Home » Apologjia, Islami » Fillimet (Origjina) e Islamit

Fillimet (Origjina) e Islamit

Fillesa e Islamit: Ndër Fetë Kryesore më të Reja Botërore
Origjina e Islamit fillon me Muhamedin rreth vitit 622 pas.K. Kjo fe relativisht e re pretendon se është restaurimi i vërtetë i monoteizmit i filluar nga Abrahami, dhe që si e tillë, që ajo e tejkalon Judaizmin dhe Krishterimin, për të cilat thuhet se ishin të korruptuara dhe të paplota.

Islami bazohet në një nënshtrim të plotë ndaj Perëndisë së “vërtetë”, Allahut. Muslimanët janë të thirrur që të mbajnë “pesë shtyllat” (disiplinat) e Islamit në mënyrë që të fitojnë shpëtimin e përjetshëm.

Image Origjina e Islamit: Pak Sfond
Fillimi i Islamit i akreditohet Muhamedit, i cili jetoi mes viteve 570 dhe 632 pas.K. Ai besohet nga muslimanët që të jetë profeti i fundit dhe më i madh i Perëndisë (“vula e profetëve”). Kur’ani u diktua nëpërmjet tij. Muhamedi u lind në Mekë, por më vonë u detyrua të largohej nga aty rreth vitit 622 pas.K. Nga Meka, Muhamedi ishte instrumenal në themelimin e Islamit si feja zyrtare e Arabisë.

Për muslimanin, Kur’ani është libri i shenjtë i Islamit dhe fjala e vërtetë e Perëndisë. Muhamedi pretendonte që Kur’ani përmban fjalët paraekzistuese dhe të përkryera të Allahut, të diktuara në Arabisht nga ëngjëlli Gabriel. Islami mëson që Kur’ani përmban zbulesën dhe vullnetin e plotë dhe të pandryshuar të Allahut. Kur’ani është pak më i shkurtër se Dhjata e Re në Bibël, dhe është i ndarë në 114 Sura (Kapituj). Çdo Surë përfaqëson një vizion episodik të marrë nga Muhamedi, të cilat (vizionet) shumë historianë muslimanë i kanë përshkruar si kapje apo përpëlitje epileptike që vazhduan përgjatë shumë viteve. Ndërsa Islami respekton disa pjesë të Dhjatës së Vjetër (pesë librat e parë të Dhjatës së Vjetër), Psalmet, dhe katër Ungjijtë ose të gjithë Dhjatën e Re, Kur’ani vetë mbahet si i vetmi vetmi autoritet për fenë Islame. Islami mëson që Kur’ani mund të kuptohet plotësisht vetëm në Arabisht, dhe prandaj, është bërë një detyrim fetar që ta lexosh dhe ta flasësh në gjuhën origjinale. Sipas Islamit, Allahu nuk mund të njihet në një mënyrë personale, por vullneti i tij është i zbuluar plotësisht në Kur’anin origjinal.

Origjina e Islamit: Efekti i Sotshëm
Që nga fillimet e veta, Islami ka qenë shpesh herë një fe agresive dhe misionare në orientim. Gjatë 100 vjetëve të para, dhe shpesh herë duke përdorur focën ushtarake, Islami arriti që të shtrihej në Lindjen e Mesme, në shumicën e Afrikës Veriore, dhe deri në Indi. Sot, Islami është feja me rritjen më të shpejtë në botë, dhe me një numër prej një-miliard njerëzish. Më shumë se gjysma e muslimanëve në botë jetojnë në Jug dhe Jug-Lindje të Azisë, 30 përqind në Afrikë, 10 përqind në Lindjen e Afërt e atë të Mesme, dhe 5 përqind kudo tjetër.

Meqenëse muslimanët besojnë që ata adhurojnë Perëndinë e Abrahamit, shpesh herë bëhet pyetja nëse Perëndia i tyre është i njejtë me atë të Biblës. Kur’ani deklaron, “Madje për shkak të thënies së tyre: “Ne e kemi mbytur mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut”. Po ata as nuk e mbytën e as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që iluzojnë. E ata me siguri nuk e mbytën atë.” (Nisa 4:157)

Në kontrast, Bibla na mëson që nëpërmjet Krishtit “u krijuan të gjitha gjërat, si në qiej edhe mbi tokë” (Kolosianëve 1:9-23), dhe që “Krishti vdiq për mëkatet tona sipas Shkrimeve, Ai u varros, u ngjall ditën e tretë sipas Shkrimeve” (1 e Korintasve 15:3-4). “Ja se si e shfaqi Perëndia dashurinë për ne: Perëndia dërgoi në botë Birin e Vet të vetëm që ne të jetojmë nëpërmjet Tij. Këtu qëndron dashuria: jo se ne e kemi dashur Perëndinë, por Ai na deshi ne dhe dërgoi Birin e Vet si flijim pajtues për të shlyer mëkatet tona.” (1 e Gjonit 4:9-10).

Kur’ani mëson që duke mbajtur 5 shtyllat e Islamit njerëzit mund të gjejnë favor me Perëndinë. Bibla na mëson që askush nuk mund ta fitojë shpëtimin nëpërmjet veprave të tij. “Sepse me anë të hirit jeni shpëtuar nëpërmjet besimit dhe kjo jo prej vetes suaj, por është dhuratë e Perëndisë, jo prej veprave, që askush të mos mburret” (Efesianëve 2:8-9). Prandaj, ju duhet ta pyesni vetveten, se si veprat e tona të mira, të cilat ne duhet që ti bëjmë vazhdimisht, mund ti anullojnë ato rastet kur ne dështojmë që të bëjmë mirë? Bibla na mëson që, “pa derdhje gjaku nuk ka falje” (Hebrenjve 9:22). “Sepse është gjaku që bën shlyerjen e fajit për jetën” (Levitiku 17:11). Prandaj, paga e mëkatit është vdekja; ndërsa dhurata e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezus Krishtin, Zotit tonë” (Romakëve 6:23).

Shënim: Ky material u morr dhe u përkthye nga faqja “Origin of Islam – Its Imact”. http://www.origin-of-islam.com/

Përktheu dhe përshtati: Elvis Plaku

Postime të tjera me interes:

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=496

Posted by on Oct 18 2007. Filed under Apologjia, Islami. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

4 Comments for “Fillimet (Origjina) e Islamit”

  1. Përktheu: Rezart Beka
    Marrë nga libri, i Raffaelo Russo-s: Islam storie e dottrine, f. 115-122

    Lexuesi perëndimorë shpesh habitet kur njihet me faktin se muslimanët e njohin Jezusin si një profet të tyre, por kjo nuk duhet të na bëjë habi nëse marrim parasysh faktin se Muhamedi nuk e konsideronte veten themeluesi i një “religjoni të ri”, por përkundrazi një përsosës dhe përmbushës i asaj që profetët kishin përgatitur para tij.
    Është e natyrshme që rrëfimi për Jezusin ashtu siç shfaqet në Kuran dhe në traditën profetike, të jetë pjesërisht i ndryshëm nga ajo që gjejmë të shkruar në ungjij.
    Para së gjithash Jezusi nuk është biri i Zotit, ide gati e pakonceptueshme kjo për monoteizmin e rreptë Islam, e nga ky këndvështrim qartësisht e pavërtetë duke qenë se cënon rëndë trashendencën e Zotit.

