Iran – Ata rrezikojnë dënimin me vdekje për apostazi
Përfshihu, Zinxhiri i Lutjes Thursday, February 4th, 2010
Këtë javë Irani feston përvjetorin e revolucionit islamik. E megjithatë, kundërshtimet dhe tensionet rrallëherë kanë qenë po aq të forta dhe të hapura në vend. Prova e këtij tensioni, janë më shumë se 13 të krishterë të cilët janë arrestuar qëprej Krishtlindjes :
Në Teheran : Maryam Jalili, Mitra Zahmati dhe Farzan.
Në Isfahan : Mobina Jalili dhe një tjetër i krishterë.
Në Shiraz : Parviz Khaladj-i, Mehdi Furutan-i, Roxana Furouyi, Behrouz Sadegh-Khanjani, Abdol Reza Ali Haghnejad-i, Iman Farzad-i dhe Mahyar-i.
Në Rasht : Davoot Nejatsabdet-i.
Ndër këta të krishterë, 9 prej tyre janë akuzuar për apostazi sepse kanë akuzuar islamin. I katërmbëdhjeti, Yousef Nadarkhani, qëprej 13 tetorit ndodhet në burg në Rasht.
Kushtet në të cilat ata janë të burgosur akoma nuk janë bërë të njohura. Familjet e tyre shqetësohen për shëndetin e tyre sepse nuk kanë pasur lajme që prej shumë javësh. Në Iran, myslymanët iranianë ndalohen me ligj të ndryshojnë fenë ose të besojnë te Jezus Krishti. Ligji islamik zbatohet rreptësisht dhe krimi i apostazisë dënohet me vdekje. Të krishterët me origjinë myslymane mbikqyren, arrestohen, burgosen pa proces dhe gjithashtu torturohen.
Të krishterët e kanë të vështirë të mbrohen në gjykatat islamike sepse shumica e avokatëve të specilizuar në të drejtat e njeriut ja kanë mbathur nga vendi, janë burgosur ose kanë frikë të merren me të krishterët. E megjithatë, ka të paktën 150 000 të krishterë me origjinë myslymane në Iran. Një prej tyre na thotë : “Ne bëjmë më të mirën për të ndjekur vullnetin e Perëndisë dhe ne lutemi që vëllezërit tanë të mos qëndrojnë në burg.”
- Le të falenderojmë Perëndinë për kêmbënguljen dhe guximin e të krishterëve me origjinë myslymane në Iran.
- Le të lutemi për kushtet e burgosjes të të krishterëve të burgosur dhe le të lutami që ata të çlirohen.
- Le të lutemi për Kishën iraniane, që ajo të forcohet dhe të inkurajohet pavarsisht nga shtypja.
Ky lajm mund të përdoret me kusht që t’i referoheni burimit : Portes Ouvertes France.
Përkthyer me autorizim nga Fondacioni Alo!Mik – Dërguar në bashkëpunim me VUSH.
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1147








