A jemi bere gati per muajin e Ramazanit?
Apologjia, Islami Thursday, September 13th, 2007Duke filluar që nga data 13 shtator deri më 12 tetor, miqtë tanë myslimanët anë e mbanë botës fillojnë festimin e muajit të Ramazanit. Ky muaj nënkupton muajin e agjerimit dhe lutjeve (faljen – namazin). Është muaji që çdo besimtari mysliman i ofron një mundësi më të mirë për faljen e mëkateve dhe ofron siguri më të madhe për shpëtimin e Allahut.
Në fjalët e një prej faqeve kryesore myslimane shqiptare në internet Ramazani “është muaji që jep një mundësi për falje nga Allahu dhe shpëtim nga mëkatet tona. Është muaji ku bëjmë vepra të mira dhe japim lëmoshë. Është muaji kur hapen dyert e Xhenetit dhe shpërblimet për punët tona janë të lartësuara shumëfish. Është muaji ku lutjet pranohen, dhe statusi i besimtarit është i lartësuar. Është muaji ku mëkatet falen. Allahu dhuron më shumë mëshirë (bekime) për robërit e Tij në muajin e Ramazanit. Ky është muaji i agjërimit që është një nga pesë shtyllat e islamit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, agjëroi gjatë këtij muaji dhe i udhëzoi ndjekësit e tij që të bëjnë të njëjtën gjë. Ai na tregoi se kushdo që e agjëron këtë muaj me besim, duke kërkuar shpërblimin e Allahut, subhanehu ve teala, do t’i ketë të gjitha mëkatet e tij të kaluara, të falura. Ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, gjithashtu na tregoi se kushdo që qëndron në namaz (bën namaz) gjatë gjithë këtij muaji do t’i falen të gjitha mëkatet e tij.” – albislam.com
Një nga Pesë Shtyllat e Islamit
Agjerimi në muajin e Ramazanit është edhe një nga shtyllat e besimit Islam, kjo bazuar edhe mbi fjalët e Muhamedit i cili ka thënë se: “Islami është ngritur mbi pesë shtylla: Dëshmia se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Allahut, falja e namazit, dhënia e zeqatit, agjërimi i muajit të Ramazanit dhe kryerjes së haxhit për atë që ka mundësi.” (Sahihul Buhari dhe Muslim)
Çfarë është Ramazani?
- Ramazani eshte nje muaj i vecante dhe teper i shenjte kur muslimanet agjerojne;
- Ramazani eshte nje nga pese shtyllat e fese Islame;
- Ramazani eshte muaji i nente i Kalendarit Islamik (sipas Henes);
- Ramazani eshte muaji ne te cilin ajetet e para te Kuranit i’u shpallen Profetit Muhamed.
- Eshte kohe adhurimi dhe meditimi; kohe per te reflektuar thelle brenda vetes, per te treguar devocion ndaj Zotit dhe vete-kontroll; eshte kohe per te forcuar lidhjet familjare dhe ato shoqerore.
- Dalja e Henes se Re ne fund te Ramazanit shenon festimin e Bajramit te Madh.
Ndërkohë, besimtarëve myslimanë u thuhet që nëpërmjet agjerimit dhe faljes së rregullt ata mund të mësojnë se si të bëhen më të devotshëm në besimin e tyre duke u pastruar njëkohësisht nga mëkatet dhe veset e këqija me qëllimin final që të fitojnë sa më tepër favor në sytë e Allahut.
Agjerimi nga prespektiva e krishterë
Me këtë rast duhet të përmendim faktin që agjerimi është një praktikë e vjetër e cila praktikohej që në kohët e Dhjatës së Vjetër si p.sh. nga Moisiu dhe Elija, të cilët agjeruan nga 40 ditë, por edhe nga plot heronj të tjerë të besimit. Pra praktikimi i agjerimit si një mënyrë që na ndihmon në përkushtimin tonë ndaj Perëndisë është dukshëm i dobishëm dhe realisht duhet të praktikohet rregullisht nga besimtarët edhe sot, pamvarësisht faktit që ai nuk është i detyrueshëm si në formën e një urdhëri të prerë.
Në Bibël nuk është se na kërkohet ndonjë formë apo metodë të caktuar agjerimi, por Jezusi tha që, “kur agjeroni…” (Mateu 6:16), duke bërë të nënkuptonte që edhe ndjekësit e Tij duhet ta ndjekin shembullin dhe mësimet e Tij.
Pra edhe në rastin e besimtarëve të krishterë agjerimi shërben si shprehje e jashtme e përkushtimit tonë ndaj Perëndisë, duke qenë të vullnetshëm që t’ia mohojmë vetvetes ushqimin për hir të dashurisë së Tij. Por kjo nuk bëhet për faljen e mëkateve dhe as për të fituar favor, pasi dashuria e Tij është e mjaftueshme.
Pse është kjo e rëndësishme për ne si besimtarë të krishterë ?
Vendosja e të gjitha atyre citimeve të mësipërme ishte me qëllim që të na ndihmojë ne si besmitarë të krishterë të kuptojmë se sa seriozisht u kërkohet myslimanëve që ta marrin periudhën e Ramazanit. Megjithëse nuk është detyruese që besimtarët myslimanë ta mbajnë agjerimin, një numër i konsiderueshëm prej tyre zgjedhin ta mbajnë të plotë, që në vetvete është një tjetër tregues i seriozitetit dhe përkushtimit që ata kanë në besimin e tyre.
Personalisht jam i bindjes që edhe ne si besimtarë të krishterë duhet të nxitemi në besimin tonë, jo nga doktrinat fetare, por nga përkushtimi i besimtarëve myslimanë. Jam i bindjes që ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm në mënyrë që të mos fshihemi mbrapa paragjykimeve tona apo neglizhencës që shpesh herë karakterizon dëshminë tonë si besimtar.
Por mbi të gjitha dua që ne të inkurajohemi në vetvete dhe me njëri-tjetrin, dhe ta marrim këtë periudhë në mënyrë sa më serioze në lutje. Njëkohësisht, me sinqeritet të plotë përpara Perëndisë le të hapim zemrat për t’u lutur dhe kërkuar që të bëhet vullneti i Tij në jetët e miqve dhe shokëve tanë myslimanë. Pra le të jetë kjo një periudhë lutje specifike për ta.
Nuk do ishte aspak gabim nëse edhe ne si besimtarë të krishterë do zgjidhnim të agjeronim gjatë këtij muaji. Nuk është e thënë që të kemi një formë të caktuar agjerimi, por e rëndësishme është që të agjerojmë në mënyrë të rregullt, qoftë duke eleminuar ushqimin gjatë ditës për disa ditë, ose duke agjeruar ditë të caktuara të javës, ose duke eleminuar/ndaluar së bëri diçka tjetër që mund të na pengojë gjatë kësaj periudhe. Por mbi të gjitha është e rëndësishme që të lutemi rregullisht, mundësisht çdo ditë, një herë ose disa herë. Mund të lutemi vetëm ose edhe me besimtarë të tjerë, pra në mënyrë të organizuar për të qenë edhe ne të qëllimshëm në atë që bëjmë.
Edhe tani ndërsa mbaroj këtë artikull duke shpresuar që ai do të ketë impaktin e duhur në jetët e gjithësecilit që e lexon, nga ana tjetër mendja ime dekurajohet duke menduar që unë në vetvete nuk jam i denjë për t’i shërbyer Perëndisë dhe ungjillit të Tij. Por ajo që besimi dhe Fjala e Perëndisë më kanë mësuar prej kohësh është fakti që nëse unë i’a dorëzoj jetën, mendjen dhe fuqinë time Atij, atëhere Ai është plotësisht në gjendje që të bëj me mua gjëra që unë as që nuk mund t’i kisha ëndërruar ndonjë herë.
Qoftë jeta jonë një dëshmi e fuqisë, shpëtimit dhe dashurisë së Tij në ne.
——————
Citimet janë marrë nga:
http://albislam.com/artikuj%5Cartikull.asp?NrArtikull=331
Autor: Elvis Plaku
Shenim: (Me këtë rast ju njoftojme se ne kemi marre lejen per te publikuar pjeserisht materialet e broshures “30-Ditet” e cila u ben thirrje besimtareve te krishtere qe te luten gjate 30 diteve te Ramazanit sipas rajoneve, vendeve dhe popujve ku banojne myslimanet dhe nevojat e tyre perkateve. Per me teper vizitoni faqen tone “30-Ditët” ose faqen ne anglishtt www.30-days.net)
Postime të tjera me interes:
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=491








Me leximin e ksaj pjese tuaj per 30 ditet e qe per muslimanet jane 30 dite te jane te shenjeta dhe obliguese sepse ALLAHU ne kuranin fame lart thote
O JU QE KENI BESUAR AGJERIMI U ESHTE BERE OBLIGIM SIKURSE QE ISHTE OBLIGIM EDHE I ATYRE QE ISHIN PARA JUSH KESHTU QE TE JENI TE DEVOTSHEM.
