AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja



Bibla si Fjala e Perendise dhe kundershtimet ndaj saj!

Ėshtė gjithmonė interesant pėr mua fakti qė ka njerėz tė cilėt e refuzojnė besimin e tė Krishterėve nė Biblėn si Fjala e frymėzuar, e padėshtueshme dhe autoritare e Perėndisė. Dhe njėri nga argumentat qė kam parė shpesh herė ėshtė thjesht njė shprehje e mungesės sė dėshirės sė tyre qė ta pranojnė Biblėn pėr atė qė ajo ėshtė.

Ky kundėrshtimet ka tė bėjė mė shpjegimet dhe pėrkufizimet e shumta qė tė Krishterėve u duhet qė tė japin kur ata duan qė tė shpjegojnė besimin e tyre nė Biblėn si Fjala e frymėzuar dhe e padėshtueshme e Perėndisė. Shumė prej tyre ideja qė tė Krishterėve u duhet qė tė futen nė detaje pėr tė mbrojtur dhe shpjeguar besimin dhe bindjet e tyre nė lidhje me Biblėn, u duket si njė arsye pėr ta mohuar dhe mospranuar Biblėn si tė besueshme pasi ndryshe tė Krishterėve nuk do t’ju duhej qė tė jepnin aq shumė shpjegime dhe justifikime pėr besimin e tyre.

Por ky qėndrim pėrjashtues dhe shpėrfillės i kundėrshtarėve tė Biblės ėshtė i pabazė. Kjo pasi ai bėn tė Krishterėt tė duken sikur qė meqėnėse Bibla nuk ėshtė ajo qė ajo thotė, atėhere atyre u duhet qė ta justifikojnė besimin e tyre me shumė kualifikime dhe shpjegime justifikuese. Por realiteti dhe e vėrteta ėshtė ndryshe!

Fakti i thjeshtė historik ėshtė qė besimi dhe bindjet thelbėsore tė tė Krishterėve nė lidhje me Biblėn si Fjala e Perėndisė nuk kanė ndryshuar. Dhe arsyeja pse tė Krishterėt mund tė duken sikur ata po i justifikojnė besimin dhe bindjet e tyre, ka tė bėjė me rritjen e kundėrshtarėve dhe sulmeve tė atyre tė cilėt mundohen qė ta hedhin Autoritetin e saj si Fjala e Perėndisė poshtė. Dhe si rezultat edhe argumentat dhe shpjegimet mbrojtėse tė tė Krishterėve janė rritur si rezultat. Dhe ato vazhdojnė qė tė jenė njė shprehje e besimit dhe bindjeve tė tyre themelore nė lidhje me Biblėn si Fjala e Perėndisė.

Pra besimi dhe bindjet thelbėsore tė tė Krishterėve nė lidhje me Biblėn nuk kanė ndryshuar, por mbrojtja dhe pėrgjigjet qė atyre i’u ėshtė dashur qė tė japin janė bėrė mė tė ndėrlikuara dhe mė tė shtjelluara pėrshkak tė sulmeve dhe kundėrshtimeve tė shumta ndaj Fjalės sė Perėndisė.

E vėrteta ėshtė qė njerėzit nuk duan qė tė pranojnė qė Bibla ėshtė Fjala e Perėndisė, pasi nėse ata do ta lejonin vetėveten qė ta pranonin atė ashtu siē ėshtė, atėhere atyre do tu duhej qė ti kushtonin asaj mė tėpėr rėndėsi dhe vėmendje pasi ajo ėshtė nga Perėndia. Dhe nėse ajo ėshtė me tė vėrtetė nga Perėndia, atėhere ata janė tė pėrgjegjshėm pėrpara Perėndisė nė lidhje me tė gjitha gjėrat qė Ai na mėson dhe urdhėron nė Fjalėn e Tij.

Prandaj edhe sot e kėsaj dite ėshtė pėrgjegjėsia e atyre tė cilėt e pranojnė dhe besojnė Fjalėn e Perėndisė qė tė vazhdojnė dhe ti shpallin dhe mbrojnė tė vėrtetat dhe autoritetin e Fjalės sė Perėndisė pėrpara tė gjithė njerėzve!

Autor: Elvis Plaku


Kthehu tek faqja: Apologjia

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.