Home » Përfshihu, Zinxhiri i Lutjes » Egjipt – Gjashtë të vdekur në Krishtlindjen e koptëve

Egjipt – Gjashtë të vdekur në Krishtlindjen e koptëve

Jezusi sapo kishte lindur kur jeta e tij për herë të parë u vu në rrezik. Prindërve të tij u desh t’ja mbathnin për ta mbrojtur. Në të njëjtën mënyrë e kaluan Krishtlindjen mijëra të krishterë.

Përshembull, në Egjipt, më 7 janarin e kaluar, të shtëna me armë shpërthyen ndërsa të krishterët ishin duke u larguar nga festa e Krishtlindjes në kishën kopte të Nag Hamadit, në jugperëndim të vendit. Sulmuesit thanë se donin të hakmerreshin për dhunën e kryer ndaj një të reje myslymane. Por të krishterët na sigurojnë se bëhet fjalë veçse për një pretekst dhe se këto akuza janë të rreme. Gjashtë të krishterë mbetën të vrarë dhe nëntë të tjerë gjenden në një situatë kritike. Këto vrasje kanë ngjallur shumë reagime ndërkombëtare.

Një shembull tjetër në Iran, festat e Krishtlindjes kanë qenë një sprovë e vërtetë për të krishterët me origjinë myslymane. Policia përfitoi nga festa për të kryer bastisje në dy kisha shtëpie, duke i arrestuar pjestarët për t’i marrë në pyetje. Të paktën deri më sot pesë të krishterë akoma janë të arrestuar. Një e krishterë e re vajza e së cilës është 10 vjeç është e sëmurë dhe ndodhet në një vend të mbikqyrur.

Në Tizi Uzu, në veri të Algjerisë, të krishterët akoma nuk kanë arritur të hyjnë në kishën e tyre në 26 dhjetor sepse ishte marrë me forcë nga ekstremistët myslymanë (të shtytur në të vërtetë nga policia). Ata nuk lejuan askënd të hynte në ndërtesë për dy ditë rrjesht para se ta digjnin më së fundmi. Kështu mësuam se në 9 janarin e kaluar, dikush i vuri zjarrin kishës nga brenda.

Dhe në Indonezi, të krishterët që përgatiteshin për të festuar Krishtlindjen, në kishën e Bekait në perëndim të Javës, patën surprizën e pakëndshme të shihnin më shumë se 1000 ekstremistë myslymanë që ishin mbledhur për të prishur festën! Fatmirësisht, policia ndërhyri për t’i mbrojtur.

  • Le të falenderojmë Perëndinë për guximin e këtyre të krishterëve.
  • Le të lutemi që të krishterët e Egjiptit, Iranit, Algjerisë dhe Indonezisë të forcohen për këtë vit të ri 2010.
  • Le të lutemi që përndjekësit të preken nga dashuria e Perëndisë.

Ky lajm mund të përdoret me kusht që t’i referoheni burimit : Portes Ouvertes France
Përkthyer me autorizim nga Fondacioni Alo!Mik – Dërguar në bashkëpunim me VUSH.

Postime të tjera me interes:

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1116

Posted by on Jan 27 2010. Filed under Përfshihu, Zinxhiri i Lutjes. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Comments are closed

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes