AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja



Pse thone njerezit qe Bibla eshte e mbushur me kunderthenie e kontradikta?

Nė rradhė tė parė, kjo akuzė nuk ka tė bėjė thjeshtė me tė ashtu-quajturat kundėrthėnie apo kontradikta tė Biblės. Mbi tė gjitha ajo ka si qėllim qė tė vejė nė dyshim besueshmėrinė dhe vėrtetėsinė e Biblės si 'Fjala e frymėzuar e Perėndisė'. Pasi nėse Bibla ėshtė e mbushur me kundėrthėnie e kontradikta, atėhere ajo mbase nuk ėshtė plotėsisht e besueshme dhe e vėrtetė nė gjithēka! Dhe nėse ajo nuk ėshtė plotėsisht e besueshme dhe e vėrtetė, atėhere mbase ajo nuk ėshtė e denjė qė tė quhet Fjala e frymėzuar e Perėndisė. Por kjo ėshtė shumė larg tė vėrtetės dhe prandaj kėrkon sqarim dhe pėrgjigje bindėse e korrigjuese!

Atėhere, ēfarė nėnkuptojmė kur themi qė Bibla ėshtė Fjala ‘e frymėzuar’ e Perėndisė? A ėshtė frymėzimi i barabartė me besueshmėrinė dhe vėrtetėsinė e saj? Nėse 'po', atėhere si shpjegohen tė ashtu-quajturat kundėrthėnie dhe kontradikta tė Biblės? Kėto janė disa nga pyetjet kryesore tė cilave do tė mundohemi qė ti pėrgjigjemi nė kėtė artikull. Sė fillim duhet qė tė sqarojmė disa nga ēėshtjet bazė nė mėnyrė qė tė merremi pastaj nė mėnyrė mė konkrete me disa nga arsyet kryesore pėr akuzat e ndryshme. Kuptohet qė ne nuk kemi mundėsi qė ti pėrgjigjemi tė gjitha akuzave specifike nė kėtė artikull, prandaj do tė mundohemi qė tė japim sqarime mbi disa nga keqkuptimet dhe gabimet kryesore si dhe kėshilla dhe sugjerime pėr zgjidhjen e tyre.

Historikisht, shumė njerėz janė munduar qė ta hedhin poshtė besueshmėrinė dhe vėrtetėsinė e Biblės nė mėnyra nga mė tė ndryshmet. Akuzat pėr kundėrthėnie dhe kontradikta tė Biblės ėshtė njė prej mėnyrave mė kryesoreve. Zakonisht kjo ka ardhur si rezultat i pėrpjekjeve tė njerėzve tė ndryshėm tė cilėt nuk kanė qenė tė vullnetshėm qė ta pranojnė atė si Fjala e Perėndisė. Kjo mbase ngaqė ajo bie nė kundėrshtim me bindjet dhe interesat e tyre tė ndryshme (qofshin ato morale, shpirtėrore, apo edhe fetare). Por njėkohėsisht, jo tė gjithė ata qė kanė pyetje pėr Biblėn, e bėjnė kėtė me motive kundėrshtuese pasi ka edhe persona tė tjerė (qofshin ata edhe tė krishterė) qė me gjithė sinqeritet e kanė tė vėshtirė qė ti kuptojnė dhe pėrgjigjen kėtyre akuzave. Ose sepse kanė pyetje tė sinqerta dhe duan qė tė dinė mė shumė nė lidhje me tė vėrtetėn.

Fatkeqėsisht, vazhdimisht shumė njerėz mjaftohen me njohuritė e tyre tė pakta mbi Biblėn, ose i besojnė akuzave tė atilla pėrshkak se nuk u intereson e vėrteta, ose thjesht sepse pėrgjigjjet qė kanė marrė i janė dukur tė mjaftueshme. Por cilado qoftė arsyeja, ēėshtja ėshtė kjo; si mund ti pėrgjigjen tė krishterėt kėtyre akuzave tė ndryshme?

Ėshtė e rėndėsishme qė tė themi qė pėr tė krishterėt, besueshmėria dhe vėrtetėsia e Biblės, nuk mbėshteten nė njė besimin tė verbėr, por mbi tė gjitha nė bindjen llogjike qė Bibla ėshtė Fjala e frymėzuar e Perėndisė. Tek 2 e Timoteut 3:16 thuhet, "I gjithė Shkrimi ėshtė i frymėzuar nga Perėndia dhe ėshtė i dobishėm pėr mėsim, bindje, ndreqje dhe pėr edukim me drejtėsi." Gjithashtu tek 2 e Pjetrit 1:21 thuhet qė, "Asnjė profeci nuk ka ardhur nga vullneti i njeriut, por njerėzit e shenjtė tė Perėndisė kanė folur tė shtyrė nga Fryma e Shenjtė." Kėto janė dy nga pasazhet mė tė rėndėsishėm qė flasin pėr natyrėn e vėrtetė (e frymėzuara) tė Biblės.

Nė kėto pasazhe dhe ne pasazhe tė tjera ne mėsojmė qė Perėndia i frymėzoi njerėzit e tij tė shenjtė qė tė flisnin dhe shkruanin Fjalėn e Tij tė shenjtė. Prandaj, pėrpara sė gjithash duhet tė pranojmė qė Bibla nuk ėshtė fjala apo shpikja e njerėzve, por nė tė vėrtetė ajo ėshtė Fjala e frymėzuar e Perėndisė. Ai ėshtė Autori i saj i vėrtetė, dhe kjo ėshtė arsyeja qė tė krishterėt besojnė qė ajo ėshtė e besueshme dhe e vėrtetė. Pasi e kundėrta do tė ishte njėsoj sikur tė thoshim qė Perėndia ėshtė autor kundėrthėniesh dhe kontradiktash!

Sidoqoftė, ky artikull nuk ka pėr qėllim qė tė merret me frymėzimn e Biblės, por ėshtė e rėndėsishe qė tė kuptojmė, qė nėse ne e pranojmė qė Bibla ėshtė Fjala e Perėndisė, dhe qė Perėndia ėshtė autori i saj i vėrtetė, atėhere llogjikisht edhe duhet tė kuptojmė qė ajo nuk mund tė ketė kundėrthėnie apo kontradikta tė pashpjegueshme pasi autori i saj nuk ėshtė i atillė. Ky aspekt i Biblės, pra frymėzimi i saj, shkon dora-dorės me besueshmėrinė dhe vėrtetėsinė e saj.

Le tė fillojmė atėhere: Tek Proverbat 18:17 thuhet, "I pari qė mbron (ose paraqet) ēėshtje e vet duket sikur ka tė drejtė; por pastaj vjen tjetri dhe e shqyrton." Le ta lexojmė kėtė varg edhe njė herė duke e pėrshtatur: 'Kur dikush thotė qė Bibla ka kundėrthėnie dhe kontradikta, nė fillim duket sikur ai/ajo ka tė drejtė, por pastaj vjen dikush tjetėr dhe e shqyrton'. Qėllimi i kėtij artikulli ėshtė shqyrtimi i disa prej arsyeve dhe akuzave kundėrshtuese.

Sė pari, le tė themi qė megjithėse akuzat kundra Biblės janė tė shumta shumė studjues dhe besimtarė tė krishterė tė aftė i kanė shqyrtuar ato me kujdes dhe kanė treguar nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe bindėse qė Bibla ėshtė plotėsisht e besueshme dhe e vėrtetė. Megjithatė, fatkeqėsisht shumė prej kritikėve tė Biblės as qė interesohen qė ta kėrkojnė tė vėrtetėn deri nė fund, pasi zakonisht mjaftohen me arumentat kundėrshtuese ose thjeshtė i neglizhojnė argumentat e mbrojtjes.

Sė dyti, duhet tė kuptojmė qė ky proēes shqyrtimi i akuzave tė ndryshme kėrkon kohė, njohuri, studim dhe pregatitje paraprake, dhe jo ēdo i krishterė i ka tė gjitha kėto mundėsi dhe aftėsi. Fatkeqėsisht, shpesh herė kjo pamundėsi e kėtyre tė krishterėve ėshtė interpretuar prej kritikėve tė Biblės, si njė vėrtetim i akuzave tė tyre. Por, mungesa e njohurive dhe pregatitjes sė disa tė krishterėve nuk nėnkupton mungesėn e njė sqarimi apo pėrgjigjeje bindėse dhe tė vėrtetė!

