Zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen në dy ditë, në datën 12-të qershor. Me afrimin e zgjedhjeve, autoritetet po dyfishojnë vigjilencën, arrestimet e të krishterëve po shtohen. Ata kanë marrë urdhër të mos kontaktojnë me asnjë media të huaj dhe të ndërpresin çdo lloj aktiviteti të krishterë, sepse do të kërcënohen nëse vazhdojnë.
John Vashahi u kthye në besimin e krishterë në Angli, në vitin 2003 dhe formoi Organizatën e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave Iraniane (ODNPI). Qëprej asaj kohe, familja e tij e mbetur në Iran dhe që është myslymane, pëson presion: “Kjo na tregon se deri ku mund të shkojë qeveria nëse ne e lejojmë. Rritet shtypja ndaj Kishës në Iran. Brenda vendit, nuk mund të flasim, por edhe nëse shkojmë në Evropë, ata kërkojnë të na bëjnë të heshtim.”
Presidenti konservator i tanishëm Mahmoud Ahmadinejad do të duhet të kërkojë me ngulm një mandat të dytë katërvjeçar. Qëprej mbërritjes së tij në pushtet në vitin 2005-së, gjendja e të krishterëve u përkeqësua edhe më shumë. Të drejtat e tyre u kufizuan kaq shumë, deri në atë pikë sa përndjekjen e konsiderojnë normale dhe presin që situata të bëhet më e rëndë. E megjithatë, ata vazhdojnë të jetojnë besimin e tyre dhe të flasin për të. Shumë iranianë janë të interesuar për mesazhin e ungjillit dhe ndjekin vazhdimisht programet e krishtera të përhapura me satelit.
Me mijëra janë ata që janë kthyer te Jezusi, si Tina Rad dhe Makan Arya. Ky çift i krishterë, me origjinë myslymane, u largua nga Irani majin e shkuar me vajzën e tyre të vogël katërvjeçare. Tina dhe Makan ishin arrestuar në qershor të 2008-ës sepse kishin organizuar studime bible.
Ky lajm mund të përdoret me kusht që t’i referoheni burimit : Portes Ouvertes France
Përkthyer me autorizim nga Fondacioni Alo!Mik – Dërguar në bashkëpunim me VUSH.
Artikull i dhimbshem per fatin e te krishtereve dhe te hebrenjve ne ato vende ku kultura e tyre eshte 630 vite pas krishterimit. Po s’ u reformua KUR”AN-I, fati i atyre te shkreteve te krishtere do te jete njelloj, cilido udheheqes ” moderator” a konservator te vihet ne krye. Ne KUR’AN, faqe 150, Ajeti 51, shkruhet e zeza mbi te bardhe: 51. ” O ju qe besuat! Mos zini miq as jahudite, as te krishteret. Ata jane miq te njeri – tjetrit. E kush prej jush i miqeson ata, ai eshte prej tyre. Vertete Allahu nuk ve ne rruge te drejte popullin zullumqar.” Perktheu dhe komentoi H. Sherif Ahmeti.
82. Gjithqysh ti do të vëresh se jehuditë dhe ata që i përshkruan Zotit shok (idhujtarët) janë njerëzit me armiqësi të fortë kundër kundër besimtarëve (kundër muslimanëve). Ndërsa do të vëresh se më të afërmit si miq për besimtarët thanë: “Ne jemi nesara-krishterë”. Këtë ngase prej tyre (të krishtrëve) ka dijetarë (ulema) dhe të devotshëm, dhe se ata nuk janë kryeneçë.
kontakti im eshte meteor010@hotmail.com
mirepres cdo sugjerim prej kujtdo qe e ndjen veten te interesuar
ciao