Home » 30 Ditët (2010), A - Kryesoret, Përfshihu » 30 Ditët (2010) – Hyrje

30 Ditët (2010) – Hyrje

Cfarë është “30-Ditët” ?

30 ditet e lutjes per boten muslimane“30-Ditët” në fakt nënkupton thirrjen për t’u lutur për myslimanët e cila fillimisht erdhi gjatë një takimi të disa drejtuesve të krishterë në Lindjen e Mesme në prill të vitit 1992. Kjo thirrje u shndërrua më pas në një rrjet ndërkombëtar po me emrin “30-Ditët” i cili ka për synim që të thërrasë sa më shumë besimtarë të krishterë që të luten për botën myslimane. Për këtë synim ata kanë krijuar edhe një libërth (broshurë) të vogël (e përkthyer edhe në shqip) të cilën ne po e botojmë pjesërisht këtu në albKristian.com me lejen e botuesit.

Hyrja e Broshurës

Lutja jonë gjatë muajit të Ramazanit nuk do të thotë se e konformojmë veten me praktikat myslimane të agjërimit dhe lutjes. Përkundrazi fillimisht u synua që “30 Ditët” të ishin gjatë muajit të Ramazanit për të paktën dy arsye:
(1) si një mjet që të krishterët ta identifikojnë veten me myslimanët gjatë një periudhe të caktuar të vitit, (2) të kërkohet ndërhyrja sovrane e Perëndisë në jetët e myslimanëve gjatë një kohe të caktuar të vitit kur ata janë fetarë në mënyrë të veçantë.
Ndërkohë që nuk është kundër islamit, “30-Ditët” thekson dashurinë e Perëndisë për myslimanët. Lëvizja gjithmonë është përpjekur të kultivojë një frymë përulësie, dashurie, respekti dhe shërbimi ndaj myslimanëve.
Qëllimi i këtij udhëzuesi për lutje është që ta frymëzojë dhe ta drejtojë çdo lexues ndërsa ai apo ajo ndërhyn për botën myslimane.

Perëndia është në gjendje ti arrijë myslimanët. Ai dëshiron ata të vijnë e ta njohin Atë.

Botuesit e broshurës”30-Ditët”

Temat dhe Pikat e Lutjes për 2010-n

Çdo vit në materialin e lutjes “30 Ditët” ne përpiqemi t’i informojmë lexuesit më shumë për Islamin. Këtë vit ne kemi një fokus të veçantë lidhur me Kur’anin, Eshatologjinë Islame dhe Botën Arabe. Përveç kësaj, po përpiqemi të fokusojmë shumë nga përpjekjet tona në disa nga popujt Myslimanë që ndodhen më larg dhe që janë kryesisht të paarritur me Ungjillin, sidomos në Indi dhe Sudan. Perëndia nuk i ka harruar ata. Ashtu siç tha Psalmisti shumë kohë më përpara, “Le të të lëvdojnë popujt, o Perëndi, le të të lëvdojnë tërë popujt!” (Ps.67:5).

Tema dhe pikat e lutjes në këtë botim të “30 Ditëve”:
- Hiri dhe Pohimi i së Vërtetës
- Lutje për popujt, qytetet, fiset, gjuhët dhe kombet
- Fokusi i veçantë i Lutjes të Premten
- Fokusi i veçantë mbi 200 popujt e paarritur, pa asnjë dëshmitar të përkushtuar të Ungjillit
- Dëshmi të njerëzve që kanë gjetur jetë të re në Mesian

Njoftim: Për të marrë njoftime rregullisht sipas ditëve të përcaktuara në broshurën “30 ditët e lutjes” ju ftojmë të abonoheni me email.

Postime të tjera me interes:

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1315

Posted by on Aug 6 2010. Filed under 30 Ditët (2010), A - Kryesoret, Përfshihu. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Comments are closed

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes