AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja



Nese Jezusi ishte Biri i Perendise, pse e quajti veten Biri i Njeriut?

Nė pamje tė parė kjo duket si njė kontradiktė, por nė fakt nuk ėshtė e tillė. Njė shqyrtim i saktė i Shkrimeve qartėson se shprehja "Biri i Njeriut" ka njė kuptim tė gjerė.

Para sė gjithash, edhe pse nė shprehjen "Biri i Njeriut" gjejmė nje referencė mbi natyrėn njerėzore tė Jezusit, kjo nuk mohon hyjninė e tij. Duke u bėrė njeri, Jezusi nuk pushoi sė qėnuri Perėndi. Mishėrimi i Krishtit nuk solli mėnjanimin e natyrės sė tij hyjnore por njė bashkangjitje tė saj. Jezusi deklaroi qartė nė shumė raste se ishte Perėndia (Mateu 16:16-17; Gjoni 8:58; 10:30). Por, pėrveē tė qėnit hyjnor, Ai ishte gjithashtu njerėzor (shiko Filipianėve 2:6-8). Ai kishte dy natyra (hyjnore dhe njerėzore) tė bashkuara nė njė person.

Mė tutje, Shkrimet na qartėsojnė se Jezusi nuk po mohonte natyrėn e Tij njerėzore kur e quante veten "Biri i Njeriut". Nė fakt, Ai po tregon se termi "Biri i Njeriut" ėshtė pėrdorur nė Shkrimet nė kontekstin e hyjnisė sė Krishtit. Pėr shembull, Bibla thotė se vetėm Perėndia mund tė falė mėkatet (Isaia 43:25; Marku 2:7). Por si "Biri i Njeriut", Jezusi kishte fuqinė pėr tė falur mėkatet (Marku 2:10). Nė tė njėjtėn mėnyrė Krishti do tė kthehet nė tokė si "Biri i Njeriut" mbi re nė lavdi pėr tė mbretėruar nė tokė (Mateu 26:63-64). Nė kėtė pasazh, Jezusi po citon Danielin 7:13 ku Mesia pėrshkruhet si "i Lashti i Ditėve", njė shprehje qė pėrdoret pėr tė treguar hyjninė e Tij (shih Danieli 7:9).

Mė tutje, kur Jezusi u pyet nga kryeprifti nėse ai ishte "Biri i Perėndisė" (Mateu 26:63), ai u pėrgjigj autoritarisht, se ishte "Biri i Njeriut" i cili do tė vijė nė fuqi dhe me lavdi tė madhe (vargu 64). Kjo tregon se Jezusi vetė pėrdori shprehjen "Biri i Njeriut" pėr tė treguar hyjninė e Tij si Biri i Perėndisė.

Pėrfundimisht, shprehja "Biri i Njeriut" thekson gjithashtu se kush ėshtė Jezusi nė lidhje me mishėrimin dhe punėn e tij shpėtimtare nė tokė. Nė Dhjatėn e Vjetėr (Levitiku 25:25-26, 48-49; Ruth 2:20), i afėrti mė i ngushtė (njė person i lidhur me anė gjaku) kishte gjithmonė funksionin e "tė afėrmit shpėtues" tė njė anėtari tė familjes i cili duhej tė lirohej nga borxhi apo nga burgu. Jezusi erdhi tek ne si i afėrm me anė gjaku (qė do tė thotė, Ai u bė njė njeri) nė mėnyrė qė tė na shėrbente ne si "i afėrmi shpėtues" dhe pėr tė na ēliruar nga mėkati.

 

Autor: Dr. Ron Rhodes nga Reasoning from the Scriptures Ministries (Tė Arsyetuarit nga Shkrimet). Copyright, 1999, Ron Rhodes.


Kthehu tek faqja: Apologjia

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.