AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja



Principe per te kuptuar te ashtu-quajturat mosperputhje ne Bibel

Deklaratat pėr gabimet nė Bibėl zakonisht vijnė si rezultat i mungesės sė njohurive mbi principet bazė pėr interpretimin e literaturės sė vjetėr. Principet e mėposhtme mund tė na ndihmojnė qė tė shohim nėse me tė vėrtetė ka njė gabim apo kontradiktė nė nje literaturė tė caktuar - nė rastin tonė, Biblėn:

Principi # 1: E pashpjeguara nuk ėshtė domosdoshmėrisht e pashpjegueshme. Asnjė person, sado i informuar qė tė jetė, nuk ėshtė nė gjendje qė ti shpjegoj tė gjitha vėshtirėsitė biblike. Sidoqoftė, diēka qė nuk ėshtė akoma e shpjeguar nuk do tė thotė qė nuk do tė shpjegohet kurrė. Kur njė shkenctar vėzhgon njė anomali nė natyrė ai nuk heq dorė nga eksplorimi i mėtejshėm. Pėrkundrasi, ai e pėrdor anomalinė e pashpjeguar si motivim pėr tė gjetur njė shpjegim tė saj.

Pėr shembull, njė herė e njė kohė njerėzit nuk kishin njė shpjegim natyror pėr meteorėt, eklipset, tornadot, stuhitė, dhe tėrmetet. Deri para pak kohėsh, shkenctarėt nuk mund ta shpjegonin se si grerėzat mund tė fluturonin. Por deri tani asnjė shkenctar nuk ka hequr dorė nga studjmi i natyrėt si rezultat i anomalive qė ai ka vėzhguar pasi ajo i ėshtė dukur si kontradiktė nė fillim.

Po ashtu, studjuesi i krishterė i afrohet Biblės me tė njejtin presupozim qė thotė qė, 'e pashpjeguara nuk ėshtė domosdoshmėrisht e pashpjegueshme.' Ai nuk supozon qė mospėrputhjet janė kontradikta. Dhe kur ai gjen diēka pėr tė cilėn ai nuk ka asnjė shpjegim, ai vazhdon qė tė kėrkojė duke besuar qė njė shpjegim do tė gjehet. Kjo ndodh sepse nėse ai supozon tė kundėrtėn atėhere ai do tė ndalojė sė kėrkuari dhe studjuari. Pra, pse vallė duhet qė tė kėrkosh pėr njė pėrgjigje kur mund tė supozosh qė nuk ka njė tė atillė?

Nė tė njejtėn mėnyrė si homologu i tij shkencėtar, studenti i Biblės e ka marrė shpėrblimin e tij pėr besimin dhe studimin e tij. Shumė prej vėshtirėsive pėr tė cilat studjuesit nuk kishin pėrgjigje, tashmė janė gjetur nėpėrmjet kėrkimit tė vazhdueshėm historik, arkeologjik, gjuhėsor, dhe tė disiplinave tė tjera. Pėr shembull, kritikėt njė-herė-e-njė-hohė kishin propozuar qė Moisiu nuk mund ti kishte shkruar pesė librat e parė tė Biblės sepse nuk kishte shkrim nė kohėn e Moisiut. Gjithashtu, kritikėt njė-herė-e-njė-hohė besonin qė Bibla ishte gabim kur fliste pėr Hititėt, pasi ata ishin plotėsisht tė panjohur nga historianėt. Tani historianėt dinė nė lidhje me ekzistencėn e tyre nėpėrmjet bibliotekės Hitite e gjetur nė Turqi. Kjo na jep neve kurajo qė tė besojmė qė vėshtirėsitė biblike tė pashpjeguara akoma nė tė vėrtetė kanė njė shpjegim, dhe ne nuk duhet qė tė supozojmė qė Bibla ka gabime.

Principi # 2: Interpretime tė pasakta (tė gabuara) nuk nėnkuptojnė njė zbulesė tė pasaktė (tė gabuar). Qėnjet njerėzore janė tė kufizuar (tė fundshėm), dhe qėnjet e kufizuara bėjnė gabime. Kjo ėshtė arsyeja pse kalemat kanė gomė fshirėse dhe kompjuterat kanė tastėn 'delete.' Pėrsa kohė qė qėnjet e papėrkryera njerėzore ekzistojnė, do tė ketė keqinterpretime tė Fjalės sė Perėndisė dhe pikėpamje tė gabuara mbi botėn e Tij. Ne nuk duhet qė tė supozojmė qė njė pikėpamje e caktuar shkencore e cila ėshtė dominuese tani, do tė jetė gjithmonė fjala e fundit. Pikėpamje shkencore tė cilat ishin dominuese nė tė kaluarėn konsiderohen si gabime nga shkencėtarėt e tė sotshmes. Prandaj, kontradikta ndėrmjet opinioneve popullore nė shkencė dhe interpretime tė pranuara gjerėsisht mbi Biblėn duhet qė tė vetpranohen. Por kėto konflikte nuk mjaftojnė pėr tė provuar qė ka kontradikta midis botės dhe Fjalės sė Perėndisė.

Principi # 3: Kupto kontekstin e pasazhit. Mbase gabimi mė i zakonshėm i kritikėve ėshtė marrja e njė vargu jashtė konteksit tė vet biblik. Fjala e urtė thotė, "Njė tekst pa kontekst ėshtė pretekst." Dikush mund tė provojė ēfarėdo lloj gjėje nga Bibla nėpėrmjet kėsaj proēedure tė gabuar. Bibla thotė, "Nuk ka Perėndi" (Psalmi 14:1). Por konteksti thotė "I pamendi ka thėnė nė zemėr tė tij: ‘Nuk ka Perėndi’” (Psalmi 14:1). Dikush mund tė thotė qė Jezusi na kėshilloi qė tė "mos i rezistojmė tė ligut" (Mateu 5:39), por konteksti i kundra-hakmarrjes nė tė cilin ai e tha kėtė nuk duhet injoruar. Nė tė njejtėn mėnyrė, shumė dėshtojnė qė tė kuptojnė kontekstin e thėnies sė Jezusit kur ai thotė "Jepi atij qė tė kėrkon."A do tė thotė kjo qė ne duhet ti japim njė armė njė fėmije tė vogėl qė e kėrkon, apo njė bombė nuklearė Sadam Huseinit meqenėse ai e kėrkoi? Mos konsiderimi i kontekstit pėr tė nxjerrė kuptimin e duhur ėshtė mbase gabimi kryesor i atyrė qė gjejnė gabime nė Bibėl.

Principi # 4: Interpreto pasazhe tė vėshtira nėn dritėn e pasazheve mė tė qarta. Disa pasazhe biblike janė tė vėshtira pėr tu kuptuar. Nganjėherė vėshtirėsia vjen si pasojė e paqartėsisė sė tyre. Nganjėherė njė pasazh biblik duket sikur ėshtė nė kontradiktė me njė pasazh tjetėr. Pėr shembull, Jakobi duket sikur thotė qė shpėtimi vjen nėpėrmjet veprave (Jakobi 2:14-26), ndėrkohė kur Pali mėson me qartėsi qė shpėtimi vjen nėpėrmjet hirit (Romakėve 4:5; Titit 3:5-7; Efesianėve 2:8-9). Nė kėtė rast, Jakobi nuk duhet qė tė interpretohet sikur e kontradikton Palin. Pali po flet pėr justifikimin pėrpara Perėndisė (qė ėshtė vetėm nėpėrmjet hirit), ndėrsa Jakobi po i referohet justifikimit pėrprara njerėzve (tė cilėn nuk mund ta shohin dot besimin tonė, por vetėm veprat tona).

Njė shembull tjetėr gjendet tek Filipjanėt 2:12 ku Pali shkruan, "punoni pėr shpėtimin tuaj me frikė e me dridhje." Nė pamje tė parė kjo duket sikur thotė qė shpėtimi vjen nėpėrmjet punėve apo veprave. Por, kjo bie plotėsisht nė kundėrshtim me njė tufė shkrimesh tė tjera  tė cilat na mėsojnė qė "ne tė shpėtuar me anė tė hirit, nėpėrmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po ėshtė dhurata e Perėndisė, jo nga vepra, qė tė mos mburret askush" (Efesianėve 2:8-9). Dhe "atij qė nuk vepron, por beson nė atė qė shfajėson tė paudhin, besimi i tij i numėrohet pėr drejtėsi." Kur kjo thėnia e vėshtirė qė thotė 'punoni pėr shpėtimin tuaj' shikohet nė dritėn e kėtyre pasazheve tė tjera tė qarta, cilido qoftė kuptimi i saj, ajo nuk do tė thotė qė ne jemi tė shpėtuar nėpėrmjet veprave apo punėve tona. Ne tė vėrtetė kuptimi i kėtij vargu qartėsohet nė vargun qė e ndjek. Ne duhet qė ta vemė shpėtimin tonė nė punė sepse hiri i Perėndisė e ka bėrė tė mundur nė jetėt tona. Nė fjalėt e Palit, " sepse Perėndia ėshtė ai qė vepron nė ju vullnetin dhe veprimtarinė, sipas pėlqimit tė tij" (Filipjanėve 2:13).

Principi # 5: Mos nxirr mėsime nga pasazhe tė paqarta. Disa pasazhe biblike janė tė vėshtira pasi kuptimi i tyre ėshtė i paqartė. Kjo ndodh pasi shpesh herė njė fjalė kyēe nė tekst ėshtė pėrdorur vetėm njė herė (ose shumė rrallė),  kėshtu qė ėshtė e vėshtirė qė tė dimė se ēfarė po thotė autori, nėse nuk mund ta nxjerrim nga konteksti. Pėr shembull, njė nga pasazhet mė tė mirėnjohura tė Biblės pėrmban njė fjalė qė nuk shfaqet askund tjetėr nė literaturat e vjetra greke deri nė kohėn kur Dhjata e Re u shkruajt. Kjo fjalė shfaqet nė pasazhin qė njihet me emrin Lutja e Zotit (Mateu 6:11). Zakonisht ėshtė e pėrkthyer kėshtu, "Bukėn tonė tė pėrditshme na e jep sot." Fjala pėr tė cilėn po themi ėshtė 'tė pėrditshme' - epiousion. Ekspertėt e Greqishtes nuk kanė arritur njė pajtim as mbi origjinėn dhe as mbi kuptimin e saktė tė fjalės. Komentues tė ndryshėm pėrpiqen qė tė vendosin lidhje me fjalė tė tjera greke qė janė tė mirė njohura,  dhe shumė sugjerime janė propozuar pėr kuptimin pėrfundimtar. Disa prej kėtyre sugjerimeve janė:

·         Bukėn tonė tė vazhdueshme na e jep sot.

·         Bukėn tonė tė mbinatyrshme (prej qiellit) na e jep sot.

·         Bukėn tonė tė mbijetesės na e jep sot.

·         Bukėn tonė tė pėrditshme (atė qė na nevojitet sot) na e jep sot.

Secili prej propozimeve tė mėsipėrme ka mbrojtėsit e vet, secili prej tyre i pėrshtatet kontekstit, dhe secili prej tyre ėshtė i bazuar nė sasinė e pakėt tė informacioneve qė kemi. Prandaj nuk ka ndonjė arsye tė fortė pėr tė hequr dorė nga pėrkthimi i zakonshėm. Por ky rast shėrben si shembull pėr qėllimin tonė. Disa pasazhe biblike janė tė vėshtira pėr tu interpretuar pasi kuptimi i disa fjalėve kyēe shfaqet vetėm njėherė, ose shumė rrallė.

Nė raste tė tjera, fjalėt mund tė jenė tė qarta por kuptimi nuk ėshtė, pasi ne nuk jemi tė sigurt se ēfarė gjėje i referohen. Tek 1 e Korintasve 15:29 Pali ėshtė duke folur pėr "ata qė pagėzohen pėr tė vdekurit." A po i referohet ai vallė pagėzimit tė tė gjallėve si pėrfaqėsues tė tė vdekurve pėr shpėtimin e tyre pasi ata nuk ishin pagėzuar (ashtu siē pretendojnė Mormonėt)? Apo vallė ai e ka fjalėn pėr pagėzimin e tė tjerėve nė kishė pėr tė zėnė vendin e atyrė qė kanė kaluar nė jėtėn tjetėr? Apo ai po i referohet njė besimtari i cili pagėzohet 'pėr' vdekjen e tij dhe varrosjen me Krishtin? Apo po i referohet diēkaje tjetėr?

Kur ne nuk jemi tė sigurt:

1. Ne nuk duhet qė tė ndėrtojmė doktrina mbi pasazhe tė paqarta. Rregulli kryesor nė interpretimin e Biblės ėshtė ky, "gjėrat kryesore janė gjėrat e qarta, dhe gjėrat e qarta janė gjėrat kryesore." Kjo quhet qartėsia e Shkrimeve. Nėse diēka ėshtė e rėndėsishme, atėhere ajo do jetė e trajtuar me qartėsi, dhe shpesh herė nė mė tepėr se njė vend.

2. Kur njė pasazh i caktuar nuk ėshtė i qartė, atėhere mos nxirr njė pėrfundim qė bie nė kundėrshtim me mėsime tė tjera tė qarta biblike.

