|
Kapitulli 16
|
1
|
Por Saraj, gruaja e Abramit, nuk i kishte dhėnė asnjė fėmijė. Ajo kishte
njė shėrbyese egjiptase qė quhej Agar.
|
2
|
Kėshtu Saraj i tha Abramit: "Ja, Zoti mė ka ndaluar tė kem fėmijė; oh,
futu te shėrbysja ime, ndofta mund tė kem fėmijė prej saj". Dhe Abrami dėgjoi
zėrin e Sarajt.
|
3
|
Kėshtu pra Saraj, gruaja e Abramit, mbasi ky i fundit kishte banuar dhjetė
vjet nė vendin e Kanaanėve, mori shėrbyesen e saj Agarin, egjiptasen, dhe
ia dha pėr grua burrit tė saj Abramit.
|
4
|
Dhe ai u fut tek Agari, qė mbeti me barrė; por kur u bind se kishte mbetur
me barrė, ajo e shikoi me pėrbuzje zonjėn e saj.
|
5
|
Atėherė Saraj i tha Abramit: "Pėrgjegjėsia pėr fyerjen qė m`u bė le tė
bjerė mbi ty. Kam qėnė unė qė tė hodha nė krahėt e shėrbyeses sime; por qė
kur e mori vesh qė ėshtė me barrė, ajo mė shikon me pėrbuzje. Zoti le tė jetė
gjykatės midis meje dhe teje".
|
6
|
Abrami iu pėrgjegj Sarajt: "Ja, shėrbyesja jote ėshtė nė dorėn tėnde; bėj
me tė ē`tė duash". Atėherė Saraj e trajtoi nė mėnyrė tė ashpėr dhe ajo iku
nga prania e saj.
|
7
|
Por Engjėlli i Zotit e gjeti pranė njė burimi uji nė shkretėtirė, pranė
burimit nė rrugėn e Shurit,
|
8
|
dhe i tha: "Agar, shėrbyesja e Sarajt, nga vjen dhe ku po shkon?" Ajo u
pėrgjigj: "Po iki nga prania e zonjės sime Saraj".
|
9
|
Atėherė Engjėlli i Zotit i tha: "Kthehu tek zonja jote dhe nėnshtroju autoritetit
tė saj".
|
10
|
Pastaj Engjėlli i Zotit shtoi: "Unė do t`i shumėzoj fort pasardhėsit e
tu aq sa tė mos mund tė llogariten pėr shkak tė numrit tė tyre tė madh".
|
11
|
Engjėlli i Zotit i tha akoma: "Ja, ti je me barrė dhe do tė lindėsh njė
djalė dhe do ta quash Ismael, sepse Zoti mori parasysh hidhėrimin tėnd;
|
12
|
ai do tė jetė ndėrmjet njerėzve si njė gomar i egėr; dora e tij do tė jetė
kundėr tė gjithėve dhe dora e tė gjithėve kundėr tij; dhe do tė banojė nė
prani tė tė gjithė vėllezėrve tė tij".
|
13
|
Atėherė Agari thirri emrin e Zotit qė i kishte folur: "Ti je El-Roi", sepse
tha: "A e pashė me tė vėrtetė atė qė mė shikon?".
|
14
|
Prandaj ai pus u quajt "Pusi i Lahai-Roit". Ja, ai ndodhet midis Kadeshit
dhe Beredit.
|
15
|
Kėshtu Agari i lindi njė djalė Abramit; dhe Abrami i vuri djalit qė Agari
kishte lindur emrin Ismael.
|
16
|
Abrami ishte tetėdhjetė e gjashtė vjeē, kur Agari lindi Ismaelin pėr Abramin.
|