gjėra: 1) numrin e kopjeve tė veprės dhe 2) largėsinė kohore midis kohės sė dorėshkrimit origjinal dhe dorėshkrimit mė tė vjetėr tė gjetur. P.sh., “Historia” e Tukididit (460-400 para Krishtit) ka arritur vetėm nė tetė dorėshkrime qė datojnė rreth vitit 900 pas Krishtit, pra, rreth 1300 vjet pasi ėshtė shkruar vepra. Aristoteli e ka shkruar “Poetikėn” rreth vitit 343 para Krishtit, ndėrsa kopja mė e hershme qė kemi daton nė vitin 1100 pas Krishtit, rreth 1400 vjet mė vonė, dhe ėshtė vetėm nė pesė kopje. Cezari e ka shkruar historinė e luftrave nė Gali nė mes tė viteve 58 dhe 50 para Krishtit, ndėrsa besueshmėria e dorėshkrimeve mbetet nė dhjetė kopje, tė cilat datojnė 1000 vjet pas vdekjes sė tij.

Kur vihet nė dyshim besueshmėria e dorėshkrimeve tė Dhiatės se Re, bollėku i materialit qė kemi pothuaj i turpėron dokumentet e lartpėrmendura. Pas zbulimit tė dorėshkrimit tė hershėm tė shkruar nė papirus, i cili lidh kohėn e Krishtit dhe shek. II, doli nė dritė dhe njė shumicė dorėshkrimesh tė tjera. Sot ekzistojnė mbi 20,000 kopje dorėshkrimesh tė Dhiatės sė Re. Sa pėr krahasim, dorėshkrimi qė vjen i dyti pas Biblės ėshtė ai i Iliadės me 643 dorėshkrime.

Tani pėr sa i pėrket Dhiatės sė Vjetėr. Nė vitin 1949, pranė Detit tė Vdekur, ca barinj zbuluan disa shpella. Nė to kishte qypa tė mėdhenj prej balte me pergamenė brenda. Kėta pergamenė ishin dorėshkrime tė vjetra tė librave tė Dhiatės sė Vjetėr. Historianėt mendojnė se kėta pergamenė i takojnė njė kohe rreth 100 vjet para Krishtit. Kėto ishin qindra kopje tė Dhiatės sė Vjetėr, tė cilat ishin fshehur nė kėto shpella nga njė grup skribėsh izraelitė (skribėt kanė qenė studiues dhe mėsues tė Biblės). Kėto dorėshkrime morėn emrin “Pergamenėt e Detit tė Vdekur”. Kur u krahasuan me Dhiatėn e Vjetėr qė kemi nė ditėt tona, u pa qė ndryshimet ishin minimale dhe nuk kishte ndryshime fjalėsh qė do tė prishnin apo ndryshonin kuptimin e fjalive.

Duke pasur parasysh numrin e madh tė dorėshkrimeve dhe vjetėrsinė e tyre, mund tė themi se Bibla ėshtė dokumenti mė i besueshėm i lashtėsisė dhe ka ardhur nė ditėt tona e pandryshuar, ashtu siē e kanė shkruar profetėt.

Tani qė e dimė se Bibla na ka ardhur e pandryshuar, duhet tė bėjmė njė tjetėr pyetje themelore:

2. A kanė thėnė tė vėrtetėn ata qė kanė shkruar Biblėn?

Dėshmia e apostujve, tė cilėt shkruan Dhiatėn e Re ėshtė e besueshme, sepse ata ishin vetė dėshmitarė okularė tė gjėrave qė bėri dhe tha Jezusi. Gjithashtu, prej atyre dymbėdhjetė njerėzve, njėmbėdhjetė vdiqėn si martirė, duke predikuar ringjalljen e Krishtit dhe se Ai ishte Biri i Perėndisė. Pėr kėtė shkak ata u torturuan, u rrahėn me kamzhik dhe mė nė fund vdiqėn nė mėnyrat mė barbare:

  1. Pjetri – i kryqėzuar

  2. Andrea - i kryqėzuar

  3. Mateu – i vrarė me shpatė

  4. Gjoni – me vdekje natyrore

  5. Jakobi, i biri i Alfeut - i kryqėzuar

  6. Filipi - i kryqėzuar

  7. Simoni - i kryqėzuar

  8. Tadeu – i vrarė me shigjetė

  9. Jakobi, vėllai i Jezuit – i vrarė me gurė

  10. Thomai – i goditur me heshtė

  11. Bartolomeu - i kryqėzuar

  12. Jakobi, i biri i Zebedeut – i vrarė me shpatė

Po qe se nuk do tė kishin qenė 100% tė sigurt pėr ato qė kishin parė, pėr kryqėzimin dhe pėr ringjalljen e Jezu Krishtit, ata nuk do tė dilnin nėpėr botė pėr t’u treguar njerėzve kėto gjėra. Ata ishin gati dhe e dhanė jetėn e tyre pėr dėshminė qė tregonin. Dhe mė e rėndėsishmja ėshtė se ata nuk e dhanė jetėn pėr njė ideal, pėr njė diēka qė do tė ndodhte nė tė ardhmen, sikurse mund tė bėjnė shumė vetė, por pėr njė fakt, pėr njė ngjarje qė kishte ndodhur nė jetėn e tyre. Askush nuk do ta jepte jetėn pėr njė gjė qė e di se ėshtė gėnjeshtėr. Mėnyra se si vdiqėn ėshtė vula e pėrgjakur e sinqeritetit tė dėshmisė sė tyre.

Por ēfarė thonė burimet e tjera nė lidhje me atė qė pohon Bibla?

3. A ka fakte arkeologjike dhe historike jashtė Biblės qė e mbėshtesin atė?

Zoti Uilliam Remzi konsiderohet si njėri ndėr arkeologėt mė tė mėdhenj qė ka jetuar ndonjėherė. Ai besonte se libri “Veprat e Apostujve” ėshtė shkruar nė mesin e shek. II pas Krishtit e jo nė shek. I, siē tregon vetė libri. Pasi studioi kritikėn moderne pėr kėtė libėr, u bind se kjo vepėr nuk ishte njė raport bindės pėr faktet e asaj kohe (viti 50 pas Krishtit) dhe, pėr kėtė shkak, nuk meritonte tė konsiderohej si vepėr historike. Kėshtu, pra, nė hulumtimin e tij pėr Azinė e Vogėl, Remzi nuk i kushtoi kujdesin e duhur Dhiatės sė Re. Megjithatė, ky hulumtim e detyroi tė shqyrtojė shkrimet e Lukės. Pasi i shqyrtoi me hollėsi detajet historike dhe qėndrimin e tij ndaj librit “Veprat e Apostujve”, filloi tė ndryshonte. Ai qe i detyruar tė arrinte nė pėrfundimin se Luka ėshtė historian i klasit tė parė.… “Ky autor duhet tė radhitet me historianėt mė tė mėdhenj” – tha ai. Pėr shkak tė pėrpikmėrisė nė ēdo hollėsi, sado e vogėl, Remzi pranon pėrfundimisht se “Veprat e Apostujve” nuk mund tė jetė shkruar nė shek. II, por ėshtė shkruar nė mesin e shek. I. 

Pėrmendja e ekzekutimit tė Jezusit nė “Analet” e historianit romak Tacitit (XV, 44), shkruar rreth vitit 110 pas Krishtit, ia vlen tė shėnohet. Nė informacionin?? rreth persekutimit tė tė krishterėve nė kohėn e perandorit Neron, persekutim qė filloi pas djegies sė Romės (nė vitin 64 pas Krishtit), thuhet se Perandori, pėr tė larguar dyshimet nga vetja, ua hodhi fajin tė ashtuquajturve tė krishterė, tė cilėt urreheshin nė popull. Nė shpjegimin qė jep Taciti thotė: “Emri ka rrjedhur nga Krishti, tė cilin e kishte ekzekutuar prokurori Ponc Pilat nė mbretėrimin e Tiberit.” Bestytnia shumė e dėmshme pėrkohėsisht e mbajtur fshehur tė cilėn Jezui e kishte ngritur nė Jude dhe shumė shpejt u pėrhap deri nė Romė. Taciti nuk flet pėr Jezus, por pėr Krishtin (qė do tė thotė “Mesia”, por qė ndėr tė krishterėt jashtė Palestinės ėshtė pėrdorur si emėr pėr Jezusin). Pasazhi sjell prova pėr njė fund tė turpshėm (kryqėzimin) tė Jezusit si themeluesi i njė lėvizjeje fetare dhe na tregon opinionin shoqėror pėr kėtė lėvizje nė Romė. Njė kėrkesė e guvernatorit tė Azisė sė Vogėl, Plini I Riu, nė letrėn e tij dėrguar perandorit Trajan (v.46 pas Krishtit) rreth mėnyrės se si duhet tė veprojė nė lidhje me tė krishterėt (Letra 10, f.96) vjen nga e njėjta periudhė. Tė krishterėt pėrshkruhen pėrsėri si ndjekės tė njė bestytnie tė vėrtetė, tė cilėt i kėndojnė himne Krishtit “si njė perėndie”. Nuk thuhet asgjė pėr jetėn e tij nė tokė dhe informacioni faktik nė letėr pa dyshim qė buron nga tė krishterėt.

Jozefi, historiani ēifut i oborrit tė Dominicianit, ka gdhendur historinė e popullit tė tij dhe ngjarjet e luftės ēifuto-romake (66-70),vetėm rastėsisht pėrmend vrasjen me gurė nė vitin 62 pas tė   “Jakobi , vėllai i Jezusit, i ashtuquajturi Krisht…”(  )Ai mė qėllim ė pėrdor emrin Jezus tė parin (sepse si ēifut ai e di qė Krisht pėrkthehet Mesia, por ai e shton emrin e dutė qė ishte i njohur nė Romė megjithėse pak me nėnvlerėsim tė shoqėruar me shprehjen “i ashtuquajturi Krisht”. (Marrė nga Enciklopedia Britanike; artikulli Jezus, nėnartikulli Burimet jo tė krishtera.) 

Bibla ka ardhur deri nė ditėt tona e sigurt dhe e pandryshuar. Dėshmia e apostujve, e jetės dhe e vdekjes sė tyre, dėshmia e dorėshkrimeve tė vjetra, dėshmia e historisė dhe e arkeologjisė tregojnė se ne mund t’i besojmė Biblės. Siē shohim dhe nga faktet e mėsipėrme Zoti e ka ruajtur Fjalėn e Tij qė tė mos ndryshohet, qė ne tė mund ta njohim Atė. Jezusi thotė: “Qielli dhe toka do tė kalojnė por fjalėt e mia nuk do tė kalojnė” (Mateu 24:35). Zoti nuk do tė lejojė qė Fjala e Tij tė shtrembėrohet. Mesazhi i Tij i drejtėsisė, i dashurisė dhe i faljes nėpėrmjet vdekjes sė Jezu Krishtit nė kryq pėrcillet brez pas brezi, qė njerėzit tė njohin gjykimin qė po vjen dhe shpėtimin pėr ata qė strehohen nė sakrificėn e Jezu Krishtit.

Sqarim: Ēfarė ėshtė Dhiata e Vjetėr dhe Dhiata e Re?

Shpeshherė ka njė ngatėrresė me termat “Dhiata e Re” dhe “Dhiata e Vjetėr”. Nganjėherė njerėzit mendojnė se bėhet fjalė pėr Biblėn e re dhe tė vjetėr, d.m.th. se ka qenė njė Bibėl dhe mė vonė njerėzit kanė shkruar njė tė re, e kanė “rinovuar” tė vjetrėn?!! Nė fakt nuk ekziston njė Bibėl e vjetėr dhe njė e re. Dhiata e Vjetėr dhe Dhiata e Re janė dy pjesėt e Biblės. Librat e profetėve qė kanė jetuar para Jezu Krishtit, si Moisiu, Davidi etj. futen nė Dhiatėn e Vjetėr, ndėrsa librat e profetėve qė kanė qenė bashkė me  Jezu Krishtin ose, siē quhen ndryshe, apostujt, si Gjoni, Mateu, Pjetri, etj. grupohen nė Dhjatėn e Re. Tė dyja bashkė, Dhiata e Re dhe Dhiata e Vjetėr pėrbėjnė Biblėn. Fjala “dhiatė” vjen nga greqishtja e vjetėr, qė do tė thotė “besėlidhje”. Me anė tė vdekjes sė Krishtit nė kryq, Zoti bėri njė besėlidhje tė re me njerėzit.

Shėnim: Ky artikull ėshtė ofruar nga Faqja "Jam Dakord".


Kthehu tek faqja: Apologjia

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.