|
Kapitulli 4
|
1
|
Por Adami njohu Evėn, gruan e tij, e cila u ngjiz dhe lindi Kainin, dhe
ai tha: "Fitova njė burrė nga Zoti".
|
2
|
Pastaj lindi Abeli, vėllai i tij. Dhe Abeli u bė bari kopesh, ndėrsa Kaini
u bė punonjės i tokės.
|
3
|
Me kalimin e kohės, Kaini i bėri njė ofertė frutash tė tokės
Zotit;
|
4
|
por Abeli i ofroi edhe ai tė parėlindurit e kopesė sė tij dhe yndyrėn e
tyre. Dhe Zoti e ēmoi Abelin dhe dhuratėn e tij,
|
5
|
por nuk ēmoi Kainin dhe ofertėn e tij. Dhe kėshtu Kaini u pezmatua shumė
dhe fytyra e tij mori njė pamje tė dėshpėruar.
|
6
|
Atėherė Zoti i tha Kainit: "Pse je pezmatuar dhe pse fytyra jote ėshtė
dėshpėruar?
|
7
|
Nė rast se bėn mirė a nuk do tė pranohesh? Por nė qoftė se bėn keq, mėkati
po tė ruan te porta dhe dėshirat e tij drejtohen ndaj teje; por ti duhet ta
sundosh".
|
8
|
Dhe Kaini foli me tė vėllanė, Abelin; kur u gjendėn nė fushė, Kaini u ngrit
kundėr vėllait tė tij Abelit dhe e vrau.
|
9
|
Atėherė Zoti i tha Kainit: "Ku ėshtė vėllait yt Abeli?". Ai u pėrgjegj:
"Nuk e di; mos jam unė rojtari i vėllait tim?".
|
10
|
Zoti i tha: "Ēfarė ke bėrė? Zėri i gjakut tė vėllait tėnd mė vėngon nga
toka.
|
11
|
Dhe ti tani je mė i mallkuar se toka qė hapi gojėn pėr tė marrė gjakun
e vėllait tėnd nga dora jote.
|
12
|
Kur tė punosh tokėn, ajo nuk do tė tė japė mė prodhimet e saj, dhe ti do
tė jesh njė endacak dhe njė ikanak mbi tokė".
|
13
|
Atėherė Kaini i tha Zotit; "Ndėshkimi im ėshtė tepėr i madh aq sa unė nuk
mund ta duroj.
|
14
|
Ja, ti po mė dėbon sot nga faqja e kėtij dheu dhe do tė fshihem nga fytyra
jote; dhe do tė bėhem endacak dhe ikanak nėpėr botė dhe do tė ndodhė qė tė
mė vrasė kushdo qė do tė mė gjejė".
|
15
|
Dhe Zoti i tha: "Prandaj, kushdo qoftė tė vrasė Kainin, do tė dėnohet shtatė
herė". Dhe Zoti vuri njė shenjė mbi Kainin, me qėllim qė kushdo qė ta gjente
tė mos e vriste.
|
16
|
Atėherė Kaini u largua nga prania e Zotit dhe banoi nė vendin e quajtur
Nod, nė lindje tė Edenit.
|
17
|
Dhe Kaini njohu tė shoqen, e cila u ngjiz dhe lindi Enokun. Pastaj Kaini
ndėrtoi njė qytet, tė cilit i vuri emrin Enok, emri i tė birit.
|
18
|
Dhe Enokut i lindi Iradi; Iradit i lindi Mehujaeli; Mehujaelit i lindi
Methusaeli dhe Mathusaelit i lindi Lameku.
|
19
|
Dhe Lameku mori dy gra: emri i njėrės ishte Ada dhe emri i tjetrės
Cilah.
|
20
|
Dhe Ada lindi Jabalin, qė ishte babai i atyre qė banojnė nėn ēadra dhe
merren me rritjen e bagėtisė.
|
21
|
Por emri i tė vėllait ishte Jubal, qė ishte babai i gjithė atyre qė i binin
qestes dhe flautit.
|
22
|
Cilah lindi edhe ajo Tubal-kainin, krijuesi i ēfarėdo lloji veglash prej
bronzi dhe hekuri, dhe motra e Tubal-kainit qe Naama.
|
23
|
Pastaj Lameku u tha grave tė tij: "Ada dhe Cilah, dėgjoni zėrin tim; gra
tė Lamekut, u vini re fjalėve tė mia! Po, unė vrava njė njeri sepse mė plagosi,
dhe njė tė ri sepse mė shkaktoi njė irnim.
|
24
|
Nė rast se do t`i merret hak Kainit shtatė herė, Lamekut do t`i merret
hak shtatėdhjetė herė shtatė".
|
25
|
Pastaj Adami njohu pėrsėri gruan e tij, qė lindi njė djalė dhe e quajti
Seth, sepse ajo tha: "Perėndia mė dha njė tjetėr pasardhės nė vend tė Abelit,
qė u vra nga Kaini".
|
26
|
Edhe Sethit i lindi njė djalė, tė cilin e quajti Enosh. Atėherė filluan
tė kėrkojnė emrin e Zotit.
|