Etiopi – Ata dëshironin të mbillnin një kishë
Përfshihu, Zinxhiri i Lutjes Monday, October 12th, 2009
I riu Alemayehu Temesgen në Korrikun që sapo kaloi shkoi me një miken e tij, Amanuel-a Tigist Welde në krahinën e Amhara – së, në veri të Etiopisë, për të mbjellë një bashkësi të re të krishterë. Përgjatë një jave, ata lajmëruan komunitetin në lidhje me projektin e tyre, gjithnjë duke folur për besimin e tyre. Shumë njerëz rrëfyen mëkatet e tyre dhe pranuan Jezusin si Shpëtimtar.
Por projekti i tyre nuk i pëlqeu shumë grupit të quajtur «Aleanca e Shenjtorëve», pjesë e kishës Etiopjane ortodokse. Duke qenë armiqësorë ndaj protestantëve ungjillorë, pjestarët e këtij grupi nxitën disa prej pjestarëve të tyre t’i sulmonin ndërsa ata ungjillizonin në rrugë. Alemayehu-u plagos ndërsa Amanuel-a mundi të gjente strehë në një shtëpi.
Më pas dëshmitarë të rremë akuzuan dy të krishterët se kishin ofruar para dhe dhurata në shkëmbim të kthimeve në besim. Alemayeh-u dhe Amanuel-a u përpoqën të mbroheshin duke thënë se ata thjesht kishin treguar bindjet e tyre. Ata u mbështetën në Kushtetutën e vendit që autorizon lirinë fetare (neni 27). Gjykata në vijim i shpalli fajtorë dhe i dënoi me gjashtë muaj burg. Apelimi i tyre i parë u shty më 21 Shtator 2009. Kushtet e burgosjes të dy të rinjve janë gjithnjë e më shumë të rënda. Që prej 20 Gushtit, atyre u është ndaluar çdo lloj vizite dhe ushqimi që u jepet është me racion. Por, pavarsisht nga sharjet e të burgosurve të tjerë, Alemayeh-u dhe Amanuel-a vazhdojnë të flasin për besimin e tyre sapo u jepet rasti.
Që prej 40 vjetësh numri i të krishterëve protestantë etiopjanë vazhdon të rritet deri në 20% të popullsisë. Protestantët shpesh marrin rregullisht përndjekje nga kisha etiopiane ortodokse, që ndikohet fuqishëm nga traditat e vendit, e cila i konsideron si sekt heretik.
- Le të falenderojmë Perëndinë për besimin e palëkundur të Amanuela – ës dhe Alemayehu-t.
- Le të lutemi për sigurinë e tyre në këtë burg dhe që apeli i tyre i dytë në Gjykatën e Lartë të zonës të pranohet. Amanuel-a është e burgosur në qeli me të dënuara për vrasje, nga të cilat dhe ka marrë kërcënime.
- Le të lutemi që të mbillet kjo kishë e re, edhe nëse do të jetë në burg.
Ky lajm mund të përdoret me kusht që t’i referoheni burimit : Portes Ouvertes France
Përkthyer me autorizim nga Fondacioni Alo!Mik – Dërguar në bashkëpunim me VUSH.
Zinxhiri i Lutjes: Lajmet e fundit nga Kisha e përndjekur
Postime të tjera me interes:
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1003








Shum e vertet osht se te krishteret ofrojn para e dhurata per konvertim, bile shpesh perdorin edhe metoden e shantazhimit, psh: nje i semure nuk ka rrugedalje tjeter te sherohet sepse nuk ka mjete financiare dhe jeta e tij eshte ne rrezik, keta shkojn i ofrojn pagimin e mjekimit me kusht qe ai ta pranon krishterimin. Kjo eshte shume jo-njerezore. Ketyre i thojne kriminel e jo perhapes dashurie dhe vendi i tyre eshte burgu, edhe ate me mire te them qelia. Pershendetje.
Nuk e paskna dit qe mbjellen kishat, kishe ndertohen!!! Qudi.
Pershendetje Endrit,
faleminderit per komentin, por me duket se eshte anashkaluar teksti qe thote:
Por une po tregoj per raste konkrete qe kane ndodhur ne Kosove, psh nje ne Fushe Kosove ku nje familje e varfer ka pas nje qike te re 12 vjeqare te semure rende dhe nuk kane pas rrugedalje tjeter ndersa nje shoqate e krishtere i ka ofruar dergimin ne Itali per sherim me kusht qe e tere familja te pranoj krishterimin. Kjo nuk ka te beje asgje me deshmi te rreme sepse ka qene rasti i paraqitur edhe ne gazeta para disa vitesh. Ky eshte nje rast qe nuk e di as vet si ka dal ne opinion sepse perdoren shantazhime te hatashme per mbylljen e gojes te atyre qe kundershtojne. Me tregoniu, çka i thoni ju kesaj, dashuri?
Miku im, une nuk e kisha fjalen per ate qe ka ndodhur ne Kosove, sepse une nuk kam se si ta verifikoj ate qe po thua ti. Por thjesht po theksoja faktin qe nuk mund ta marresh nje tekst e ta perdoresh si pretekst per cfare te duash ti.
Te gjith e dim se pas luftes ne Kosov kan vershuar organizatat bamirse nga te dy fet si krishtere edhe edhe islame
Dhe osht e vertet se jan angazhuar keto qe te ndertohen shtepi po e them disa organizata humanitare jo te gjitha se duhet te thuhet e verteta po me se shumti ka ofruar organizata e kishes baptiste e cila ka qen ne qytetin tim dhe keto gjana jan me se te verteta siq thot ENDRITI se ka organizata ne boten krishtere te ofrojn ndihm ne kembim te nderimit te fese
Kisha pasur deshir te me trgoj dikush se qfar dallimi ka ortodoksizmi dhe krishterimi sepse i besojn trinitetit te dy palet e lexojn te njejtin liber po qfar jan dallimet ne mes tyre sepse shikuar per se afermi ato jan te njejta dy palet adhurojn ATIN BIRIN DHE SHPIRTIN E SHENJT E EDHE MARIJEN si zotra jam kurijoz te di reth kesaj qeshtje nese ka mundsi te me sqaroni
Pershendetje Albkristiani: kishat vertet ndertohen,kurse xhamit i mbjelli armiku pasiqe i rrenoj kishat Shqipetare sikurse edhe fen qe ua imponoj shum shqipetareve. tragjedia me e madhja qe i ka ndodh Kombit shqipetar esht ajo e te pareve qe i dhan edhe me shum fryt fes armikut. Shqipetaret e Kosoves jen plot te vetdieshem sa i perket fes e historis e si u mbeti,nga gjyshet qe nuk dinin e nuk paten tjeter rrugdalje,kurse tani e tutje do e plotsojn edhe ate zbrastir historie qe ka mbet.Ate qe thot ai miku siper qe krishteret separi te bejn krishter e pastaj te sherojn,nuk esht aspak e vertet,por don perpara se ndokush te fol per keta musilat qe i detyrojn te dalin me mjekrra neper rruget e kosoves nuk perputhen askund me vlerat Shqipetare.te e fundit nese Shqipetaret e KOsoves behen krishter siq edhe po ndodh,ateher nuk do gabonin aspak,perkunrazi doe vazhdojn aty ku jua nderpreu armiku dhe do e qojn testamentin e GJERGJ KASTRIOTIT NE VEND e te shum tjereve.ju nuk mundeni te flisni per Shqipet e Kosoves,sepse nuk perputhet askund kjo deklarat qa keni shkruar ketu siper.mjekrroshav heret a von do jua shohin sherrin SHQ siq thot Populli.Shendet Shqipetarve
Tani Shqipet e Kses i kan udheheqsat e shkolluar,jo si me par qe ishte plaku i regjionit e nuk dinte qesht politika apo diplomacia si Xhemajl Obria qe flitke per ter dukagjinin…..
alo u pershendes te githe vlezrit e motrat shqiptar katolik mysliman e ortodoks zoti qoft me ne te gjith dhe na ndihmoft….
jezukrishti thot ke dashuri ndaj njer tjetrit dhe jo perqarje
zotii don te gjith shqiptaret,zoti e bekoft atdheun ton te dashur.amin.
jam mysliman por do te kthehem ne katolik se besoj ne jezus krisht dhe per nje arsye tjeter qe feja katolike ke feja e te gjith shqiptarve dikur por me okupimin b tutk na ndryshoj fen neve shqiptarve me shpat,jo qe ne dashtem por u detyruam ne okupimin turk 500 vjeqar tipik me okupimin serrb te millosheviqt qe e patem.dhasht jezu krishti e e ndihmoft kosoven.AMIN….
ne shqiptaret duhet ta ndejna veten nje per arsye se jena nje nuk ka popull tjeter shqiptar veq ky qe jena pavarsisht vuejtjeve qe ne shqiptaret i patem ne shekuj.dhe okupimeve qe patem.jezus krishti e bekoft popullin shqiptar qe e kena nje xhak qe eswht derdhur ne hekuj por me ndihmen e zotit shpetuam ne shekuj dhe ja ku jena dem baba dem….
Po shihet armend qe je katolik e po mundohesh me servu keso lloj propagandash kinse je musliman e ke me u konvertu etj etj. E qka eshte me tragjike eshte se as fene tende spo e njihshe si duhet por paske urrejtje te madhe ndaj feve tjera, veqanersisht fese Islame, dhe kjo te ben person shume te padobishem ne qdo aspekt. Po mos te ishin turqit ti sot nuk do kishe folur shqip, keshtu ju te gjithe krishteret tregoheni bukepermbyst ashtu siq vertet jeni dhe shani ata qe deri sa ishin ketu ju mbanin para duarsh. Sa ishte Perandoria Osmane ketu ne trojet tona ne Shqiptaret ishim mbreter, udheheqnim me ushtrine me te madhe boterore te asaj kohe, kishim vezir, kryeministra, gjeneral, pashallarë, gjyqtar, dijetar te medhenj qe mbanin pozita kyqe ne kryefuqine boterore te asaj kohe. Me thuaj a me dhune na detyruan ata ti mbajm ato pozita??? Ai qe me forcen e shpates te pushton e te mban nen pushtet te mban rob sikurse ishim nen sllavet e nuk te ngrit ne pozita te larta e te privilegjon sikurse ishim ne. Nuk ke faj qe shan ashtu sepse edhe gjat sundimit te shkaut ju te krishteret ishit te privilegjuar, rast konkret jane fshatrat katolike ne kosov ku gjate luftes i vizatonin neper dyert e tyre kryqat e medhenj me ju tregu shkive se jemi vellezerit e juaj, mos na vrani neve po vrani ata armiqt tone – muslimanet shqiptar. Per ata askund nuk gjen emrin e ndonje katoliku te vrave gjate luftes, sepse ishin pobratina – vellezer me shkiet, mu sikurse ishte Gjergj Kastrioti me Milutinat e me sllavet tjer gjat kohes se tij, ku i martoj te gjith motrat e tij me princa serb, e asnje me shqiptar. Ja pra, fatkeqesisht ju jeni kesi lloj, kshtu qe mos u shitni patriota, se ka njerez qe e dijn shum mir se kush jeni dhe qka jeni.
Per Palin. Mire, nese turku na ka be me zor musliman atehere pse nuk e leshuan fene Islame te gjithe shqiptaret kur dihet se turqit dhe ushtria e tyre nuk jane me ne trojet shqiptare qe 100 vite??? Mund te marresh diqka me zor por t’i japesh dikujt diqka me zor nuk eshte e mundshme. Qka po i shtyn te gjithe ata perendimore te pranojne fene Islame ne keto momente kur Islami ofendohet e propagandohet dite e nate neper media? Shpata e turkut??? S’e besoj. Eshte bukuria dhe arsyeshmeria qe ofron Islami. Dhe sa per ate qe muslimanet paguhen me mbajt mjekrra, them qe kjo propagand eshte filluar nga serbet para 20 vitesh dhe ti po e vazhdon. Si duket ty po te paguajn serbet per me vazhdu ate qe ata kane filluar, sepse tash duhet me gjet ndonje shqipfoles me ja kry punet e tyre per shkak se me nuk kane prezence fizike ne trojet tona.
P.S. Sipas Bibles tuaj Pali ka predikuar dashuri ndersa ti predikon urrejtje ndaj bashkekombasve tu. Me mire nderroje emrin sepse i jep hije te keqe fese tende.