A i hedh shkenca poshte mrekullite e Bibles?
Apologjia, Besimi & Shkenca Sunday, September 16th, 2007Jo! Shkenca mbeshtetet mbi vezhgime dhe riperseritje. Mrekulli si p.sh., misherimi dhe ringjallja jane te nje natyre e cila nuk ka te ngjare (ato nuk jane dukuri te zakonshme te natyres qe shkenca mund ti studioj sipas metodave te saj te riperseritjes). Pra, askush nuk mundet qe t’i riprodhoje ose t’i riperseris keto ngjarje ne nje laborator per t’i studiuar. Per kete arsye shkenca nuk mundet qe te jete gjykuesja apo juria, per faktin nese keto ngjarje kane ndodhur me te vertete ose jo. Ne rradhe te pare, na duhet qe te pranojme qe metoda shkecore eshte e dobishme per te studjuar natyren por jo mbi-natyren. Sikurse yjet e futbollit flasin jashte ekspertizes se tyre kur dalin neper reklama televizive dhe na tregojne se çfare brisku rroje duhet qe te blejme, ashtu edhe shkencetaret flasin jashte fushes se tyre kur i adresohen çeshtjeve teologjike si mrekullite apo ringjalljen (e Krishtit).
Ne te vertete, ka arsye te mira per te besuar ne mrekullite e Bibles. Nje faktor i rendesishem lidhur me kete çeshtje eshe vete koha e shkurter qe kaloi midis sherbeses se mrekullueshme te Jezusit dhe publikimit te ungjijve. Kjo kohe e shkurter e bente te pamundur zhvillimin e legjendave me mrekulli. Pasi, shume nga deshmitaret okulare te mrekullive te Jezusit do te ishin ende gjalle per te hedhur poshte çdo paraqitje te ndonje mrekullie te rreme (shiko 1 Kor 15:6).
Gjithashtu, duhet qe te mirenjohim karakterin e ndershem e burrave te cilet deshmuan per keto mrekulli ( si p.sh. Pjetri, Jakobi dhe Gjoni). Burra te tille nuk ishin te prirur per te deshmuar ne menyre te rreme, pasi ata ishin gati qe te jepnin jetet e tyre vetem per te mos mohuar besimin e tyre (tradita e kishes dhe historia deshmojne qe shumica prej dishepujve te Jezusit e humben jeten e tyre per shkak se nuk e mohuan deshmine e tyre per te).
Gjithashtu, gjate asaj kohe kishte edhe deshmitare te cilet mund ti quajme kundershtare te mrekullive te Krishtit. Kur Jezusi e ringjalli Llazarin nga te vdekurit, askush prej krereve te prifterinjve apo farisenjte nuk e kundershtuan mrekulline (Gjoni 11:45-48) (nese ata do te ishin ne gjendje qe ta kundershtonin ate, atehere do ta kishin bere shume shpejt). Sepse, ata kishin me teper si qellim qe ta ndalonin Jezusin per fare (vargjet 47-48). Per shkak se kishte kaq shume kundershtare te cilet e ndiqnin dhe e vezhgonin Jezusin gjithmone, fabrikimi i historive te mrekullive ne sherbesen e Tij do te ishte e pamundur ne ate kohe.
Une besoj qe natyra dhe Shkrimi, nese interpretohen me drejtesi, nuk bien ne konflikt. Perendia ka komunikuar me njerezimin si nepermjet zbuleses se tij te pergjithshme (natyres, ose universit te dukshem) dhe nepermjet zubleses se tij te veçante (Bibles). Meqenese te dyja keto zbulesa vijne nga Perendia – dhe meqenese Perendia nuk e kundershton vetveten e Tij – neve na duhet qe te konkludojme qe te dyja keto zbulesa jane dakort me njera-tjetren. Nderkohe qe mund te kete konflikte midis interpretimit tone ne lidhje me universin e dukshem me interpretimin tone te Bibles, perfundimisht nuk gjenden kontradita te papajtueshme.
Ne mund te themi se shkenca eshte nje interpretim i gabuar njerezor i universit te dukshem dhe teologjia eshte nje interpretim i gabuar njerezor i Shkrimeve. Nese nje njeri profan (shekullar) e kundeshton idene qe shkenca mund te gabohet, kujtojini atij ate ç’fare ka provuar historiani i shkencave Thomas Kuhn ne librin e tij “Struktura e revolucioneve shkencore” (The structure of scientific revolutions) – Qe, shkenca eshte gjithnje ne nje gjendje ndryshimi konstant. Zbulimet e reja kane shkaktuar gjithnje qe shembujt e meparshem shkencore te hidhen poshte ne favor te paradigmave te reja.
Ky eshte kuptimi: nuk eshte natyra dhe Shkrimi qe bien ne kundershtim; por eshte shkenca (interpretimi i gabuar i njeriut mbi Natyren) dhe teologjia (interpretimi i gabuar i njeriut mbi Shkrimet) te cilat ndonjehere bien ne mosmarreveshje. Per kete arsye njeriu shekullar nuk mundet qe thjesht te heq nga mendja pjese te Bibles, sepse “shkenca dhe Bibla ne dukje bien ne kundershtim”.
Perktheu: Marient Dimushi
Marre nga libri The Complete Book of Bible Answers, i Ron Rhodes. Does Science disprove the miracles of the Bible?
Postime të tjera me interes:
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=507








ne bibel ka te dhena shkencore ta pakta te cilat mund te merren si te sakta nga shkenca .Vet fakti qe shkenca ka arritur ti hedh posht fjalit qe kan te bejn me shkencen ne bibel tregon se ajo nuk eshte fjal e zotit ngase zoti eshte i pagabueshem dhe i di te gjitha
Kurse nuk ka as edhe nje ajet te vetem ne kur’an te cilin mund ta hedh posht shkenca bashkohore
E atyre qe u eshte dhene dija , e din se kjo qe te eshte shpallur nga Zoti yt , eshte e vertet dhe udhezon ne rrugen e te Gjithefuqishmit dhe te Lavderuarit
(sebe,6)
Sa per sqarim te Enias dhe te gjithe lexuesve, në finale duhet te dini qe eshte e shkruar ne Bibel se askush nuk mberrin tek Ati permes njohurise (studimeve )shkencore ,por me besim! Dhe mbasi i keni besuar, Ai do ju japi zbulese dhe do ju drejtoje se si ti perdorni e menaxhoni njohurite tuaja.
Po esti ashtu esht,qe njeriu mberrin te krijuesi me besim por jo te besosh n je liber i cili esht i shkruajtur nga mendja e njeriut qe duket shum qarte se po te mos ishte ashtu sdo te kishte gabime shkencore,zoti ne bibel thote:me pare krijova diten dhe naten pastaj token ,Si mund te jete e krijuar me pare dita dhe nata pa qene krijuar toka,sepse shkencarisht ne dime qe dita dhe nata,vijn me rrotullimin e tokes.hetojeni mire ju te krishtere qe besoni ne bibel se jeni duke gabuar shummmmmm.
Per Enen ti ke shkru diqka e nuk di vet se qka ke shkru.si e fyn njeren e e mbron tjetren ose tenden me mir,nese jen te gjitha te verteta qa thot libri i juaj i shejt,ateher do e komentoni ket luften e shejt siq thon arapt e vrasin njerz te pa faj e femij…
askush nuk vjen te Ati pervecse nepermjet birit te tij Jezus krishtit.kush e shte ne Jezusin ka jete te perjetshme.
Ne fillim fare desha t’i kerkoj te falur Administratoreve dhe atyre qe e kane kete faqe, qe po perdor kete faqe per te bere komentet e mia.
Te them te drejten e vizitoj vazhdimisht kete faqe dhe shpesh ndeshem me komente nga miq myslimane. Kam disa pyetje dhe po i bej ketu se ndoshta disa kane lidhje me temen:
1. Meqe kjo eshte nje faqe me permbajtje te Krishtere dhe rrjedhimisht Bibla eshte baza, nuk e kuptoj se pse komentete tuaja ne pergjithesi (them keshtu se nuk i kam lexuar te gjithe) kane natyre sulmi ndaj Bibles dhe mbrojtje ndaj Kuranit ose Islamizmit. Nese nuk ju pelqen kjo faqe, mos e vizitoni. Nese keni deshire te flakte per te shprehur mendimet e juaja, keni plot faqe te tjera ku mund ta beni nje gje te tille. Mendoj se duhet te respektohen mendimet e krijuesve ose zoteruesve te kesaj faqe. Pyetja ime eshte pse nuk beni nje gje te tille? (Te respektoni kete faqe dhe te shkruaji gjetke)
2. Per ju te dashur miq myslimane. Perpara se te postoni komente duke hedhe poshte Biblen dhe duke ngritur lart Kuranin, mendoj se duhet te behet e qarte dicka: mendimet e juaja dhe ato te prezantuara ne kete faqe bazohen ne dy burime te ndryshme per te mos thene te kunderta. Atehere une ju bej nje pyetje: Nga vjen Kurani? Mos u nxitoni te jepni pergjigje menjehere, sepse ne njohurine time modeste une di dy variante. Nje qe i zbriti Muhamedit si liber fizik. Dhe dy qe iu dha ose recitua Muhamedit dhe pastaj ky ia dha te tjereve qe e shkruan. Nese eshte e para a keni fakte, ndoshta edhe shkencore per kete? Nese eshte e dyta a keni fakte, ndoshta edhe shkencore (historike) qe ajo qe eshte e shkruar eshte pikerisht ajo qe eshte shpallur?
Pra te dashur miq myslimane, mendoj qe se pari te arrihet nje marreveshje mbi bazen e diskutimit dhe pastaj te diskutohet. Sepse cdo person i cdo perkatesie fetare, bazuar ne Librin/librat e tij/saj do te hidhte poshte fene tuaj, prandaj me pare le te veme pikat mbi ‘i’.
Me respekt
Edi
Shkenca nuk e hedh poshte biblen. Bibla e ploteson ate me mbinatyroren qe shkenca dhe njeriu i kufizuar ne 3 dimensione dhe kohe, nuk arrin ta konceptoje. Nese ben nje gje te tille ku e ben? Eshte e vertete qe shkenca nuk arrin te shpjegoj gjithcka ce thuhet ne bibel dhe kjo nuk me duket ndonje problem. Eshte njesoj si te kesh nje program kompjuterik qe numeron deri ne 100 dhe nese ti i fut vleren 101 ai te nxjerr mesazh errori.
Zoti ju bekofte.
Per Adin!
Sa per sqarim nuk e ke lexuar sakte Biblen sepse tek libri i pare me emrin Zanafilla, kapitulli i 1, nga varku 1 deri tek vargu 5 shkruhet qarte kjo qe kerkon pikerisht ti . Qe eshte : ” 1 Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën. 2 Toka ishte pa trajtë, e zbrazët dhe errësira mbulonte sipërfaqen e humnerës; dhe Fryma e Perëndisë fluturonte mbi sipërfaqen e ujërave. 3 Pastaj Perëndia tha: “U bëftë drita!”. Dhe drita u bë. 4 Dhe Perëndia pa që drita ishte e mirë; dhe Perëndia e ndau dritën nga errësira. 5 Dhe Perëndia e quajti dritën “ditë” dhe errësirën “natë”. Kështu erdhi mbrëmja e pastaj erdhi mëngjesi: dita e parë.”
Po tani çfare do besh Adi?
Ju sygjeroj te nisni leximin e bibles duke nisur nga ungjilli nga Gjoni.
Bekime te gjitheve!