|
Kapitulli 15
|
1
|
Mbas kėtyre gjėrave, fjala e Zotit iu drejtua Abramit nė vegim duke i thėnė:
"Mos ki frikė, Abram, unė jam mburoja jote, dhe shpėrblimi yt do tė jetė shumė
i madh".
|
2
|
Po Abrami i tha: "Zot, Perėndi, ēfarė do tė mė japėsh, sepse unė jam pa
fėmijė dhe trashėgimtari i shtėpisė sime ėshtė Eliezeri i Damaskut?".
|
3
|
Pastaj Abrami shtoi kėto fjalė: "Ti nuk mė ke dhėnė asnjė pasardhės; dhe
ja, njė i lindur nė shtėpinė time do tė jetė trashėgimtari im".
|
4
|
Atėherė fjala e Zotit iu drejtua duke i thėnė: "Ai nuk do tė jetė trashėgimtari
yt, por ai qė ka pėr tė dalė nga tė pėrbrendshmet e tua do tė jetė trashėgimtari
yt".
|
5
|
Pastaj e ēoi jashtė dhe i tha: "Vėshtro me kujdes qiellin dhe numėro yjet,
nė rast se mund t`i numėrosh", pastaj shtoi: "Kėshtu kanė pėr tė qenė pasardhėsit
e tu".
|
6
|
Dhe ai i besoi Zotit, qė ia vuri nė llogari tė drejtėsisė.
|
7
|
Pastaj Zoti i tha: "Unė jam Zoti qė tė nxori nga Uri i Kaldeasve, pėr tė
ta lėnė si trashėgimi kėtė vend".
|
8
|
Dhe Abrami pyeti: "Zot, Perėndi, nga mund ta dij unė qė do ta kem si trashėgim?".
|
9
|
Atėherė Zoti i tha: "Sillmė njė mėshqerrė trevjeēare, njė dhi trevjeēare,
njė dash trevjeēar, njė turtull dhe njė pėllumb tė ri".
|
10
|
Atėherė Abrami i shpuri tėrė kėto kafshė, i ndau mė dysh dhe vendosi secilėn
gjysmė pėrballė tjetrės; por zogjtė nuk i ndau.
|
11
|
Dhe disa zogj grabitqarė zbritėn mbi kafshėt e vrara, por Abrami i pėrzuri.
|
12
|
Me perėndimin e diellit, njė gjumė i rėndė e zuri Abramin; dhe ja, njė
llahtari dhe njė errėsirė e thellė e kapluan atė.
|
13
|
Atėherė Zoti i tha Abramit: "Dije me siguri qė pasardhėsit e tu do tė qėndrojnė
si tė huaj nė njė vend qė nuk do tė jetė i tyre, dhe do tė jenė skllevėr dhe
njerėz tė shtypur pėr katėrqind vjet.
|
14
|
Por unė do tė gjykoj kombin shėrbyesit e tė cilit do tė kenė qėnė; pas
kėsaj, ata do tė dalin me pasuri tė mėdha.
|
15
|
Sa pėr ty, do tė shkosh nė paqe pranė prindėrve tė tu dhe do tė varrosesh
pasi tė kesh arritur njė pleqėri tė bukur.
|
16
|
Por nė brezin e katėrt ata do tė kthehen kėtu, sepse padrejtėsia e Amorejve
s`ka arritur ende kulmin".
|
17
|
Por me tė perėnduar dielli dhe me tė zbritur errėsira, na del para syve
njė furrė qė nxjerr tym dhe njė pishtar i zjarrtė qė kalon pėrmes kafshėve
tė ndarė.
|
18
|
Po atė ditė Zoti bėri njė besėlidhje me Abramin duke i thėnė: "Unė u jap
pasardhėsve tė tu kėtė vend, nga pėrroi i Egjiptit deri nė lumin e madh, lumin
e Eufratit:
|
19
|
Kenejtė, Kenizejtė, Kadmonejtė,
|
20
|
Hitejtė, Perezejtė, Refejtė,
|
21
|
Amorejtė, Kanaanejtė, Girgazejtė dhe Jebuzejtė".
|