Afganistan – Një video mbjell panik
Përfshihu, Zinxhiri i Lutjes Sunday, June 20th, 2010
Një valë frike ka rënë mbi të krishterët me origjinë myslymane në Afganistan. Abdu Sattar Khawasi, deputet në parlamentin afgan ka shpallur ekzekutimet e të krishterëve fill pas shfaqjes së një viedoje që tregonte për të krishterë me origjinë myslymane : “të krishterët afganë të cilët shfaqen në video duhej të ekzekutoheshin në publik, asambleja kombëtare duhej të urdhëronte prokurorin dhe shërbimet speciale për t’i kapur dhe ekzekutuar.“
Emisioni në fjalë, gjatë së cilit teleshikuesit mundën të dëgjojnë dëshmitë dhe të shihnin pagëzimet, u shfaq nga të gjitha skenat televizive afgane më 31 maj, duke ngjallur deklarata të flakta dhe kërcënime ndaj të krishterëve afganë. Me qindra studentë të universitetit të Kabulit zbritën në rrugë për të shprehur zemërimin e tyre. Ky debat ka ngjallur ploemika në klasën politike dhe i vendos të krishterët me origjinë myslymane në rrezik të madh. Disa prej tyre u detyruan të jetojnë të fshehur, disa ja mbathën nga vendi, dy janë shpallur të zhdukur dhe një është kapur.
Duket se këto ngjarje janë një manovër e forcave kundërshtare afgane me qëllim diskreditimin dhe përçarjen e qeverisë vendase.
- Le të falenderojmë Perëndinë për dëshmitë e të krishterëve që u dëgjuan nga mijëra afganistanë
- Le të lutemi për sigurinë e tyre, në veçanti për ato të krishterëve fytyrat e të cilëve janë filmuar
- Le të lutemi që të njihet liria e ndryshimit të besimit për të gjithë afganistanët
Ky lajm mund të përdoret me kusht që t’i referoheni burimit : Portes Ouvertes France.
Përkthyer me autorizim nga Fondacioni Alo!Mik – Dërguar në bashkëpunim me VUSH.
Postime të tjera me interes:
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1285







