AlbKristian.com - Faqe tė Krishtera Shqiptare

Kryefaqja



Feja - Bahai

Kjo ėshtė njė fe e re qė po pėrhapet nė Shqipėri. Por ēfarė besojnė ithtarėt e kėsaj feje?

Bahai u takon disa lėvizjeve qė morėn si pikėnisje myslimanizmin, por nė fund u pėrhapėn nė njė fe tė re me pretekstin se e reformojnė mylimanizmin. Mė 1844 Said ‘Ali Muhamad nga Shirazi u shpall ‘Bab’ ose porta e sė vėrtetės hyjnore. Nė thelb, kjo lėvizje ėshė zhvillim i disa pikėpamjeve Shiite. Shumica e ithtarėve (besimtarėve) tė tij njohėn si pasardhės Baha’ Allahun (Miza Husain ‘Ali Nuri), i cili pėrpunoi njė formė tė zbutur tė mėsimit tė tij; ata quhen Bahai. Nė tė vertetė ‘Bab-i’ njihet si mesia faktik (burim zbulimi) pėr epokėn tonė.

Kjo fe pretendon tė jetė fe universale, pėrvetėsimi i gjithanshėm i sė cilės do tė sillte paqe universale: Bahai predikon mosdėnimin e askujt, dashurinė pėr njėri-tjetrin, durimin e padrejtėsisė pa rezistencė, pėruljen, si dhe pėrkushtimin pėr shėrimin e tė sėmurėve. Bahai ka kler e ceremoni, dhe nuk i lejon praktikat asketike. Pra, qėllimet e Bahait janė, siē duket, shumė tė pastra dhe tė lavdėrueshme. Por atėherė ku qėndron problemi? A nuk e do gjithkush paqen universale? Po, por me ē’kusht?

Mėsimi kryesor i Bahait ėshtė se kjo lėvizje pėrfaqeson kulmin e tė gjitha feve tė botės, tė cilat nuk ka pėr qėllim t’i mposhtė, por t’i plotėsojė. Kuptohet vetėvetiu qė tė gjitha fetė, sipas tyre, mėsojnė pothuajse tė njejtėn gjė. Por kjo nuk vlen as pėr judaizmin biblik e as pėr krishterimin, sepse tė dyja dallohen nga fetė e tjera, pasi pohojnė se vetėm Perėndia, siē zbulohet nė Bibėl, ėshtė Perėndia i vetėm dhe i vėrtetė, dhe se shpėtimi mund tė arrihet vetėm me besim te vdekja pajtuese e Krishtit dhe me dorėzim ndaj Tij, e se kjo pėrfundon nė rilindje shpirtėrore dhe nė jetė tė re. Kėto janė pretendime shumė ekskluzive.

Pra, ēfarė besojnė ithtarėt (besimtarėt) e Bahait?:

Ata nuk besojnė nė trininė dhe gjithashtu ata nuk besojnė se Jezusi ėshtė Mesia i vetėm i vėrtetė, mėsimet e tė cilit vlejnė pėrgjithmonė. Ata e zbresin rėndėsinė e Jezusit nė njė epokė tė kaluar dhe lenė tė kuptohet se e ka zėvendėsuar mesia i tyre, Baha ‘Allahu. ithtarėt e Bahait pohojnė se “me Baha ‘Allahun ka lindur epoka e re e pjekurisė, dhe ne duhet t’i dėgjojmė fjalėt e tij…ato quhen pushteti i fundit nė tė gjitha punėt e fesė.” Me fjalė tė tjera, gjithēka relativizohet nė mėnyrė indiane pėr t’i dhėnė Baha ‘Allahut epėrsi nė kėtė epokė. Kjo do tė thotė se pretendimet e Jezusit, siē shkruhen nė “Dhjatėn e Re”, duhen holluar duke pohuar se “shumė gjėra nė ‘Dhjatėn e Re’ janė shkruar shumė kohė pas vdekjes sė Jezusit, prandaj nuk ka mundėsi qė gjithēka tė jetė e saktė”, mėgjithatė pėr kėtė nuk ka dėshmi historike.

Pėrsa i pėrket idėsė sė shpėtimit, njė pėrfaqėsues i lėvizjes ka thėnė: “Ne e pranojmė se askush nuk ėshtė i pėrsosur, por me praktikimin e parimeve tė themeluara nga Baha ‘Allahu dhe duke bėrė ēmos nėpėrmjet lutjes dhe sakrificės personale pėr tė jetuar nė pėrputhje me karakterin e qėnjes hyjnore tė zbuluar nė tė, ne mund t’ja arrijmė shpėtimit tė fundit…por nė fund Perėndia duhet tė ketė mėshirė pėr ne, ndryshe askush nuk do t’i shpėtonte dėnimit tė tij.” Kėshtu mund tė shohim qė rruga e shpėtimit, siē e parafytyrojnė ithtarėt e Bahait, mbėshtetet nė mundimin personal. Pėrsa i pėrket mėshirės sė Perėndisė, ne e dimė se Ai ėshtė plotėsisht i drejtė dhe konsekuent (nuk mund tė bėj pėrjashtime), prandaj mbi ē’bazė mund tė ketė mėshirė? Sipas mėsimit tė Biblės, vetėm nė bazė tė njė flijimi pajtues me vlerė tė pakufizuar. Shtrohet pyetja: Ku ėshtė njė flijim i tillė nė fenė e Bahait? Pėrsėri mund tė nxjerrim nė shesh jo vetėm pamjaftueshmėrinė e kėsaj pikėpamjeje, por edhe prejardhjen e vėrtetė tė saj. Ky sistem mban vulėn qė kemi pėrmendur mė lart: shpėtimi me vetėmundim, asnjė flijim pėr mėkatet, si dhe njė perėndi tė bėrė sipas shėmbėlltyrės sė njeriut.

 

Shėnim: Ky material ėshtė marrė dhe pėrshtatur nga libri: Dėshmitarėt e Jehovait, Mormonėt apo Bahai - kush ka tė drejtė? Nga GUTE BOTSCHAFT Verlag Postfach 80, D- 35673 Dillenburg, Gjermani.

 


Kthehu tek faqja: Bahai

pixelburg.gif (801 bytes)

Copyright - E drejta e Autorit © 2002 - 2005  AlbKristian.com - Faqe te Krishtera Shqiptare
Nje Projekt i Sherbeses  'Shqiptaret per Krishtin'.