    Nuk ekziston as teologjia e kryqit, asnjë akt shpëtimtarë i kryer përmes vdekjes në kryq, që për muslimanët nuk ka ndodhur kurrë: Jezusi u shpëtua nga vdekja përmes një ndërhyrje të mrekullueshme nga ana e Zotit, e kjo mrekulli është një nga shenjat më të mëdha që garanton vërtëtësinë e misionit profetik të tij, siç ndodhi për Moisiun (gjatë kalimit të detit) dhe për vetë Muhamedin ( i shpëtuar nga Zoti shumë herë nga sulmet e mekasve).
    Ne fakt, janë të shumta detajet e jetës Islame të Jezusit të cilat të sjellin ndërmend edhe histori të profetëve të tjerë.
    Së pari, konteksti: tekstet islame e paraqesin Perandorinë Romake si perandorinë pagane të rradhës, e cila dominohej nga nga një ideologji religjioze që i shpinte njerëzit të adhuronin statuja prej guri sikur ata me të vërtetë të ishin në gjëndje që ti bënin keq ose mirë njerëzve.
    Perandori shihet si një lloj Faraoni dhe vartësit e tij (Governatori i Judesë në kohën e Jezusit, ose Herodi mbret i Sirisë dhe i Izraelit në momentin e lindjes së Jezusit), si njerëz që përsërisin të njejtat veprime si të lashtët, që gjatë atyre kohëvë, në kohën e Noeut, Hudit, Moisiut, kanë shkatuar zemërimin ndëshkues të Zotit. Jo pa qëllim që nga lindja e tij, në tekstet islame, Jezusi paraqitet si një luftues i madh i idhujtarisë: “Kur Jezusi, paqja qoftë me të, erdhi në këtë botë, të gjithë idhujt në tokë u rrëzuan kokëposhtë” Sipas traditave Islame ky ishte një moment kthimi në historinë e njerëzimit, në fakt nuk kishte asgjë më efikase për humbjen e njerëzimit sesa këto idhuj, xhindët futeshin brenda tyre e u flisnin njerëzve duke ndikuar në jetën e tyre e këto të fundit besonin se ishin idhujt që flisnin. Po kur ndodhi ky fakt idhujt humbën respektin në sytë e njerëzve. (Vita di Gesu secondo le tradizioni islamiche, Palermo 2000; f. 60-61).

    Elementë të tjerë të historisë së mrekullueshme të lindjes së Jezusit të sjellin ndërmend episode të ngjashme të jetës së profetëve të tjerë, përfshi këtu edhe Muhamedin.Për shembull ngjarja e takimit të parë midis Maries dhe Kryeengjëllit Gabriel (Anuncimi i të krishterëve: momenti kur virgjëresha Mari, mëson se do të lind një djalë) është shumë e ngjashme me takimin e parë ndërmjet Muhamedit dhe Gabrielit. Sharjet dhe fyerjet që ka kalur Maria, për faktin se mendohej se kishte lindur një djalë “pa baba”, janë të ngjashme me sharjet dhe fyerjet e pësuara nga shumë profetë të tjerë. Si shumë profetë të tjerë edhe Maria u largua për një farë kohe nga vendi i saj (Ajo e barti atë (Isain), andaj (me të në bark) u izolua në një vend të largët (Sure Merjem 22), e shoqëruar nga Jozefi, zdrukthtari, i cili sipas disa haditheve thuhet se ka qenë kushëriri dhe jo burri i saj. Ata u larguan për arsye se jeta e fëmijës ishte në rrezik dhe jo vetëm nderi i Maries. Më tej në biografitë tradicionale për Jezusin është tezja e Maries ajo që i tërheq vemendjen me këto fjalë: “Nëse ti do të lindësh fëmijën tënd duke qëndruar në mes të njerëzve ato do të ofendojnë, do të shpifin dhe së fundmi do të vrasin ty së bashku me fëmijën tënd” (Vita di Gesu secondo le tradizioni islamiche, Palermo 2000; f. 57)

    Gjatë arratisë Maria, u pushtua për një çast nga lodhja dhe humbja e shpresës: E dhembja (e lindjes) e mbështeti atë te një trup i hurmës. Ajo tha: “Ah sa mire ka qenë për mua të kisha vdekur para kësaj e të isha e harruar që moti!” E prej së poshtmi atë e thirri (Xhibrili): “Mos u brengos, Zoti yt bëri pranë teje një përrockë (uji)”. E ti shkunde trupin e hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta.” (Sure Merjem 23-25). Në atë vend Maria lindi Jezusin, dhe uji dhe hurma ishin ushqimi i parë i saj. Traditat islame saktësojnë “se nuk ka asgjë më të mirë për nënat që po lindin se uji dhe hurma” dhe se ajo përrockë uji e mrekullueshme ishte e ftohtë nëse e pije dhe e vakët nëse e përdorje për larje” dhe thuhet se Muhamedi, Zoti e bekoftë dhe i dhëntë shpëtim, e kishte zakon të përtypte hurma dhe t’ia vente në gojë fëmijëve të shokëve të tij kur ato vinin në këtë botë. (Vita di Gesu secondo le tradizioni islamiche, Palermo 2000; f. 59-60)

    Udhëtimi i Maries nuk kishte për të përfunduar në Betlehem. Edhe në librat e muslimanëve rimerret historia biblike e masakrës së fëmijëvë të pafajshëm dhe ikjes në Egjipt, ngjarje kjo që përbën precedentin e fundit të hixhretit të profetit Muhamed.
    Maria dhe biri i tij ndenjtën në egjipt për 12 vjet deri në vdekjen e Herodit…
    Mrekullitë do ta shoqërojnë Jezusin gjatë gjithë kohës e do të shumfishohen sidomos gjatë viteve të fundit të “jetës publike të” tij, që për islamin korespondon me shpalljen nga ana e Jezusit të fesë së Allahut, d.m.th. besimit në ekzistencën e një Zoti të vetëm, krijues të qiellit dhe të tokës, dhe të bindjes që duhet treguar ndaj urdhërave të tij për të fituar shpëtimin. Edhe Jezusi, ngjashëm si profetët e tjerë iu desh të përballej me sulmin dhe përqeshjet e popullit të tij, i cili nuk e pranonte mesazhin e tij.
    Shumfishimi i mrekullive i detyrohet pikërisht nevojës për të dhënë shenja të profetësisë, të afta që të shkundin skeptikët e ti tregojnë atyre provat se Jezusi ishte i dërguari i Zotit.
    I këtij lloji është edhe një nga mrekullitë që i atribuohen Jezusit në kuran, por jo në ungjijtë kanonikë.

    Ai, ndërsa po predikonte një ditë përballë një grupi të madh njerëzish, tha: “Dhe, të dërguar te bijtë e Israilit: unë kam ardhur nga Zoti juaj me argument, unë nga balta ju bëj diç si shpendi, i fryej atij dhe ai me lejen e All-llahut bëhet shpend…” (Ali Imran 49). Sipas disa biografive mbi jetën e Jezusit të bëra nga dijetarë musliman pohohet se “zogu i bërë nga jezusi fluturonte për sa kohë njerëzit e shihnin, e kur ato e hiqnin shikimin prej tij, ai binte në tokë i vdekur. Kjo ndodhte për të bërë një dallim ndërmjet asaj që bëhej nga Jezusi dhe asaj që bëhej nga Zoti i lartmadhëruar, si vërtetim i faktit se vetëm ajo që është e krijuar nga Zoti i Gjithfuqishëm është e përsosur” (Vita di Gesu secondo le tradizioni islamiche, Palermo 2000; f. 88)
    Mrekulli të tjera që i atribuohen Jezusit si në kuran ashtu edhe në hadithet profetike, gjenden edhe në bibël, me dallime shumë të vogla në rrëfimin e ngjarjes. Midis tyre më të njohurat janë shërimi i të verbërit dhe ngjallja e Lazarit.
    Dallime të mëdha ekzistojnë përsa i përket kryqëzimit dhe vdekjes së Jezusit, një element thelbësor ky në religjionin e krishterë. Sipas shumë biografive të hershme Jezusi dënohet nga autoritetet hebraike me ndihmën e romakëve por në moment të fundit shpëtohet në mënyrë të mrekullueshme nga Zoti. Në kuran pohohet se hebrenjtë dhe romakët kishin bindjen e gabuar se e kishin kryqëzuar dhe vrarë Jezusin, birin e Marisë të dërguarin e Zotit, por Zoti e kishte zëvëndësuar atë me një tjetër “Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau” (Nisa 157). Ngjashëm si në rrëfimin biblikë, por këtë herë pa elementin e ringjalljes, Jezusi u ngrit në qiell sipas vullnetit të Zotit, duke i shpëtuar përfundimisht armiqve të tij, jo pa përfunduar më parë edhe misionin e tij.

    Së fundmi, dallimet themelore ndërmjet Krishterimit dhe Islamit lidhur me Jezusin mund të përmblidhen si më poshtë:
    1. “Doktrina e trinitetit: sipas muslimanëve është një triteizëm i panevojshëm brenda religjionit të krishterë.
    2. Ideja që Jezusi mund të jetë “Biri i Zotit” në kuptimin strikt dhe literal të termit.
    3. Ideja e shëlbimit, fakti që Jezusi i mori mbi vete të gjitha mëkatet e njerëzimit, përmes vdekjes së tij në kryq.
    4. Ideja që Zoti është mishëruar në një njeri, është e papërputhshme me idenë e trashendencës hyjnore në Islam.

    Doktrina e Jezusit, është e ngjashme në të dy versionet e historisë, të ngjashme janë mrekullit që i atribuohen atij, domethënia e tyre dhe e mesazhit të fjalëve të tij, ndonëse ka një dallueshmëri të madhe në rolin që i mvishet këtyre të fundit në planin shpëtues të Zotit. Sepse Jezusi, sipas muslimanëve është i ngjashëm në rolin e tij me Gjon Pagëzorin siç njihet në teologjinë e të krishterë. Misioni i tij konsistonte në anuncimin e ardhjes së ardhjes së profetit të fundit të Zotit, Muhamedit.
    Në shumë biografi të Jezusit të shkruar nga Muslimanët lexojmë: Në fillim të misionit të tij para se dishepujt ta ndiqnin atë i thanë: “A do të ketë një profet tjetër përvec teje”? Dhe përgjigja ishte: “Sigurisht, do të jetë profeti Arab”

    (Vita di Gesu secondo le tradizioni islamiche, Palermo 2000; f. 83)

  2. faleminderit jetmir

    ONE GOD

    I
    ONE MESSAGE

  3. pershendetje
    islami nuk fillon me Ibrahimin por me njeriun e par Ademin pastaj me Nuhun deri te Ibrahimi i cili eshte i bindur ndaj njesis se zotit se AI eshte nje
    AI TA ZBRET TY (MUHAMED)LIBRIN ME ARGUMENTE QE ESHTE VERTETUS I LIBRAVE TE MEPARSHEM.AI E ZBRITI ME PARE TEVRATIN EDHE INGJILIN
    nese e lexon me kujdes kete ajet kuranor e kupton se po AI ZOT qe e zbriti dhijaten e vjeter te Musaj dhe dhijaten e re te Isa(mesia biri merjemes) eshte po AI ZOT qe e zbriti kuranin qe eshte udhrefyes QE I NXJER NJERZIT PREJ ERSIRAVE NE DRITE.
    Jezusi nuk ka qen as perendi as bir i perendis po vetem profet dhe se as Merjemja nuk ka qen perendi si i referoheni trinitetit
    deshiroj nga ti komentin e keti ajeti qe deshmon pushtetin absolut te ALLAHUT
    PO SIKUR TE DONTE ALLAHU TA SHKATRONTE ISEN E NENEN E TIJ E GJITHE BOTEN KUSH DO TE ISHTE AI QE DO TA NDALONTE
    PO KUR ISAI ERDHI ME ARGUMENTE THA:ERDHA TE JU ME PEJGAMBERLLEK DHE ERDHA TJU SQAROJ ATE PJESE QE E KUNDERSHTONIT PRA KINI FRIK ALLAHUN E ME RESPEKTONI MUA
    E SKA DYSHIM ALLAHU ESHTE AI ZOTI IM DHE ZOTI JUAJ ATE ADHURONJE KJO ESHTE RUG E DREJT
    O ISA UNE PO TE MAR TY PO TE NGRIS TEK UNE PO TE SHPETOJ PREJ ATYRE QE NUK BESUAN.E ATA QE TE BESUAN TY DO TI NGRIS LARTE MBI ATA QE NUK TE BESUAN DERI NE DITEN E KJAMETIT PASTAJ VETEM TEK UNE ESHTE KTHIMI JUAJ E UNE GJYKOJ PER ATE QE KUNDERSHTOHESHIT.
    KETO QE PO TI LEXOJM TY O I DERGUAR JANE NGA AJETET JANE NGA KURANI I PA TE META
    VERTET QESHTJA E ISAJT (te lindur pa baba)TEK ALLAHU ESHTE SIKURSE QESHTJA E ADEMIT.ATE E KRIJOJ AI NGA DHEU E PASTAJ ATIJ I THA ;BEHU: AI U BE
    E VERTETA ESHTE KJO NGA ZOTI YTE E TI KURSESI MOS U BE NGA ATA QE DYSHOJN
    E KUSH TE KUNDERSHTON TY NE QESHTJEN E TIJ(ISAIT)PASI QE ESHTE BERE E DITUR E VERTETA TI THUAJ::EJANI TI THRASIM BIJET TAN E BIJET TUAJ GRAT TONA DHE GRAT TUAJA VETE NE DHE VETE JU MANDEJ SINQERISHT TE LUTEMI PER MALLKIM DHE MALLKIMIN NGA ANA E ALLAHUT TA HEDHIM KUNDER GENJESHTARVE
    SKA DYSHIM KY ESHTE LAJM I VERTET NUK KA ASNJE TE ADHURUAR POS ALLAHUT ALLAHU ESHTE AI I PLOTFUQISHMI E I VETEDIJSHMI
    THUAJ (O I DERGUAR)O ITHTAR TE LIBRIT (JEHUDI E TE KRISHTER)EJANI TE NJE FJAL QE ESHTE E NJEJT MES NESH DHE MES JUSH TE MOS ADHUROJM POS ALLAHUT TE MOS I BEJM ATI ASNJE SEND SHOK TE MOS KONSIDEROJM NJERITJETRIN PER ZOTER POS ALLAHUT E NE QOFT SE ATA KUNDERSHTOJN JU THONI DESHMONI PRA SE NE JEMI MUSLIMAN
    zotrinje te nderuar kto jane ajete qe flasin se kush eshte krijusi e kush krijesa
    e per qeshtjen e Ibrahimit nuk mund te polemizoni me ne se a nuk jan shpalur dhijata e vjeter dhe e re vetem se pas ti
    IBRAHIMI NUK ISHTE AS JEHUDI AS I KRISHTER POR AI ISHTE LARG BESIMEVE TE KOTA ISHTE MUSLIMAN DHE NUK ISHTE IDHUJTAR
    keto jan disa ajete qe tregojn te verteten dhe vetem kesaj doktrine i mbeshtetemi se nuk ka as bir e as grua por vetem nje ZOT qe egziston pa fillim e mbarim kjo eshte ruga e drejt

  4. Nuk e kam per te hapur ndonje polemike mes feve tona kur nje kohesisht ne jemi shembull edhe per vendet e tjera rreth harmonise fetare qe kemi ne Shqiperi.

    Por, dua te theksoj se Islami fillon me Ademin dhe Havva’n. E me pas vazhdon me profetet e tjere sikur jane Nuh’u, Ibrahimi (Abrahami) etj etj. Qe te gjithe keta kan predikuar dhe thirrur vetem ne monoteizem. Edhe Islami nuk eshte feja e fundit porse eshte e para dhe e fundit.

    Une e kam studiuar biblen dhe kur’an’in dhe jam akoma duke e studiuar. Ka shume gjera ne Bibel qe me terheqin verejtjen dhe nuk gjej dote pergjigje. Ju faleminderit…
    Me respekt Studiuesi…

    Shenim: nje pjese e ketij komenti eshte fshire nga Administratori pasi nuk kishte te bente me temen e shkrimit.

Comments are closed

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes