Home » Apologjia » Dy natyrat e Jezusit !

Dy natyrat e Jezusit !

Jezusi është Perëndia në mish. Ai nuk ekziston si gjysëm-njeri dhe gjysëm-Perëndi. Ai është plotësisht njeri dhe plotësisht Perëndi. Kur u mishërua, Ai i shtoi natyrës së Tij hyjnore natyrën njerëzore. Pra, Ai ka dy natyra: hyjnore dhe njerëzore.

Ai është Perëndia dhe njeriu në të njëjtën kohë. Ai nuk është thjesht një njeri “që kishte Perëndinë brenda”, ose thjesht një njeri që “manifestoi principin e Perëndisë”. Ai është Perëndia vetë dhe personi i dytë i Trinisë. “Ai është shkëlqimi i lavdisë së Tij dhe vula e qënies së Tij dhe i mban të gjitha me fuqinë e Fjalës së Tij “(Hebrenjve 1:3 – e perifrazuar).

Të dy natyrat e Jezusit nuk janë “të përziera sëbashku” dhe as të kombinuara në një natyrë njeri-perëndi. Ato janë të ndara, por bashkëveprojnë si një e përbashkët. Teologët e quajnë këtë ‘Bashkimi Hypostatik’.

Tabela e mëposhtme do t’ju ndihmojë të shihni të dy natyrat e Jezusit “në veprim”:

Perëndia

Njeriu

Ai u adhurua (Mat. 2:2,11; 14:33). Ai e adhuroi Atin (Gjoni 17).
Ai u quajt Perëndi (Gjoni 20:28; Heb. 1:8). Ai u quajt njeri (Mark 15:39; Gjoni 19:5; Luka 5:24).
Ai u quajt Biri i Perëndisë (Mark 1:1; Mateu 14:33). Ai u quajt Bir i Njeriu (Gjoni 9:35-37; 5:27).
Atij iu drejtuan lutje (Vep. 7:59). Ai iu lut Atit (Gjoni 17).
Ai nuk ka mëkat (1 Pjet. 2:22; Heb. 4:15). Ai u tundua (Mat. 4:1).
Ai jep jetë të përjetshme (Gjoni 10:28). Ai vdiq (Rom. 5:8).
Tek Ai banon gjithë plotësia e Hyjnisë (Kol. 2:9) Ai ka një trup me mish e kocka (Luka 24:39).

Një nga gabimet më të shpeshta që kultet jo të krishtera bëjnë, ka të bëj me moskuptimin e dy natyrave të Krishtit. Për shembull, dëshmitarët e Jehovait fokusohen në natyrën njerëzore të Krishtit dhe e injorojnë natyrën e Tij hyjnore. Dhe mormonët sëbashku me myslimanët, bëjnë të njejtin gabim, përsa i përket natyrave të Tij.

Për të kuptuar Jezusin, dhe si rezultat, të gjitha doktrinat e tjera që kanë të bëjn me Të, duhet që të kuptojnë dhe të përkufizojmë dy natyrat e Tij siç duhet.

Bibla dëshmon për Jezusin (Gjoni 5:39), profetët profetizuan për Të (Vep. 10:43), Ati dëshmoi për Të (Gjoni 5:37; 8:18),Fryma e Shenjtë dëshmoi për Të (Gjoni 15:26), veprat që Jezusi kreu dëshmuan për Të (Gjoni 5:36; 10:25), turmat dëshmuan për Të (Gjoni 12:17),dhe Jezusi dëshmoi për vetëveten (Gjoni 14:6; 18:6).

Disa vargje të tjera që mund të konsideroni kur të shqyrtoni hyjninë e Tij janë: Gjoni 1:1; 10:30-33; 20:28; Kol. 2:9; Fil. 2:5-8; Heb. 1:6-8; dhe 2 Pjet. 1:1.

1 e Timoteut 2:5 thotë: “Në fakt një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: Krishti Jezus njeri”. Tani, në qiell ndodhet një njeri në fronin e Perëndisë. Ai është avokati ynë me Atin (1 Gjonit 2:1), Ai është shpëtimtari ynë (Tit. 2:13), Ai është zoti ynë (Rom. 10:9-10), Ai është Jezusi.

Shënim: Këto informacione janë marrë dhe përshtatuar nga “Christian Apologetics & Research Ministry” – CARM.org

Postime të tjera me interes:

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=475

Posted by on Jan 25 2007. Filed under Apologjia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Comments are closed

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes