Home » Materiale, Materiale historike, Studime biblike » Bibla shqip – Hyrja

Bibla shqip – Hyrja

Bibla që po ju paraqesim, është bazuar në tekstin TEXUS RECEPTUS, që është një ndër tekstet më të plotë dhe besnikë ndaj origjinalit. Pikërisht në këtë tekst është bazuar bibla që ka pasur përdorimin dhe përhapjen më të gjërë në anglisht – King James Version – përkthyer në vitin 1611, në italisht versioni i Dr. Giovanni Diodati, përkthyer në vitin 1607, dhe në shqip Dhjata e Re e shkrimtarit të shquar Konstandin Kristoforidhi në vitin 1866.

Ky version i Biblës nuk është një përkthim dinamik i parafrazuar, që jep vetëm kuptimin e mendimit hyjnor të Zotit, për është një përkthim fjalë për fjalë i tekstit të frymëzuar nga Zoti. Bibla pasqyron plotësisht e në gjithçka karakterin e përpiktë dhe besnik të autorit të saj hyjnor, i cili do që asgjë të mos i shtohet e të mos i hiqet Fjalës së Tij. Në librin “Ligji i Përtërirë 4:2” shkruhet: Nuk do t’i shtoni asgjë atyre që unë ju urdhëroj dhe nuk do t’u hiqni asgjë, por zotohuni të zbatoni urdhërat e Zotit, Perëndisë tuaj, që unë ju porosis.

Përkthimi dhe redaktimi janë bërë nga gjuhëtarë dhe profesorë shqiptarë, në bashkëpunim me besimtarë të kishave të ndryshme nga Tirana, për kontrollimin e bocave, duke synuar në këtë mënyrë arritjen e qartësisë e korrektësisë së gjuhës shqipe. E gjithë bibla është përkthyer nga teksti italisht – Nuova Diodati Revisione 1991 – dhe është kontrolluar fjalë për fjalë më tekstin origjinal në gjuhën greke dhe është krahasuar me – King James Version – në anglisht për të pasur besnikërinë më të madhe që mund të arrihet ndaj teksteve origjinale të Dhjatës së Vjetër në herbraisht dhe Dhjatës së Re në greqisht. Pra, po ju paraqesim Biblën e parë të plotë në gjuhën shqipe, (Dhjatën e Vjetër në gusht 1993 dhe Dhjatën e Re në mars 1994) të përkthyer fjalë për fjalë sipas teksteve origjinale.

Emri i Perëndisë dhe atributet e tij janë përkthyer duke i qëndruar besnik gjuhës shqipe; termi në hebraisht Yah, YHËH, është përkthyer me fjalën Zoti. Nuk mund t’i hiqet asnjë artibut emrit të tij duke e reduktuar atë në një emër të thjeshtë, si Jehova, pa konsultuar origjinalin.

Transkiptimi i emrave të përveçëm biblikë është bërë duke ndjekur rregullat fonetike dhe duke u qëndruar sa më besnik teksteve origjinale në hebraisht dhe greqisht. Kjo është e vërtetë sidomos për emrat hebraike të Dhjatës së Vjetër, ndërsa shumë emra të Dhjatës së Re që janë bërë pjesë e kulturës shqiptare, kanë marrë formën shqiptare.

Postime të tjera me interes:

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=518

Posted by on Jan 16 2009. Filed under Materiale, Materiale historike, Studime biblike. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

3 Comments for “Bibla shqip – Hyrja”

  1. Pershendetje te gjitheve.
    Besimi tek Zoti eshte e para gje qe nje person duhet te arije ne jete. Nese ti vendos besim tek Zoti kure nuk do te zhgenjehesh. Ai nuk zhgenjen njeri qe beson tek Ai. une kete e kam pare ne mbrekullite qe ai ka bere ne jeten tone familjare. ne nje koment tjeter mund te ndaj ate qe ai ka bere ne jeten tone.

  2. me një besim tek Perëndia që i drejtoj të gjitha mirësi që i ka dhuruar të gjithëve dhe nëse dikush nuk sheh me sytë e zemrës, do ta ketë vështirë të përceptojë në mënyrë ët drejtë atë që e quajmë Perëndi…Ai mund të hetohet vetëm me bredni sepse kjo e jashtmja është vetëm për konsum të përditshëm dhe njerëzor…duhet ndihmuar njerëzve të hapin veshët dhe sytë e zemrave dhe kjo ëshët e vetmja rrugë shpëtimi, seps eështë vetëm dhuratë dhe jo sikur dhuratat e përditshme për ditëlindje dhe ahengje…këto shumë shpejt kalojnë…dhe Perëndia duhet të rrojë në neve dhe të banojë në neve e të ushqehemi me njëri-tjetrin…

  3. duhet të them se neve na mungon literatura për të zbërthyer në kontekst historik dhe gjeografik të dhënat dhe ecuritë e njohjes së vërtetë ët BIBLËS…ëshët shumë vështirë ët kuptohet nëse nukl ak një parapërgatitje të duhur dhe nivel ët duhur të përmbajtjeve dhe cilësisë së leximit…e lexon shumë herë por zbërthimi duhet ët ndihmojë në angazhimini e librave përcjellës të analizave dhe përmbajtjeve historike…shkurt thënë na mungon literatura edhe kritike edhe analiza e vlerësime zbërthyese që ndihmojnë në kapjen e ngjarjeve të ndodhur shumë më parë.. duhet të ubërthehn gjërat dhe të vështrohen m enjë kënd më ët gjërë etno-historiko -gjeografik, në një kontekst të zbullimit të rrethanave të paraqitura në BIBËL:..për një kapitull ose më pak, mund të shkruhen shumë libra të asja periode dhe të zbërthehen e të lehtësojnë lexuesin që ta kuptojë më mirë dhe drejtë…përse p.sh vazhdimisht thuhet se KURANI është më i vonë për gjashtë shekuj por se ka personazhe të njejta dhe kërkohet të vihet baraspesha me BIBLËN e cila ka një mbijetesë dhe histori biblike dhe marramendëse…nuk mund ët mbijetojnë dy libra dhe me të njejtën personazhe dhe në vendin pothuajse të njejtë të shafqen dhe të rishfaqen duke kundërshtuar të njejta rrëfime sikur janë duke garuar se ksuh merr më shumë poena…kuptohet se cili ishte misoni i paqes së Jezusit dhe ai misioni ushtarak dhe imponues i ripushtimeve osmane dhe ngehja në maje të shpatës së islmizimi të tokave njerëzore…edhe sot dallojmë përkatësinë islame me një dozë të fundamentalizmit të kohëv emoderne dhe pastërtisë dhe përhapjes paqësore të JEZUSIT…edhe vetë flijimi ka krijuar një veti dhe shëmbëlltyë[ mahnitëse të botës së atëhershme dhe të sotme duke dhënë mesazhe të mrekullueshme të vetëflijimit për tu kthyer në botën e dashurisë së Perëndisë…

Comments are closed

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes