Ramazani: 22 Gusht 2009 – Dita 1
30 Ditët (2009), Përfshihu Thursday, August 20th, 2009Qëndrimet tona: Mosbesimi, Besimi dhe Dashuria

30 Ditët (2009)
Vargje për të medituar dhe shpallur në lutje: Mateu 19:26, Jeremia 32:27, Romakëve 12:1-2.
Thuhet shpesh që është e vështirë të arrihen myslimanët me Ungjillin. Për arsye fetare, kulturore dhe shpirtërore kjo shpesh është e vërtetë. Megjithatë, nuk është e pamundur. Bibla na tregon se asgjë nuk është e pamundur për Perëndinë (Mateu 19:26). A jam unë dakord me Perëndinë, që asnjë gjë nuk është tepër e vështirë për Të?
Besimi është i rëndësishëm, por gjithashtu, a i dua unë myslimanët? Cili është reagimi im më i thellë kur i takoj ata, kur i shoh ata në televizor? Si do të reagoja nëse një njeri i veshur me rroba që veshin myslimanët do të vinte në kishën time? Si do të reagoja nëse një besimtar i ri me prejardhje myslimane do dëshironte të martohej me dikë nga familja ime? A do të jepja një mijë dollarë që dikush të shpallte Ungjillin tek myslimanët? A është qëndrimi im ndaj tyre një qëndrim mosbesimi? A jam në gjendje të bëj ashtu siç thotë Jezusi: “Do t’a duash të afërmin tënd si vetveten”? A është kjo dëshira ime, qëllimi im?
Ji i sinqertë me Perëndinë. Lutu ashtu si Ai të drejton. (Përdor shkrimet e cituara më sipër). Nëse të duket e përshtatshme, lutu për veten tënde dhe/ose për besimtarë të tjerë në gjithë botën, të cilët gjithashtu mund të jenë duke luftuar me qëndrimet, idetë dhe veprimet e tyre ndaj myslimanëve.
Një dëshmi e një besimtari dhe disa pyetje domethënëse rreth Islamit dhe myslimanëve:
“Do doja të dinit që personalisht i kam mbijetuar dy përpjekjeve nga turmat ekstremiste myslimane për të më vrarë. Njëherë në vitin 1986, për shkak se isha nga Perëndimi dhe njëherë për shkak të dëshmisë lidhur me Jezu Krishtin, në vitin 1989. Kam marrë aq shumë kërcënime për vdekje nga ekstremistët myslimanë sa nuk mund t’i numëroj. Më kanë arrestuar, më kanë kontrolluar gjithë shtëpinë dhe më kanë konfiskuar Biblat e mia. Policia më ka marrë në pyetje lidhur me besimin dhe dëshminë time. Kam miq të ngushtë të cilët janë torturuar. Me sinqeritet mund të them se kam fituar të drejtën të them që nuk jam naiv lidhur me ekstremistët myslimanë. Por dua të pyes: “Çfarë thotë besimi ynë i Krishterë për qëndrimin që duhet të kemi si besimtarë ndaj Islamit dhe myslimanëve në botë sot?”.
Jozefi, autori i paragrafit të mësipërm, bën pyetje të tjera: “Çfarë imazhesh vijnë në mendjen e shumicës së të krishterëve kur ata mendojnë për myslimanët? Kullat Binjake? Osama Bin Laden? A jemi thirrur për të mbrojtur “Qytetërimin e Krishterë” apo do të japim jetët tona në dashuri për myslimanët dhe do të ndajmë me ta Lajmin e Mirë të Jezusit? Jemi të interesuar të ruajmë veten apo ta japim veten për Ungjillin?”. Jozefi beson që besimi i krishterë është së pari kostoja e të qenit dishepull i Jezus Krishtit të Kryqëzuar. Çfarë besojmë ne? (Shih 1 Pjetrit 3:15, Marku 8:34-35, Mateu 5:39 dhe 44).” *
Në fjalët e Floyd McClung, ka një mënyrë jetëdhënëse për të menduar dhe vepruar lidhur me Islamin dhe myslimanët:
Lutje Radikale – Lutuni me dashuri dhe besim për myslimanët që të përjetojnë mëshirën dhe hirin e Perëndisë.
Besim Ngulmues – Besojini Perëndisë që Ai do të ngrejë besimtarë të përkushtuar dhe trajnuar për të çuar mesazhin e Perëndisë tek myslimanët dhe që do të ngrejë grupe të reja besimtarësh.
Sakrificë Ekstreme – Militantizmit të myslimanëve mund t’i përgjigjesh më mirë me dashuri sakrifikuese dhe një vullnet për të vuajtur, madje edhe për të në mënyrë që Jezusi të bëhet i njohur.
McClung beson se në vend që të përgjigjemi me frikë apo përçmim ndaj myslimanëve, ne duhet të përgjigjemi me një frymë të kundërt, me një qëndrim si dashuria e Krishtit. Lëvizja “30 Ditët” ndan këtë lloj besimi.
* Marrë nga libri “Nga Fara në Frut” faqe 318-323. Botuar nga William Carey Library Pasadena, CA 2008.
Postime të tjera me interes:
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=821