Sė treti, duam qė ti pėrgjigjemi njė akuze qė vjen nga ata njerėz qė mund tė kenė parė disa libra apo materiale tė cilat mundohen qė tė tregojnė kontradiktat e Biblės. Por e vėrteta ėshtė qė megjithėse mund tė ketė plotė libra dhe materiale tė atilla shumė kritikė e neglizhojnė ose nuk e konsiderojnė mundėsinė dhe tė vėrtetėn qė ka po aq shumė (mbase mė tepėr) libra dhe materiale qė i pėrgjigjen argumentave dhe akuzave tė tyre. Fatkeqėsisht, jo ēdo kush ka mundėsi ti gjejė kollaj ato, por problemi mė i madh ėshtė neglizhenca. Vallė ēfarė do tė thotė kjo? Mbase jo shumė, por prandaj edhe ne duam qė t'ju inkurajojmė qė tė mos tė hiqni dorė kollaj nga kėrkimi dhe studimi juaj. Kur diēka ėshtė e pashpjeguar kjo nuk do tė thotė qė ajo nuk ka shpjegim ose qė nuk do tė shpjegohet nė tė ardhmen. Nėse shkencėtarėt nuk do tė kishin vazhduar kėrkimin dhe studimin e tyre pėr tė kuptuar dhe mėsuar dukuritė e pashpjeguara tė natyrės dhe jetės, atėhere shumė prej gjėrave qė ne i dimė dhe i kuptojmė sot do tė vazhdonin qė tė ishin tė pashpjeguara (dhe shkencėtarėt do ishin pa punė)!

Sė katėrti, ne duhet qė tė jemi kėrkues tė vullnetshėm deri nė fund, pasi ka shumė raste kur me zbulimet apo studimet e tyre, studjuesit kanė parė qė gjėrat qė ata mendonin qė ishin kontradikta apo kundėrthėnie nė Bibėl, nė tė vėrtetė ishin njė keqkuptim, keqinterpretim, ose thjesht njė mungesė informacionesh. Kjo ėshtė njė nga arsyet pse edhe ne duhet qė tė jemi shumė tė kujdesshėm nė marrjen e vendimeve tė shpejtuara pa njohuri tė plota, pasi ėshtė shumė e kollajtė qė ato tė jenė tė shpejtuara dhe pak tė bazuara! Historia, arkeologjia, dhe shkencat e tjera vazhdojnė qė tė na tregojnė nė mėnyrė bindėse qė Bibla ėshtė e vėrtetė dhe e besueshme.

Sė pesti, duhet tė trajtojmė njė problem tė rėndėsishėm. Njė shprehje e njohur shkon kėshtu, "Njė tekst pa kontekst bėhet pretekst." Ky mbase ėshtė njė nga gabimet mė tė mėdhaja qė akuzuesit e Biblės bėjnė. Pėr shembull, Bibla thotė, "Nuk ka Perėndi" (Psalmi 14:1). Kjo bie plotėsisht nė kundėrshtim dhe ėshtė njė kontradiktė me mėsimet e tė gjithė Biblės. Por konteksti i vargut tė plotė thotė "I pamendi ka thėnė nė zemėr tė tij: "Nuk ka Perėndi" (Psalmi 14:1). Ky ėshtė njė shembull shumė i thjeshtė i kėtij lloj gabimi tė kritikėve tė Biblės.

Besueshmėria dhe vėrtetėsia e Biblės nėnkuptojnė qė kur tė gjitha faktet janė tė njohura (bėhen tė ditura), Shkrimet sipas autografave origjinale, tė interpretuara drejtėsisht do ta tregojnė vetveten plotėsisht tė vėrteta dhe tė besueshme nė gjithēka qė ato pohojnė, nė lidhje me doktrinėn, moralitetin ose me shkencat sociale, fizike e jetėsore, etj. Kjo shprehje besimi nuk ėshtė njė shpikje e tė krishterėve, por njė bindje dhe besim llogjik i vėrtetuar nga historia dhe i pranuar gjerėsisht.

Autor: Elvis Plaku  

Adresa elektronike: elvis©albkristian.com (kuptohet qė pėrpara se ta nisni mesazhin duhet ta ndryshoni © me @)

U ndryshua mė: 12 Maj, 2003.


Kthehu tek faqja: Apologjia

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.