Principi # 6: Bibla ėshtė njė libėr njerėzor me karakteristika njerėzore. Bibla deklaron qė Perėndia pėrdori personalitetet e njerėzve pėr tė marrė dhe komunikuar tė vėrtetat e pėrjetshme. Prandaj, shpehjet e tė folurit (si p.sh. kur Jezusi pėrdor eksagjerim) nuk duhet qė tė merren fjalė pėr fjalė, nė mėnyrė qė pastaj ti hedhim kundra njė shkrimi tjetėr.

Principi # 7: Edhe kur njė tregim ėshtė i paplotė kjo nuk do tė thotė qė ai ėshtė falso. Pėr shembull, Marku 5:1-20 dhe Luka 8:26-39 tregojnė vetėm pėr njė demoniak, kurse Mateu 8:28-34 tregon pėr dy tė atillė. Ka shumė mundėsi qė Marku dhe Luka janė duke treguar tė njejtin tregim bazė, por fokusohen mė tepėr nė demoniakun e rėndėsishėm. Prandaj edhe tregimet nuk janė kontradiktore. Nė tė vėrtetė ato na japim mė tepėr informacione kur vihen sėbashku.

Principi # 8: Citimet e Dhjatės sė Vjetėr nė Dhjatėn e Re nuk duhet qė tė jenė gjithmonė ekzakte. Sikurse nė ditėn tonė ku ka mė tepėr se njė pėrkthim tė Biblės, po ashtu tė Krishterėt e hershėm shpesh herė citonin Septuagintin (pėrkthimin nė greqisht tė Dhjatės sė Vjetėr), i cili i jepte fjalėt e tė njejtit tekst pak mė ndryshe.

Principi # 9: Bibla nuk aprovon gjithēka qė ajo raporton. Ėshtė gabim qė tė supozojmė qė gjithēka qė gjendet nė Bibėl ėshtė e lavdėrueshme nga Bibla. Bibla na tregon nė lidhje me disa nga gėnjeshtrat e Satanait (Zanafilla 3:4 dhe vazhdimi; Gjoni 8:44) si dhe p.sh (Joshueu 2:4). Bibla nuk i shpėrfill kėto gėnjeshtra, por thjeshtė i raporton me vėrtetėsi edhe gėnjeshtrat dhe gabimet e qėnjeve tė mėkatshme. E vėrteta e Biblės gjendet nė atė qė ajo na zbulon, dhe jo nė gjithēka qė ajo raporton. Nėqoftėse ne nuk e bėjmė kėtė dallim, atėhere dikush nė mėnyrė tė gabuar shume kollaj mund tė thotė qė Bibla na mėson imoralitet kur na jep tregimin e mėkatit tė Davidit (2 e Samuelit 11:4), qė ajo nxit poligami kur na jep tregimin e grave tė Solomonit (1 e Mbretėrve 11:3), ose qė ajo mbėshtet ateizmin kur citon budallain i cili thotė "nuk ka Perėndi" (Psalmi 14:1).

Principi # 10: Bibla pėrdor fjalor jo-teknik, i gjuhės sė pėrditshme. Edhe megjithėse njė term qė ėshtė nė Bibėl nuk ėshtė shkencor kjo nuk do tė thotė qė ai ėshtė i pasaktė. Tė vėrteta shkencore si rrutullimi i tokės mund tė pėrshkruhen me shprehje tė foluri tė kohės sė atėhershme (si p.sh. dielli bėn xhirot e veta).

Principi #11: Bibla mund tė pėrdori numra tė pėrafėrt si dhe numra tė saktė. Numrat e pėrafėrt pėrdoreshin nė literaturėn e kohės sė lashtė si dhe nė atė moderne. Bibla pėrmban tė njejtat pėrdorime gjuhėsore.

Principi # 12: Bibla mund tė pėrdori mjete tė ndyshme gjuhėsore. Zakonisht, konteksti do tė pėrcaktojė nėse njė fjalė duhet marrė nė mėnyrė literale apo figurative.

Principi # 13: Njė gabim tek kopja nuk ėshtė nuk nėnkupton njė gabim tek origjinali. KUr teologėt i referohen pagabueshmėrisė sė Shkrimeve, ata po i referohen Shkrimeve origjinale tė shkruara - autografat - nė ndryshim me njė kopje apo kopje tė njė kopje.

