Home » Përfshihu, Zinxhiri i Lutjes » Kinë – 11 të krishterë të dënuar rëndë

Kinë – 11 të krishterë të dënuar rëndë

KineDhjetë përgjegjës kishtarë sapo u dënuan me 2 deri në 7 vjet burgim, në provincën e Shanxi-t, në veri-perëndim të vendit. Ndërsa i njëmbëdhjeti u dënua me 15 vjet burg në provincën e Xinjiang-ut në veri-lindje të Kinës.

Më 12 shtator të vitit të kaluar, kisha e Fushan-it organizoi një takim lutjeje, duke mbledhur më shumë se 1000 të krishterë. Por policia pikasi vendet, shkatërroi ndërtesat dhe plagosi më shumë se 100 persona 30 prej tyre rëndë. Dhjetë përgjegjës të kishës u kapën dhe u dënuan me vuajtje të rënda burgimi fill pas kësaj ngjarjeje. Dënimet variojnë nga 2 deri në 7 vjet për “zënie të paligjshme të tokave bujqësore” ose “shqetësim të rendit publik për shkak të mbledhjeve masive”. Ndër ta, ndodhet Pastori Wang Xiaoguang dhe gruaja e tij Yang Rongli, përgjegjës të kishës së Fushan-it qëprej 30 vjetësh. Më 30 nëntor të vitit që kaloi, pastori u dënua me 3 vjet burg dhe gruaja e tij, me 7 vjetë.

Në anën tjetër të vendit, pastori Alimjan Yimit u dënua me 15 vjet burg 8 dhjetorin e 2009-ës, për “Zbulim të sekreteve të Shtetit ndaj organizatave të huaja”. Sipas avokatit të tij, Li Dun Yong-ut : “Ky është dënimi maksimal që mund të jepet të këtilla raste. Kjo tregon se veprimet e Alimjan-it i paskan shkaktuar kombit ‘dëme të pariparueshme’!”. Një peticion është duke u përgatitur për të kërkuar lirimin e tij. Alimjan Yimit-i u ndalua në vitin 2008. Ai është pjesë e 746 të arrestuarve në Kinë në vitin 2008 dhe të 35 të dënuarve me burg.

  • Le të falenderojmë Perëndinë për besnikërinë dhe kurajon e të krishterëve në Kinë.
  • Le të lutemi për lirimin e gjithë të krishterëve.
  • Le të lutemi që Kina t’u japë më shumë liri minoriteteve të krishtera të vendit.

Marok – Të pyetur për “mbledhje të paligjshme”

Më 4 dhjetor të vitit që kaloi, në veri të Marokut, 17 të krishterë pjesëmarrës në një kurs biblik u arrestuan. 23 policë hynë në ndërtesën ku zhvillohej kursi, ndërsa 12 të tjerë rrethonin banesën. Atëherë ata e ndërprenë atë që e cilësuan si “mbledhje të paligjshme”. Të gjithë personat që ndodheshin u vendosën nën mbikqyrje dhe u pyetën deri natën vonë para se të liroheshin. Pesë të krishterë të huaj, të pranishëm në mbledhje, u dëbuan nga vendi për “prozelitizëm”, një akuzë e pa bazë sepse të gjithë pjesëmarrësit ishin të krishterë.

  • Le të falenderojmë Perëndinë për Kishën marokene.
  • Le të lutemi që Perëndia të mbrojë të krishterët pjesëmarrës të kësaj mbledhjeje.
  • Le të lutemi që qeveria marokene të njohë praninë e të krishterëve marokenë në vendin e saj.

Shënim: Ky lajm mund të përdoret me kusht që t’i referoheni burimit : Portes Ouvertes FrancePërkthyer me autorizim nga Fondacioni Alo!Mik – Dërguar në bashkëpunim me VUSH.

Postime të tjera me interes:

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1075

Posted by on Jan 5 2010. Filed under Përfshihu, Zinxhiri i Lutjes. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Comments are closed

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes