Dita Globale e Lutjes! Takime lutje ne disa qytete ne Shqiperi.
A - Kryesoret, Aktualitet, Nevoja për lutje, Njoftime & Aktivitete, Përfshihu Monday, June 1st, 2009Bekime vellezer dhe motra!
DITA GLOBALE E LUTJES (DGeL) eshte nje levizje lutje qe filloi ne 2001 ne Afrika e Jugut. Ne vitet e fundit rreth 200 miljon njerez kane marre pjese ne Lutjet saj ne Festen e Reshajave.
Kete vit PER HERE TE PARE besimtare nga TE GJITHE 220 VENDET e botes do te marrin pjese! Qellimi i DGeL eshte rizgjim dhe korrje mbarboterore. Dhe qe gjithe toka te mbushet me lavdine e Perendise! Shiko dokumentet te bashkangjitura ose web faqen permendur me poshte.
PERGATITJA E DGeL Ka filluar qysh nga dt 21 Maj me 10 Dite Lutje. Lutje te sugjeruara (ne shqip) dhe shpjegimi i tyre diteve mund te gjesh ne dokumentet e bashkangjitura. Ju inkurajoj te merrni pjese si bashkesi qysh nga sot, edhe ne qofte se nuk keni marre pjese nga fillim. “Sepse toka do te mbushet me njohjen e Lavdise se Perendise, ashtu si ujerat mbulojne detin” (Hab 2:14) Ne shume vende ne Evrope, DGeL eshte rritur nga nje mbledhje e vogel ne nje fshat ose qytet deri ne nje levizje mbarekombetare.
Ne Britania e Madhe vizioni i DGeL ka shperthyer dhe do te festohet ne mbi 85 vende neper salla dhe ne hapesire. Vetem ne Londer do te kete 33 ngjarje te ndryshme. Ne Maqedoni te rinjte nga 4-5 bashkesi ne Shkup po mblihen per 24 ore lutje pa nderprerje keto dite. Ne Bullgari do te behet nje mbledhje ne sheshin kryesor te Sofies per dhjetra me mijera besimtare ne lutje.
Nga Rusi na tregojne: “Zoti na ka derdhur lumenjte me Uje te Gjalle nepermjet DGeL. Gjate 3 viteve te fundit DGeL ka mbuluar 30 qytete, edhe me qene se filloi vetem ne nje qytet.
Kush kishte imagjinuar te vije kjo dite kur gjithe toka do te mbulohet nga lutjet e shenjtoreve, nga lindja e diellit ne Lindje, ne perendimi i saj ne Perendim? Dita ka ardhur ne kete stine deshperimi. Tani le te lutemi qe Ai qe mund te beje shume me teper se sa dime te lutemi ose te mendojme, te degjoje lutjet tona dhe te sheroje vendin tone dhe kombet e botes.
Shenim: Ju lutem shikoni faqen e webit www.globaldayofprayer.com ose na kontakto ne [email protected].
Postime të tjera me interes:
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=619







