Home » Përfshihu, Zinxhiri i Lutjes » Kolumbi – Një pastor vritet me plumba

Kolumbi – Një pastor vritet me plumba

KolumbiManuel Camacho ishte pastori i një kishe që kishte 60 anëtarë të pagëzuar dhe 30 të sapokthyer në besim. Më 21 Shtator, ai u vra nga plumbat e guerilasve përpara shtëpisë së tij, në fshatin e Choapal – it në veriperëndim të Guaviare – it.

Manueli sapo po dilte nga shtëpia e tij kur tre njerëz iu afruan gruas së tij dhe i kërkuan naftë. Ndërsa pastori po ecte drejt tyre, ata e qëlluan. Ai tashmë kishte marrë kërcënime për shkak të aktiviteteve të krishtera. Kisha e tij ishte një nga më të mëdhatë në rajon.

Gruaja e tij, Gloria, qe e para e cila iu afrua trupit të tij. Tashmë vejushë, ajo mbështetet tek Fjala e Perëndisë për të gjetur forcë t’ia dalë mbanë. Ajo përmend historinë e Stefanit që ndodhet tek Veprat (kapitulli 6) sepse i shoqi i saj është gjithashtu një martir dhe ajo kujtohet se përpara se ai të vdiste, Manueli nuk rreshte së inkurajuari kishën që të rritej në dashurinë e Jezusit. Pastori ftonte gjithashtu secilin të mbështeste të afërmin e tij. Ai konsiderohej si një shembull besnikërie në Zotin. Një shembull që me të vërtetë ka lënë mbresa të veçanta edhe te djali i tij. Atëherë kur të krishterët e fshatit qanin dhe thërrisnin: “Përse Zoti të thirri kaq shpejt?”, djali i Manuelit iu thirri: “Përse qani? Ati im është në qiell dhe ne duhet të vazhdojmë!”

Kisha e Manuelit, tashmë pa pastor, ka një sfidë të re me të cilën duhet të përballet. Faktikisht, në këtë rajon të Kolumbisë, një vrasje duhet të ndiqet me një hakmarrje të tmerrshme nga të afërmit e viktimës. Të gjithë fshatarët presin me shqetësim reagimin e të krishterëve përballë vdekjes së pastorit të tyre. Nëse asambleja do t’ia dalë të falë vrasësit, kjo mund të sillte ndryshim të madh në zemrat e tyre.

  • Le të falenderojmë Perëndinë, sepse megjithë përndjekjet, të krishterët kurajozë vazhdojnë të ndriçojnë dritën e Krishtit në Kolumbi.
  • Le të lutemi për familjen e pastorit Camacho, për gruan e tij Gloria dhe dy fëmijët.
  • Le të lutemi që të krishterët të mund të falin vrasësit dhe që Perëndia të prekë zemrat e fshatarëve të tjerë.

Ky lajm mund të përdoret me kusht që t’i referoheni burimit : Portes Ouvertes France
Përkthyer me autorizim nga Fondacioni Alo!Mik – Dërguar në bashkëpunim me VUSH.

Postime të tjera me interes:

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=992

Posted by on Oct 2 2009. Filed under Përfshihu, Zinxhiri i Lutjes. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

3 Comments for “Kolumbi – Një pastor vritet me plumba”

  1. Athu nuk kan met asni i krishten shqipe po krejt do t huj po i shoh qe po shkrujn. S kem na nevoj me na msu t hujt krishtnimin

  2. ESHTE PER TU ADMIRUAR PERKUSHTIMI I VELLEZERVE NE KRISHTIN QE PO VUAJNE NE MENYRE EKSTREME PER BESIMIN E TYRE.ME VJEN KEQ PER NE KETU NE SHQIPERI QE RRUDHIM BUZET E LOTOJME PER NJE DHIMBJE KOKE APO PER TEKAT E PERDITSHME ,DUKE SHPERDORUAR DHE PERBUZUR LIRINE QE KEMI PER TE BESUAR APO PER TE VEPRUAR.SINQERISHT JU BEJ THIRRJE VELLEZER DHE MOTRA NE KRISHTIN KA ARDHUR KOHA TE JETOJME PER ZOTIN DHE TE MOS SHPERDOROJME ME KOT DITET E MESHIRES QE AI KRIJON PER NE.RINGJALLJA NUK VJEN NESE NE NUK DUAM TE PERFSHIHEMI NE TE .KJO SHQIPERI E BEKUAR KA NEVOJE PER ZOTIN ,SEPSE ESHTE E LODHUR DHE E RRASKAPITUR NGA NJERIU SEPSE ESHTE BERE NJE HAMBAR KU KULTIVOHEN VJEDHESIT DHE IMORALET PRANDAJ NESE NE TE KRISHTERET DO TE JEMI TE DREJTE TE BINDUR DHE NE ZJARR PER ZOTIN KISHA DO TE FUQIZOHET DHE SHQIPERIA DO TE NDRYSHOJE.ME DASHURI DHE SINQERITET NE KRISHTIN ………..NERITANI

  3. i dashur Neritan, pershendetje nga nje vella ne Krishtin.
    u gezova,u mallengjeva kur po lexoja komentin tend. Po, ka ardhur koha qe ne bijte e Perendise, keshtu na quan Ai, te marim nje vendim. cfare do deshirojme te jemi, te ftohte apo te ngrohte? te vaket ai do na vjedhi nga goja e Tij. shpesh here ne jeten time pyes veten, po e nderoj une Zotin tim? po e nderoj une Atin tim? te profeti Malakia, Perendia na thote: nese une jam Zot, ku eshte druajtja ndaj meje? nese une jam At, ku eshte respekti per mua? heret kur jam ulur ne gjunje kam pare meshiren e Tij ne jeten time. jam i mendimit se ringjallja nis me pare nga ne, nga brenda nesh. pastaj, ne si grup. kur ne shkojme perpara fronit dhe kerkojme falje per mekatet tona. kur kerkojme me ngulim prezencen e Zotit tone. pikerisht keto dite ne kishen qe frekuentoj u fol per ringjallen. nuk eshte nje rastesi qe kudo neper bote po kerkohet nje levizje, nje veprim i forte per te krishteret. ne Angli po bejne nje grup ( zinxhir) lutje, ne Itali gjithashtu. ne kemi nevoje te qendrojme me shume kohe me Krijuesin. ndonje here me lind pyetja; nese ne nuk e marim seriozisht Zotin, pse duhet te na mari Ai seriozisht ne? eshte per te te ardhur keq per veten tone. kemi ne dore te verteten dhe kemi turp prej saj. kemi turp ti themi njerezve, njerezve qe Perendia krijoji, qe Ai i Do. harrojme ate qe Jezusi na tha -nese dikujt i vjen turp prej meje perpara njerezve, mua do te me vij turp per te perpara Atit tim. ky fakt duhet te na bej te dridhemi nga frika sado here qe s’guxojme te shpallim fitoren e Tij ne kryq. por ne “çlirojme” veten me kuptimin, -ok Zoti eshte i meshireshem, e do na e fali, Zot i meshires eshte nje nder emrat e tij, por Ai nuk e hedh poshte fjalen e Tij.
    nje shoqe nje here me tregoi historine e saj kur per 2here te mira Zoti i tha
    -ungjillizoje ate person qe po vjen-.
    - jo po nuk eshte momenti i pershtashem. jo poooo…….
    - foli atij per mua qe te mari shpetimin-
    - o Zot por ndoshta nuk me kupton e si di ti them?
    mbasi ky person u largua qe kjo nuk e shihte me Perendia i tha,
    - ai person do te vdesi neser, dhe Une do te gjakun e tij ne duart e tua-
    mu kujtua atehere ate qe shkruhet te profeti Ezekiel, nese ti i flet te pabesit dhe ai nuk kthehet, une do ti kerkoj gjakun e tij ne duart e tij. por nese ti nuk i thua çfare une te kam urdheruar atehere Une do te kerkoj gjakun e tij ne duart e tua. eshte rrenqethese per sa eshte e frikeshme te biesh ne duart e Perendise se gjalle.
    e kemi te nevojshme, jetike do te thoja, qe te harxhojme kohe me Perendine tone.atehere ringjallja nis nga ne.
    Bekimet e Zotit qofshim mbi ty vellai im e mbi te gjithe besimtaret e Krishtit.
    Paqja e Zotit qofte me ne.

Comments are closed

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes