Ai është gjithnjë me ne!

Nga Manjola Condi

Mbrojtja e Perendise“Ka një arsye për gjithçka” … shprehja e parë që na vjen ndërmend kur gjëra të bukura na ndodhin dhe më e vështira për t’u pranuar me logjikë kur befasohemi nga surpriza jo të këndshme. Një ngjarje e tillë pasohet me dëshirën për të ditur arsyen pse…edhe nëse nuk i “ankohemi” Zotit, thëllë thëllë brenda nesh lind ajo pyetja se pse vërtet Zoti e lejoi këtë gjë të ndodhte. Pse Zoti la që ne të na ndodhte ndonjë gjë e keqe kur ai është në kontroll?!

Për këtë temë mund të vazhdohet të shkruhet me faqe të tëra… por një përgjigje e goditur me preku zemrën ndërsa një ditë shumë rastësisht pash filmin “Love comes softly” (Dashuria vjen lehtazi), fragmenti më i bukur i të cilit ishte ndërsa aktori kryesor, duke marrë si shembull vajzën e tij të vogël, thoshte:

“Misi mund të rrëzohet dhe të vritet, edhe pse unë jam duke ecur pranë saj. Por kjo nuk do të thotë që isha unë ai që e lejova diçka të tillë, pasi ajo e di që dashuria ime pa kusht për të do më bënte që ta ngrija dhe ta mbaja në krahë. Që unë do ta shëroja. Unë do të qaja me të kur ajo qan. Unë do të gëzohesha me të kur ajo është mirë.”

Në të gjitha momentet e jetës time Perëndia ka qenë pranë meje. E vërteta për dashurinë e Perëndisë nuk ka të bëjë me gjërat e këqija që na ndodhin, por me premtimin e Tij që Ai do të jetë gjithnjë aty pranë nesh kur ato të ndodhin.

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1154

Posted by on Feb 8 2010. Filed under A - Kryesoret, Apologjia, Jeta e krishterë, Jetë të transformuara, Materiale, Meditime. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Arkiva

Shënim për komentet që shkruhen

Njoftojmë të gjithë vizitorët tanë se duke filluar që nga ky moment nuk do lejojmë më komente të cilat nuk kanë të bëjnë direkt me temën e shkrimit nën të cilin ato shkruhen.
Thënën ndryshe, nëse komentet tuaja nuk përputhen me titullin dhe përmbajtjen e shkrimit, atëhere komentet e shkruara aty nuk do te aprovohen.
- Administratori -

Lexoni Biblën Online

Lexo Biblen online (foto)

Regent University

Duke klikuar linkun e mësipërm do gjeni informacion për programet MBA dhe MOL që ofrohen për shqiptarët.

Reklamë

Dhjata e Re (Versioni audio mp3)

Tani mund të porosisni Dhiatën e Re, lexuar nga Saimir Braho, përgatitur në format Audio (MP3). Teksti është i Shoqërisë Biblike, versioni “Së bashku”, përkthyer prej origjinalit.

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes