AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja



A i hedh shkenca poshtė mrekullite e Bibles?

Jo! Shkenca mbėshtetet mbi vėzhgime dhe ripėrsėritje. Mrekulli si p.sh., Mishėrimi dhe Ringjallja janė tė njė natyre e cila nuk ka tė ngjarė (ato nuk janė dukuri tė zakonshme tė natyrės qė shkenca mund ti studioj sipas metodave tė saj tė ripėrsėritjes). Pra, askush nuk mundet qė ti riprodhojė ose ripėrsėris kėto ngjarje nė njė laborator pėr ti studiuar. Pėr kėtė arsye shkenca nuk mundet qė tė jetė gjykuesja apo juria, pėr faktin nėse kėto ngjarje kanė ndodhur me tė vėrtetė ose jo. 

Nė rradhė tė parė, na duhet qė tė pranojmė qė metoda shkecore ėshtė e dobishme pėr tė studjuar natyrėn por jo mbi-natyrėn. Sikurse yjet e futbollit flasin jashtė expertizės sė tyre kur dalin nėpėr reklama televizive dhe na tregojnė se ēfarė brisku rroje duhet qė tė blejmė, ashtu edhe shkencėtarėt flasin jashtė fushės sė tyre kur i adresohen ēėshtjeve teologjike si mrekullitė apo Ringjalljen (e Krishtit).   

Nė tė vėrtetė, ka arsye tė mira pėr tė besuar nė mrekullitė e Biblės. Njė faktor i rėndėsishėm lidhur me kėtė ēėshtje ėshė vetė koha e shkurtėr qė kaloi midis shėrbesės sė mrekullueshme tė Jezusit dhe publikimit tė ungjijve. Kjo kohė e shkurtėr e bėnte tė pamundur zhvillimin e legjendave me mrekulli. Pasi, shumė nga dėshmitarėt okularė tė mrekullive tė Jezusit do tė kenė qenė ende gjallė pėr tė hedhur poshtė ēdo paraqitje tė ndonjė mrekullie tė rreme (shiko 1 Kor 15:6).

Gjithashtu duhet qė tė mirėnjohim karakterin e ndershėm e burrave tė cilėt dėshmuan pėr kėto mrekulli ( si p.sh., Pjetri, Jakobi dhe Gjoni). Burra tė tillė nuk ishin tė prirur pėr tė dėshmuar nė mėnyrė tė rreme, pasi ata ishin gati qė tė jepnin jetėt e tyre vetėm pėr tė mos mohuar besimin e tyre (tradita e kishės dhe historia dėshmojnė qė shumica prej dishepujve tė Jezusit e humbėn jetėn e tyre pėrshkak se nuk e mohuan dėshminė e tyre pėr tė).

Gjithashtu, gjatė asaj kohe kishte edhe dėshmitarė tė cilėt mund ti quajmė kundėrshtarė tė mrekullive tė Krishtit. Kur Jezusi e rringjalli Llazarin nga tė vdekurit, askush prej krerėve tė priftėrinjve apo farisenjtė nuk e kundėrshtuan mrekullinė (Gjoni 11:45-48). (Nėse ata do tė ishin nė gjėndje qė ta kundėrshtonin atė, atėherė do ta kishin bėrė shumė shpejt.) Sepse, ata kishin mė tepėr si qėllim qė ta ndalonin Jezusin pėr fare (vargjet 47-48). Pėr shkak se kishte kaq shumė kundėrshtarė tė cilėt e ndiqnin dhe e vėzhgonin Jezusin gjithmonė, fabrikimi i hitorive tė mrekullive nė shėrbesėn e Tij do tė ishte e pamundur nė atė kohė.

Unė besoj qė natyra dhe Shkrimi, nėse interpretohen me drejtėsi, nuk bien nė konflikt. Perėndia ka komunikuar me njerėzimin si nėpėrmjet zulesės sė tij tė pėrgjithshme (natyrės, ose universit e dukshėm) dhe nėpėrmjet zublesės sė tij tė veēantė (Biblės). Meqėnėse tė dyja kėto zbulesa vijnė nga Perėndia – dhe meqėnėse Perėndia nuk e kundėrshton vetveten e Tij – neve na duhet qė tė konkludojmė qė tė dyja kėto zbulesa janė dakort me njėra-tjetrėn. Ndėrkohė qė mund tė ketė konflikte midis interpretimit tonė nė lidhje me universin e dukshėm me interpretimin tonė tė Biblės, pėrfundimisht nuk gjenden kontradita tė papajtueshme.

Ne mund tė themi se shkenca ėshtė njė interpretim i gabuar njerėzor i universit tė dukshėm dhe teologjia ėshtė njė interpretim i gabuar njerėzor i Shkrimeve. Nėse njė njeri profan (shekullar) e kundėshton idenė qė shkenca mund tė gabohet, kujtojini atij atė ē’farė ka provuar historiani i shkencave Thomas Kuhn nė librin e tij ”Struktura e revolucioneve skencore” (The structure of scientific revolutions) – Qė, shkenca ėshtė gjithnjė nė njė gjėndje ndryshimi konstant. Zbulimet e reja kanė shkaktuar gjithnjė qė shembujt e mėparshėm shkencorė tė hidhen poshtė nė favor tė paradigmave tė reja.

Ky ėshtė kuptimi: nuk ėshtė natyra dhe Shkrimi qė bien nė kundėrshtim; por ėshtė shkenca (interpretimi i gabuar i njeriut mbi Natyrėn) dhe teologjia (interpretimi i gabuar i njeriut mbi Shkrimet) tė cilat ndonjėherė bien nė mosmarrėveshje. Pėr kėtė arsye njeriu shekullar nuk mundet qė thjesht tė heq nga mendja pjesė tė Biblės, sepse ”shkenca dhe Bibla nė dukje bien nė kundėrshtim”.

 

Pėrktheu: Marient Dimushi
Redaktoi: Elvis (Gjoni) Plaku

Marrė nga libri The Complete Book of Bible Answers, i Ron Rhodes. Does Science disprove the miracles of the Bible?

 


Kthehu tek faqja: Apologjia

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.