Citati yte me lart se nuk eshte obligim agjrimi per muslimanet hudhet posht nga ky ajet dhe mos thuaj asnje gje qe nuk je i sigurt ose per te hedhur dyshim se regullat e islamit se jane urdheruar nga Muhamedi a.s por jane urdheruar nga i PLOTFUQISHMI DHE I GJITHDIJSHMI ALLAHU
Njeherit muaji i ramazanit eshte muaji qe u shpall kurani i shenjet
MUAJI I RAMAZANIT ESHTE QE NE TE SHPALLET KURANI QE ESHTE UDHREFYES PER NJEREZ DHE SQARUES I RUGES SE DREJT DHE DALLUES (i te vertetes nga genjeshtra)
Mendimi yte se eshte mire qe edhe te krishteret duhet ta agjeroj ramazanin eshte plotesisht i dobishem per ju sepse ne baz te keti ajeti agjerimi ka qene obligim edhe per ju por ju qarte jeni larguar nga feja e vertet
Nuk ka dyshim se thenjet tua se ju duhet te luteni sa me shum gjate keti muaji verteton se ky muaj eshte i shejte dhe se Muhamedi a.s nuk eshte i derguar i rejshem dhe vazhdoni edhe pas ramazanit lutuni sepse ALLAHU ne nje ajete kuranor thot :E KURE ROBERIT E MI TE PYSIN TY PER MUA , UNE JAME AFER ,I PERGJEGJEM LUTJES KUR LUTSI ME LUTET ,PRA PER TE QENE ATA TE DREJT TE UDHEZUAR ,LE TE ME PERGJEGJEN ATA MUA DHE LE TE ME BESOJN MUA
Thenjet ne bibel se edhe Isa Mesia i biri i Merjemes ka agjeruar i pergjigjet thenjeve te kuranit famlart se aj ka qene vetem i derguar dhe ka qene i obliguar me namaz dhe agjerim por se forma e namazit nuk eshte pershkruar ne kuran
Ne thenjen tende me larte eshte mir qe edhe ne te agjerojm gjate keti muaji por nuk eshte e thene qe te kemi form te ngjajshme te agjerimit d.m.th i nderuar se ju ne fene tuaj e beni agjerimin sipas deshires suaj dhe si te doni ju dhe pa pasur regull se paditur qka eshte e ndaluar e qka e lejuar tregon se feja juaj shum pake eshte afer te qenit fe qe rjedh nga Isa Mesihu biri i Merjemes sepse aj ka agjeruar e ju nuk e dini formen e prer te tij te agjerimit e si vlla i dashur nje i derguar qe ju e quani (biri i perendis)nuk e dini se si ka qene agjerimi i tij dhe si mundet qe nje perendi ta detyroj veteveten qe mundohet dhe lodhet nga agjerimi. Kurse ne muslimanet dim shum me shum se ju per Isen birin e Merjemes se sa ju sepse Allahu ne kuranin famelart thote
AI ISA BIRI I MERJEMES ISHTE PREJ TE DERGUARVE DHE I DASHURI I ZOTIT I FAMSHEM NE DYNJA DHE NE BOTEN TJETER PREJ TE AFERMEVE TE ALLAHUT
O ITHTARET E LIBRIT ,MOS E TEPRONI NE FENE TUAJ DHE MOS THUANI ASGJE PER ALLAHUN ,PERVEQ ASAJ QE ESHTE E VERTET. MESIHU ISA ,BIRI I MERJEMES ISHTE VETEM I DERGUAR I ALLAHUT.ISHTE FJALE E TIJ(behu)QE IA DREJTOJ MERJEMES DHE ISHTE FRYM (shpirt)NGA AI.
BESONIE PRA ALLAHUN DHE TE DERGUARRIN E TIJ E MOS THONI ::TRE::(trini)PUSHONI (se theni)SE ESHTE ME MIRE PER JU ALLAHU ESHTE VETEM NJE ALLAH ;LARG QOFTE ASAJ QE AJ TE KETE FEMIJE.QKA NE QIEJ E QKA NE TOKE ESHTE VETEM E TIJ .MJAFTON ALLAHU QE ESHTE AI PLANIFIKUES I PAVARUR
MESIHU NUK TERHIQET PREJ ASAJ SE ESHTE ROB I ALLAHUT ,NUK TERHIQEN AS ENGJUJT ME TE ZGJEDHUR.KUSH TERHIQET NDAJ ADHURIMIT TE ALLAHUT DHE BENE MENDJEMADHESI ,AI DO TI RINGJALL E DO TI TUBOJ TE GJITH PRAN TIJ.
Nuk do te thot kush pas kesaj se nuk u eshte kumtuar e verteta vetem se ata qe kane dalur nga ruga e drejt dhe nga zilia se ne adhurojm vetem nje ZOT shkruajn per TE ate qe nuk eshte e vertet dhe ne i dashur vlla e quajm Isen fjal e zotit sepse asht u krijua,po keshtu quhet edhe ne bibel fjal(kurse ju e shpiket me vone se ai Isa ishte zot ose bir i tij ) e qka e mohojn ajetet e me poshtme
Do ti pershkruaj disa ajete te kuranit famelarte dhe pas kesaj mos thuani se nuk ju eshte kumtuar e verteta dhe nese kundershtoni kame si deshmitar ALLAHUN sa deshmues i FORTE eshte AI
(Perkujtoni o njerez)DITEN KUR ALLAHUI TUBON TE DERGUARIT E U THOT::QFARE PERGJEGJE U DHANE POPUJT JUVE? ATA THON NE NUK DIME,VERTET TI JE QE I DI TE GJITHA TE FSHEHTAT
ALLAHU (ate dite i thote) O ISA ,BIR I MERJEMES, PERKUJTOJ TE MIRAT E MIJA NDAJ TEJE DHE NDAJ NENES SATE,KUR TE FUQIZOVA ME SHPIRTIN E SHENJET(XHIBRILIN) E TI U FOLE NJERZVE NE DJEP DHE KUR ISHE i pjekur (si burre),KUR TA MESOVA TY LIBRIN E URTESIN TEVRATIN E INXHILIN,KUR ME LEJEN TIME FORMOVE NGA BALTA SI FORM SHPEZE E I FRYVE ASAJ DHE ME URDHERIN TIM U BE SHPEZ,KUR I SHEROVE TE VERBERIN DHE TE SEMURIN NGA SEMUNDJA E LEKURES ME DESHIREN TIME, KUR ME URDHERIN TIM I NXORE TE GJALLE TE VDEKURIT, KUR I ZBRAPA PREJ TEJE BENI ISRAILET (qe deshen te te mbysin) ATEHER KUR U ERDHE ME ARGUMENTE,DISA PREJ TYRE QE NUK BESUAN THANE ;;:KJO(mrekullia e Isait) NUK ESHTE TJETER VETEM SE MAGJI E QARTE.
DHE KUR I FRYMEZOVA HAVARIJUNET(dishepujt) TE ME BESONI MUA DHE TE DERGUARIN TIM ::E ATA THANE :NE BESUAM E TI DESHMO SE JEMI MUSLIMAN
DHE(perkujto)KUR HAVARIJJUNET THAN ::O ISA BIRI I MERJEMES,ZOTI YTE A MUND TE NA ZBRES NJE TRYEZ PREJ QIELLI? (ISA)THA ::KINIE FRIKEN E ALLAHUT NESE JENI BESIMTAR.
(Ata) THANE ::NE DESHIROJM TE HAME NGA AJO DHE TE NA BINDEN(edhe me shum) ZEMRAT TONA DHE TE VERTETOJM BINDSHEM SE NA E THE TE VERTETEN E TE BEHEMI DESHMUES TE SAJ
ISA BIRI I MERJEMES THA ::O ALLAH,ZOTI YNE,ZBRITNA NGA QIELLI NJE TRYEZ,TE NA JETE FESTE(gezimi)PER NEVE DHE PER ATA QE VIJN PAS NESH TE JETE ARGUMENT PREJ TEJE ,DHE DHURONA SE TI JE FURNIZUESI ME I MIRE
ALLAHU THA ::UNE ATE E ZBRES,E KUSH PREJ JUSH MOHON PASTAJ,UNE E DENOJ ME NJE DENIM QE NUK E DENOJ ASNJE NGA NJERZIT
DHE KUR ALLAHU THA ::O ISA,BIRI I MERJEMES,A TI U THE::ME BESONI MUA DHE NENEN TIME DY ZOTRA POS ALLAHUT ::(ISAI)THA ::LARG ASAJ TE METE JE TI (o zoti im).NUK NUK ME TAKON MUA TE THEM ATE QE S,ESHTE E VERTET.TA KISHA THENE UNE ATE,TI DO TA DIJE.TI E DI QKA NE MUA E UNE,E UNE NUK E DI QKA NE TY.TI JE ME I DIJSHMI I TE FSHEHTAVE
UNE NUK U KAM THENE TJETER ATYRA,POS ASAJ QE TIM ME URDHEROVE; TA ADHURONI ALLAHUN,ZOTIN TIM E ZOTIN TUAJ, DHE SA ISHA NDER TA ¨,KAM QENE PERCJELLES I TYRE,E PASI QE ME MORE MUA,TI ISHE ROJE (dhe deshmues)I TYRE.TI JE DESHMITAR PER GJDO SEND
NESE I DENAON ATA,NE TE VERTET ATA JANE ROBER TE TU E NESE U FALE ATYRE,TI JE I GJITH FUQISHMI I URTI.
ALLAHU THA ::KJO ESHTE DITA QE TE DREJTEVE U BENE DOBI DREJTESIA E TYRE.ATA KANE XHENETE NE TE CILET RJEDHIN LUMENJ,JANE PER JETE TE PERSOSUR NE TA.ALLAHU ESHYE I KENAQUR ME TA DHE ATA JANE TE KENAQUR NDAJ TIJ.KY ESHTE SHPETIM I MADH.
VETEM ALLAHUT ESHTE SUNDIMI NDAJ QJEJVE E TOKES DHE QKA KA NE TO.AI ESHTE I PLOTEFUQISHEM PER GJDO SEND.
Dhe pas kesaj mos moho o i dashuri vella ERION PLAKU se ajetet e qarta e te shkoqitura ne menyren perfekte qe e deshmojn se MESIHU ishte (fjala)dhe vetem rob i ALLAHUT dhe i derguari i tij dhe nuk ishte se qka i pershkruani atij une po deshiroj qe ti dhe te gjithe njrzimi te biem ne sexhde te GJITHE PUSHTETSHMIT ABSOLUT sepse kur te vie nje dite kur askush as kujt nuk mund ti bej dem a dobi e ajo eshte dita e llogaris kur do te ju kerkohet te gjitha krijesave te Allahut qe te bien ne segjde e ata te cilet nuk e bene ne kete bot nuk do te mund ta bejne as ne boten tjeter.
Largohu nga ajo qka eshte e dyshimt dhe nuk ka argumente te sigurta dhe te mbeshtetura dhe se besoj asaj qe iu shpall te gjith te derguarve nga ADEMI a.s E DERI TE MUHAMEDI a.s ADHURONI ALLAHUN ZOTIN E BOTRAVE QE TE JENI TE SHPETUAR
E largohu nga ajo fe qe njerzit qe hecin ne dy kemb e qe hane buk e qe pin uje si ne i shpallin per zotra se ne fene tuaj nuk adhurohet vetem Jezusi zot por ne vende te ndryshme te botes adhurohet edhe Marija e shum te tjer qe nuk kan jetuar ne kohen e Ises( MESIHUT) e ju i adhuroni per zotra
Me lejo te perkujtoj tash se fundmi ka vdekur nje njeri e qe pjesa me e madhe e italis po e adhuronte e adhuron si zot kjo eshte afer vatikanit i cili pretendon per trinitetin e afr saj del edhe zoti i katert e mos te flasim per vendet tjera
Po lutem ne kete mengjz me koken ne sexhde qe ti edhe gjith te tjeret qe e quani veten te krishter te na bashkoheni e ta adhurojm ATE QE ESHTE E TIJ QKA NE QJEJE E NE TOKE DHE AS KUSH NUK ESHTE I BARABART ME TE AS NUK ESHTE I LINDUR E AS NUK KA LINDUR AS KE AJ ESHTE SUNDUSI I DITES SE GJYKIMIT AJE ESHTE DRITA E VERTET TE GJITHVE NA MBULOFT MESHIRA R TIJ NE KETE BOTE DHE NE TE ARDHMEN
Te pershendrs me pershendetjen e parajses PAQJA DHE MESHIRA E ALLAHUT QOFT MBI JU.