AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja


Fakte Unike per Biblen

Fjala 'Bibėl' vjen nga fjala greke 'biblios' qė do tė thotė 'libėr'. Ajo ėshtė njė pėrmbledhje prej 66 librash. Bibla qėndron e vetme nė mes tė gjithė librave tė tjerė. Ajo ėshtė 'unike' pėrshkak sepse ajo ėshtė ndryshe nga tė gjithė librat e tjerė nė kėto mėnyra (plus shumė tė tjera):

 

Unike nė Vazhdimėsinė e saj...

Bibla ėshtė i vetmi libėr qė...

1. U shkruajt nė njė periudhė prej 1500 vjetėsh.

2. U shkruajt nga mė shumė se 40 autorė nga nga shumė fusha tė jetės. Ata ishin mbretėr, gjeneral ushtire, fshatarė, filozofė, peshkatar, taksa mbledhės, poetė, muzikantė, pushtetar, dijetarė, barinj, etj. si pėr shembull:
 
Moisiu - pushtetar dhe gjyqtar, i edukuar nė universitetet e Egjyptit;
Davidi - mbret, poet, muzikant, ēoban, dhe luftėtar;
Amosi - bari;
Jozueu - gjeneral ushtrie;
Nehemia - mbajtės kupe pėr njė mbret pagan;
Danieli - kryeministėr;
Solomoni - mbret dhe filozof;
Luka - mjek dhe historian;
Pjetri - peshkatar;
Mateu - taksa mbledhės;
Pali - rabin (mėsues ligji); dhe
Marku - sekretari i Pjetrit.

3. U shkruajt nė vende tė ndryshme:

Nga Moisiu nė shkretėti,
Jeremia nė njė burg,
Danieli nė njė kodėr dhe nė njė pallat mbretėror,
Pali brenda mureve tė njė burgu,
Luka duke udhėtuar,
Gjoni i dėbuar nė ishulin Patmos.

4. U shkruajt nė situata tė ndryshme kohe:

Davidi nė kohė lufte dhe sakrifice,
Solomoni nė kohė paqeje dhe begatije.

5. U shkruajt gjatė gjendjesh tė ndryshme shpirtėrore:
Disa prej shkrimeve u shkruajtėn nga lartėsitė e gėzimit;
Tė tjera nga thellėsitė e trishtimit dhe dėshpėrimit;
Disa gjatė kohė sigurie dhe mendje qartėsie;
Disa tė tjera gjatė ditėsh konfuzioni dhe dyshimi.

6. U shkruajt nė tre kontinete tė ndryshme: Azia, Afrika dhe Europa.

7. U shkruajt nė tre gjuhė tė ndryshme:

Hebraike (hebraishtja), e cila ėshtė gjuha e izrealitėve dhe praktikisht e tė gjithė Dhjatės sė Vjetėr. Tek 2 e Mbretėrve 18:26-28 dhe Nehemia 13:24, ajo quhet “gjuha e Judės,” dhe tek isaia 19:18, “gjuha e Kananit.” Ajo ėshtė njė gjuhė piktoreske nė tė cilėn e kaluar nuk ėshtė thjeshtė e pėrshkruar por e pikturuar dhe me shumė ngjyra.

Aramaike (aramaikishtja), e cila ishte gjuha e pėrditėshme e Lindje sė Afėrt, deri nė kohėn e Alexandrit tė Madh (nga shekulli i 6-tė deri nė shekullin e 4-tė pėrpara Krishtit). Kapitulli 2 deri tek kapitulli 7 i Danielit, dhe shumica e Ezrės nga kapitulli 4 deri tek kapitulli i 7-tė, si edhe thėnje tė tjera nė Dhjatėn e Re; si p.sh klithma e Jezusit nė kryq, “Eli, Eli, lama sabakthani,” qė do tė thotė “Perėndia im, Perėndia im, pse mė ke braktisur?” (Mateu 27:47). Aramikishtja ėshtė shumė e pėrafėrt nga ana gjuhėsore si dhe struktura e saj me gjuhėn hebraike.

Greke (greqishtja), e cila pėrbėn pothuajse tė gjithė Dhjatėn e Re. Ajo ishte gjuha ndėrkombėtare qė flitej nė kohėn e Krishtit, pak a shumė tamam si gjuha angleze nė kohėn tonė. Pushtimet e Aleksandrit tė Madh e nxitėn pėrhapjen e gjuhės dhe kulturės greke. Greqishtja, si gjuhė kishte disa dialekte, por mė e pėrhapura ishte ajo qė quhej koine qė do tė thotė ‘e pėrditėshme’ ose ‘e zakonshme’. Dhjata e Re u shkruajt nė tė njejtin dialekt, pasi ky ishte dialekti me i pėrdorur dhe mė i pėrhapur kudo nė atė kohė.

8. U shruajt nė njė gamė tė gjerė zhanrash letrare, si p.sh.: poezi, pėrshkrim historik, kėngė, romancė, tregim, didaktikė, korespondencė (letrash), satirė, biografi, autobiografi, ligj, profeci, parabolė, alegori, etj.

9. Adresoi njė mori temash dhe subjektesh tė ndryshme, si p.sh.: Martesa, divorsi dhe ri-martesa, homoseksualiteti, thyerja e kurorės, bindja dhe autoriteti, gėnjeshtra dhe e vėrteta, zhvillimi i karakterit, rritja e fėmijėve, natyra dhe zbulesa e Perėndisė, etj. Por, me gjithė numrin e shumtė tė temave qė ajo trajton, autorėt e saj kanė njė harmoni tė mrekullueshme me njėri-tjetrin. Kjo ėshtė njė nga dukuritė e fymėzimit tė saj hynor.

10. Me gjithė temat dhe subjektet e shumta qė trajton, Bibla tregon njė tregim tė vetėm tė bazuar mbi njė temė tė pėrbashkėt: Ajo pėrmban historinė e shpengimit (shpėtimit) tė njerėzve nga Perėndia.

11. E fundit dhe mė e rėndėsishmja, ėshtė fakti qė nė mes tė gjithė njerėzve dhe karaktereve qė pėrshkruhen nė Bibėl, karakteri kryesor ėshtė karkteri i vėrtetė dhe i gjallė i Perėndisė, i cili na bėhet i njohur nėpėrmjet Jezus Krishtit.


Karakteri unik i Biblės siē e pamė mė sipėr nuk ėshtė provė pėrfundimtare pėr frymėzimin e saj hyjnor. Por nga ana tjetėr ajo ėshtė njė sfidė e fortė pėr kėdo qė kėrkon tė vėrtetėn, nė mėnyrė qė ti marri parasysh thėnjet e saj.

 

 

Unike nė Qarkullimin e saj...

Nuk ėshtė a pazakonshme qė tė dėgjosh pėr libra qė kanė njė shitje tė madhe kopjesh. Ca prej tyre shiten me dhjetra, tė tjera me qindra dhe me mijėra, mė tė pakėt janė ato libra qė shiten me miliona kopje, dhe akoma mė tė rrallė janė librat qė kanė pasur njė shitje kopjesh me tė madhe se dhjetė-milion. Por ėshtė gati e pabesueshme kur dėgjonė qė numri i shitjeve tė Biblės ėshtė me miliarda. Po, me miliarda! Kopje tė plota ose pjesė tė Biblės janė shitur mė shumė se ēfarėdo libri tjetėr nė tė gjithė historinė e njerzimit. Dhe ajo vazhdon qė tė mbetet e pamundur nga viti nė vit.

‘Shoqėritė e Bashkuara Biblike’ rapotuan qė nė vitin 2001, shifrat e tyre tė shitjes dhe shpėrndarjes sė Biblės ishin 23.2 milion, dhe shifrat e tyre pėr shitjen dhe shpėrndarjen e tė gjithė Biblės dhe pjesėve tė saj ishin tek 555 milion kopje. (http://biblesociety.org/index2.htm)

 

 

Unike nė Pėrkthimin e saj...

Numrat e pėrkthimeve tė Biblės janė jo mė pak tė pabesueshme sa numrat e shitjes sė saj. Shumica e librave nuk pėrkthehen ndonjėherė nė njė gjuhė tjetėr. Ato qė pėrkthehen, zakonisht pėrkthehen nė dy ose tre gjuhė tė tjera. Akoma mė tė pakėt janė ato libra qė pėrkthehen nė mbi 10-tė gjuhė tė tjera. Sipas 'Shoqėrive tė Bashkuara Biblike', Bibla (ose pjesė tė saj), ėshtė pėrkthyer nė mė shumė se 2,200 gjuhė! Megjithėse kjo ėshtė vetėm njė e treta e 6,500 gjuhėve tė botės qė njihen sot, kėto gjuhė pėrfaqėsojnė mjetin kryesor tė komunikimit pėr mė tepėr se 90 pėrqind to popullatės botėrore. (http://biblesociety.org/index2.htm). Nė tė gjithė botėn, asnjė libėr tjetėr nė histori nuk ėshtė pėrkthyer, ri-pėrkthyer, dhe parafrazuar mė shumė se sa Bibla.

Bibla ishte njė nga librat e parė kryesor qė u pėrkthyen. Rreth 250 vjet para Krishtit, Dhjata e Vjetėr nė hebraikisht, u pėrkthye nė greqisht dhe u quajt Septuagjint (Septuagint). Kjo punė u prodhua pėr Judenjtė qė flisnin Greqisht dhe jetonin nė Aleksandri dhe nuk mund tė lexonin dot nė gjuhėn Hebraike.


Qysh prej asaj kohe pėrkthyesit i kanė pėrkthyer Shkrimet (Biblėn) - qoftė Dhjatėn e Vjetėr si dhe atė tė Re - nė gjuhė qė kanė ose qė nuk kanė njė alfabet tė shkruajtur. "Wycliffe Bible Translators" kanė angazhuar mė shumė se 6,000 njerėz tė cilėt po punojnė me mė shumė se 850 gjuhė tė ndryshme nė 50 shtete qė tė prodhojnė versione tė reja ose tė revizuara tė Biblės (dhe shpesh herė ata krijojnė edhe njė alfabet pėr tė shkruar ato gjuhė qė nuk kanė njė tė tillė). Nga tė gjitha kėto 850 gjuhė tė ndryshme, 468 prej tyre janė duke u pėrkthyer pėr herė tė parė.


Asnjė libėr tjetėr nuk i afrohet dot Biblės pėrsa i pėrket pėrkthimit tė saj.

 

Shėnim: Ky material ėshtė pėrkthyer nga libri: "More evidence that demands a verdict" nga Josh McDowell.


Kthehu tek faqja: Materiale Biblike

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.