Principi # 14: Thėnje tė pėrgjithshme nuk nėnkuptojnė patjetėr kushte universale. Kritikėt shpesh herė nxjerrin pėrfundimin qė thėnie tė pakualifikuara nuk bėjnė pėrjashtime. Ata kapen me vargje qė ofrojnė tė vėrteta tė pėrgjithshme, the pastaj tregojnė pėr pėrjashtime tė dukshme. Duke vepruar nė kėtė mėnyrė ata harrojnė qė thėnie tė atilla kanė pėr qėllim qė tė jenė tė pėrgjithshme.

Libri i Fjalėve tė Urta ėshtė njė shembull i mirė. Fjalėt e Urta nga vetė natyra e tyre japin vetėm drejtim tė pėrgjithshme, jo drejtim apo urtėsi universale. Ato janė rregulla pėr jetėn por kuptohet me pėrjashtime. Fjalėt e Urta 16:7 ėshtė njė rast i atillė. Vargu thotė, "Kur Zotit i pėlqejnė rrugėt e njė njeriu, ai bėn qė edhe armiqtė e tij tė bėjnė paqe me tė." Kjo thėnie nė mėnyrė tė dukshme nuk ishte pėr tė pasur njė qėllim universal. Pali ishte i pėlqyeshėm nė sytė e Zotit, por armiqtė e tij i hodhėn gura (Veprat e Apostujve 14:19). Jezusi ishte i pėlqyeshėm nė sytė e Perėndisė, por armiqtė e tij e kryqėzuan! Sidoqoftė, pėrgjithėsisht ėshtė e vėrtetė qė kur dikush vepron nė njė mėnyrė tė pėlqyeshme ndaj Perėndinė ai bėn qė edhe armiqtė e tij ti afrohen. Njė shembull shumė i mirė ėshtė mėnyra se si Pali i'u afrua Jezusit!

Principi # 15: Zbulesa e mėvonshme e mbikalon zbulesėn e kaluar. Bibla na jep evidencė tė mjaftueshme tė zbulesės progresive. Kjo do tė thotė qė, Perėndia nuk e zbuloi gjithēka menjėherė, dhe as qė vendosi tė njejtat kondita pėr ēdo periudhė kohe. Prandaj, njė pjesė e zbulesės sė Tij tė mėvonshme i mbikalon thėnie tė mėparshme tė Tij. Nganjėherė kritikėt e Biblės e interpretojnė ndryshimin e zbulesės si njė gabim.

Pėr shembull, fakti qė njė prind e lejon fėmijėn e vogėl qė tė hajė me gishta, vetėm qė mė vonė tė insistojė qė ai tė hajė me lugė, nuk pėrbėn njė kontradiktė. Dhe akoma mė prindi nuk ėshtė nė kontradiktė kur i kėrkon fėmijės qė nė vend qė tė pėrdori lugėn tė pėrdori pirunin pėr tė ngrėn zarzavatet. Kjo ėshtė zbulesė progresive, ku ēdo urdhėresė i pėrshtatet njė rrethane tė caktuar.

Ishte njė kohė (nėn Ligjin e Moisiut) kur Perėndia komandoi qė kafshėt tė sakrifikoheshin pėr mėkatet e njerėzve. Por, qysh prej kohės kur Krishti ofroi sakrifivėn e pėrkryer pėr mėkatin (Hebrenjve 10:11-14), kjo urdhėresė e Dhjatės sė Vjetėr nuk mbizotėron mė. Nė tė njejtėn mėnyrė, kur Perėndia krijoi ravėn njerėzore, ai u komandoi qė tė hanin vetėm fruta dhe zarzavate (Zanafilla 1:29). Mė vonė, kur konditat ndryshuan mbas pėrmbytjes, Perėndia u komandoi qė tė hanin mish (Zanafilla 9:3). Ky ndyshim nga bimėngrenės nė mishngrenės ėshtė njė shembull i zbulesės progresive, dhe nuk ėshtė njė kontradiktė. Nė fakt, tė gjitha kėto zbulesa pasuese ishin thjeshtė komanda tė ndryshme pėr njerėz tė ndryshėm nė kohė tė ndryshme nė planin e pėrgjithshėm tė shpengimit tė Perėndisė.

Njė person qė e merr Biblėn seriozisht, nė vend qė ta hedhi mėnjanė, mund tė bjeri darkord me Mark Tueijn kur ai tha qė nuk ishte pjesa e vėshtirė pėr tu kuptuar e Biblės qė e shqetėsonte atė, por pjesėt e kuptueshme!

 

Marrė nga libri i Josh Mekdauėll: "Evidenca e re qė kėrkon njė vendim."

Pėrktheu: Elvis Plaku

U ndryshua mė: 12 Maj, 2003.


Kthehu tek faqja: Apologjia

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.