Irak – Po arratisen nga Mosuli! Eritre – Lirohen 14-të të krishterë!
Përfshihu, Zinxhiri i Lutjes Thursday, February 25th, 2010Irak – Po arratisen nga Mosuli!
Rritet dhuna ndaj të krishterëve, ndërsa afrohen zgjedhjet legjislative. Brenda një jave janë vrarë 6 të krishterë dhe më shumë se 50-të familje të krishtera janë arratisur nga Mosuli!
Që nga 14-të deri me 16-të shkurt, shumë të krishterë kanë qenë viktima të sulmeve të parapërgatitura : Rayan Salam u vra para tezgës me perime dhe dy studentë, Zaya Toma, 21 vjeç dhe Ramsen Shamael, 22 vjeç u vranë në rrugë pasi shokët e tyre i kishin vënë në shënjestër. Tre të krishterë të tjerë u vranë në rrugë, por akoma mbetet i panjohur identiteti i tyre. Një i krishterë tjetër u plagos në sulmin që iu bë dyqanit të tij. Një sulm i cili shkaktoi edhe vdekjen e një prej klientëve të tij.
Një valë e mëparshme dhune në Mosul, në vitin 2008-të shkaktoi vdekjen e 40-të të krishterëve dhe arratisjen e 10 000 të tjerëve të cilët u bënë pjesë e kampeve të refugjatëve në rajonin e Kurdistanit. Le të lutemi për ta.
- Le të falenderojmë Perëndinë për guximin e të krishterëve që vazhdojnë të besojnë pavarsisht nga vuajtjet dhe rreziqet.
- Le të lutemi për familjet e viktimave dhe për të gjithë të krishterët refugjatë.
- Le të lutemi që Perëndia të ndërhyjë në Irak për të vendosur paqen e Tij.
Eritre – Lirohen 14-të të krishterë!
5-së shkurtin që kaloi, 12-të të rinj të kishës së Kale-Hiwot-it (Fjala e Perëndisë) u liruan pasi kaluan më shumë se dy vjet në kushtet e tmerrshme të kampit ushtarak të Adi-Nefase-it në jug të Eritresë. Tre ditë më vonë, 2 të rinj të Kishës së Adi-Kuala-së(qytet pranë kufirit etiopian) u liruan pasi kaluan 19-të muaj në kampin ushtarak të Mitire-it në Veri-Lindje të vendit.
- Le të lavdërojmë Perëndinë për këto lirime.
- Le të lutemi për vëllezërit dhe motrat tona, që janë akoma të burgosur, që të forcohen dhe të inkurajohen pavarsisht nga kushtet ekstreme të burgosjes.
- Le të lutemi që Perëndia të transformojë zemrën e drejtuesve eritreas që ata të lirojnë të krishterët dhe të lejojnë një liri më të madhe për besimin.
Ky lajm mund të përdoret me kusht që t’i referoheni burimit : Portes Ouvertes France.
Përkthyer me autorizim nga Fondacioni Alo!Mik – Dërguar në bashkëpunim me VUSH.
Postime të tjera me interes:
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1194







