Home » Përfshihu, Zinxhiri i Lutjes » Izrael – Një proces ndërmjet të krishterëve dhe çifutëve ortodoksë

Izrael – Një proces ndërmjet të krishterëve dhe çifutëve ortodoksë

IzraelIzraeli është një vend demokratik ku respektohet liria fetare, por më 24 dhjetor 2005, komuniteti i krishterë i quajtur “Nahalat Yeshua”, në Beer Sheva në jug të vendit, ra viktimë e një dhune të rëndë.

Manifestues çifutë ortodoksë ‘bastisën’ me dhunë kishën e lartpërmendur duke plagosur shumë njerëz ndërsa të krishterët ishin mbledhur për pushimin e sabatit.

Pasi u lutën shumë, përgjegjësit e këtij komuniteti vendosën të paraqisnin ankesë dhe procesi do të fillojë në 10 qershor. Në bankën e të akuzuarve do të jenë të pranishëm rabini Yehuda Deri dhe përfaqsues të grupit anti – misionar Yad LeAchim, pjesëmarrës në këto sulme.

  • Le të lutemi për seancën gjyqësore që do të jetë më 10 dhe 21 qershor.
  • Le të lutemi që Perëndia t’iu japë paqen e tij njerëzve të përfshirë në këtë proces.
  • Le të lutemi për gjykatësit, që të vendoset drejtësia dhe që emri i Zotit të lartësohet.

Ky lajm mund të përdoret me kusht që t’i referoheni burimit : Portes Ouvertes France
Përkthyer me autorizim nga Fondacioni Alo!Mik – Dërguar në bashkëpunim me VUSH.

Postime të tjera me interes:

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=648

Posted by on Jun 5 2009. Filed under Përfshihu, Zinxhiri i Lutjes. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Comments are closed

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes