Home » Përfshihu, Zinxhiri i Lutjes » Indonezi – Një kishë kërcënohet të shpërngulet

Indonezi – Një kishë kërcënohet të shpërngulet

Indonezia (foto)Kjo është një nga kishat e rralla që ka mundur të ketë një leje ndërtimi në Indonezi. E megjithatë, pavarsisht nga autorizimi zyrtar, kisha protestante e Batakut, e vendosur në ishullin e Javës po grumbullon veç probleme.

Më 19 shtatorin që sapo kaloi, të paktën 1500 oficerë policie ndaluan të krishterët të mblidheshin në ndërtesën e tyre. Arsyeja : asembleja akuzohet nga autoritetet qeveritare të jetë përgjegjëse për pasigurinë që mbretëron në rajonin e Bekasit. Pastori i asamblesë, Z. Purba, është i detyruar të braktisë vendin dhe t’i mbledhë anëtarët e tij në një vend tjetër. Ndër të tjera, kërcënimet e vazhdueshme të një grupi ekstremistësh myslymanë vonojnë që prej një viti ndërtimin e kishës. Sulmi i fundit ishte në datën 12 shtator. Një turmë prej 50 ekstremistësh islamikë u zu me punëtorët. “Ata kërkuan që ndërtimi i kishës të ndalte” tregon, përgjegjësi i komitetit të ndërtimit. Gjatë këtij sulmi, pastori dhe një përgjegjës tjetër i asamblesë u plagosën.

Pavarsisht nga kjo, pastor Purba nuk stepet. Ai i tha autoriteteve lokale : “Jam i çuditur që na ndalohet të ndërtojmë një ndërtesë për Perëndinë në pronën tonë. Si qytetarë të këtij vendi, a nuk kemi ne të drejtën të adhurojmë Perëndinë? Komuniteti im dhe unë, këtu duam të adhurojmë Perëndinë.”

  • Le të falenderojmë Perëndinë për qëndrueshmërinë e të krishterëve indonezianë
  • Le të lutemi për shërimin e pastorit dhe të një përgjegjësi të kishës, të cilët janë plagosur rëndë gjatë sulmit më 12 shtator
  • Le të lutemi për lirinë e adhurimit në Indonezi

Ky lajm mund të përdoret me kusht që t’i referoheni burimit : Portes Ouvertes France.
Përkthyer me autorizim nga Fondacioni Alo!Mik – Dërguar në bashkëpunim me VUSH.

Postime të tjera me interes:

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1657

Posted by on Oct 12 2010. Filed under Përfshihu, Zinxhiri i Lutjes. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Comments are closed

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes