Home » Zinxhiri i Lutjes » Kinë – Shi Weihan-i i dënuar me tre vjet burg

Kinë – Shi Weihan-i i dënuar me tre vjet burg

Zinxhiri i LutjesPër shkak se duhet të shtypte fshehtazi literaturë të krishterë Shi Weihan-i ndodhet tani në burg. Në datën 10 qershor, ai u dënua me 3 vjet burg dhe me një gjobë prej 15 000 eurosh.

Shi Weihan-i ka mundësinë të apelojë brenda 15 ditëve që do të vijojnë pas procesit, por ai akoma nuk e di nëse do ta bëjë sepse procedurat janë të gjata dhe mund të shkojnë deri në një vit. Sipas një prej miqve të tij, nëse ai nuk bën appel, mund të përfitonte liri me kusht për shkak të gjëndjes së tij shëndetësore. Në të vërtetë, Shi Weihan-i vuan nga diabeti.

Shi Weihan-i u arrestua në janar të vitit 2008 dhe u lirua për mungesë provash, para se të arrestohej përsëri dy muaj më vonë dhe të mbahej ilegalisht deri më sot. Një fakt inkurajues është se, koha që ai ka kaluar deri tani në burg do të zbritej nga dënimi i tij. Nëse është ky rasti atëherë ai do të duhej të lirohej në nëntor të vitit 2010.

Një peticion u lëshua për Shi Weihan-in. Le të ndikojmë kundrejt qeverisë kineze që ai të lirohet.

  • Le të lutemi për Shi Weihan-in dhe familjen e tij që Perëndia t’i mbrojë.
  • Le të lutemi për lirimin e tij të afërt.
  • Le të lutemi që të krishterët kinezë të njohin lirisht fjalën e Perëndisë.

Ky lajm mund të përdoret me kusht që t’i referoheni burimit : Portes Ouvertes France

Përkthyer me autorizim nga Fondacioni Alo!Mik – Dërguar në bashkëpunim me VUSH.

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=719

Posted by on Jun 26 2009. Filed under Zinxhiri i Lutjes. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Arkiva

Shënim për komentet që shkruhen

Njoftojmë të gjithë vizitorët tanë se duke filluar që nga ky moment nuk do lejojmë më komente të cilat nuk kanë të bëjnë direkt me temën e shkrimit nën të cilin ato shkruhen.
Thënën ndryshe, nëse komentet tuaja nuk përputhen me titullin dhe përmbajtjen e shkrimit, atëhere komentet e shkruara aty nuk do te aprovohen.
- Administratori -

Lexoni Biblën Online

Lexo Biblen online (foto)

Regent University

Duke klikuar linkun e mësipërm do gjeni informacion për programet MBA dhe MOL që ofrohen për shqiptarët.

Reklamë

Dhjata e Re (Versioni audio mp3)

Tani mund të porosisni Dhiatën e Re, lexuar nga Saimir Braho, përgatitur në format Audio (MP3). Teksti është i Shoqërisë Biblike, versioni “Së bashku”, përkthyer prej origjinalit.

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes