Home » Apologjia, Islami » Kur Perendia s’ka grua, atehere si na paska bir?

Kur Perendia s’ka grua, atehere si na paska bir?

Megjithëse kjo pyetje duket ca si qesharake, por në të vërtetë ajo është një shprehje specifike e një kritike islamike. Por siç do të shohim pak më poshtë; kjo kritikë mbështetet mbi një interpretim të gabuar të doktrinave të krishtera dhe të mësimeve biblike. Prandaj është qëllimi ynë që të sqarojmë që argumentet e kësaj kritike nuk janë aspak në përputhje me mësimet e vërteta biblike, por në të vërtetë një shtrembërim i pajustifikueshëm i tyre.

Megjithëse, Krishterimi dhe Islami kanë mjaft gjëra të përbashkëta, ndryshimet midis tyre janë të konsiderueshme dhe nga më të ndryshmet. Sidomos ato që kanë të bëjnë me personin e Jezu Krishtit, janë nga më të rëndësishmet dhe më dallueset.

Zakonisht, muslimanët i kritikojnë të krishterët në lidhje me besimin e tyre në Jezusin si Biri i Perëndisë. Dhe në rastin tonë, kritika e muslimanëve është e atillë që i bën të krishterët të duken sikur ata besojnë që Jezusi është biri biologjik (apo fizik) i Perëndisë. Pra, kjo është njësoj sikur të themi që Jezusi erdhi në botë si rezultat i mardhënieve fizike (apo seksuale) të Perëndisë me Marinë. Por kjo ide është një blasfemi jo vetëm për muslimanët por njëkohësisht edhe për të krishterët. Prandaj, edhe duhet që ti shqyrtojmë bazat (apo vërtetësinë), si dhe besueshmërinë e kësaj kritike. Pra, është ajo një kritikë e vlefshmë? Cilat janë argumentat bazë dhe a janë ato të vlefshëm?

Në fillim lind pyetja: Nga vjen kjo ide dhe ku mbështetet kjo kritikë e gabuar? Përgjigja e thjeshtë është: Kurani!!! Siç thamë edhe pak më parë, zakonisht muslimanët i kundërshtojnë të krishterët në lidhje me birësinë e Krishtit. Dhe në rastin tonë, ky kundërshtim është i mbështetur mbi idenë e gabuar që të krishterët besojnë që ai është biri biologjik i Perëndisë. Atëhere, le të shqyrtojmë disa prej vargjeve bazë në lidhje me këtë akuzë. Tek Suretu El En’Amë thuhet:

“Ai (All-llahu) është që krijoi (pa kurrfarë shembulli) qiejt dhe tokën (e duke qenë i tillë), e si do të ketë Ai fëmijë kur nuk pati bashkëshorte? çdo send e krijoi Ai, dhe është më i dijshmi për të gjitha sendet e krijuara.” (6:101)

“Dhe se lartësia e madhëruar e Zotit tonë, nuk është që ka as grua, as fëmijë.” (72:3)

Në Kuran gjejmë një kundërshtim të dukshëm të idesë që supozon që Perëndia ka fëmijë. Mënyra kryesore se si kjo ide kundërshtohet është nëpërmjet argumentave të atilla: 1) ‘Kur Perëndia nuk ka bashkëshorte (grua), atëhere nuk ka si të ketë fëmijë (apo bir)’! 2) Nëse Allahu do të deshte një fëmijë, ai mund ta krijonte atë pa problem, ashtu siç krijoi çdo gjë tjetër. Dhe 3) Nëse Allahu ka bir, atëhere ai është i krijuar dhe ne nuk mund të adhurojmë krijesën.

Përgjigja: 1) Argumenti i parë është një argument Kuranor dhe Bibla asnjëherë nuk e përmend idenë e Perëndisë me bashkëshorte apo grua. Kjo akuzë i akuzon të krishterët me të njejtat akuza si ato të paganëve. 2) Faktikisht, Kurani nuk e kundërshton plotësisht dhe nuk e mohon plotësisht idenë që nëse Perëndia do deshte një fëmijë Ai nuk mund ta sillte atë në mënyrë të mrekullueshme në këtë botë. Sidoqoftë, ky argument mund të trajtohet në një artikull tjetër më vete po të jetë e nevojshme në të ardhmen. 3) Ky argument është shumë i vlefshëm përsa i përket krijesës, por të krishterët biblikisht nuk besojnë aspak që Jezusit është krijesë pasi ai ekzistonte përpara çdo krijese tjetër. Ne besojmë që Jezusi është mishërimi i Perëndisë në formën e njeriut. Por edhe kjo është një temë që duhet shtjelluar në artikuj të tjerë dhe nëse kërkoni tek faqet tona do të gjeni materiale që e shpjegojnë këtë doktrinë biblike.

Siç e thamë edhe pak më sipër qëllimi i këtij artikulli është që të tregojë se si argumentat kuranore dhe kritika islamike janë të bazuara mbi keqinterpretime dhe shtrembërime të mësimeve të vërteta biblike. Por le të vazhdojmë me shqyrtimin e burimit të kësaj kritike:

“(Pas të gjitha argumenteve) Ata (jobesimtarët) thanë: “All-llahu ka fëmijë“. Larg asaj është All-llahu, Ai s’ka nevojë, e Tij është ç’ka në tokë, ju nuk keni argumente për këtë (që ta thoni), a thoni për All-llahun çka nuk dini?” (10:68)

“All-llahu ka lindë!” S’ka dyshim se ata janë gënjeshtarë (kur thonë se engjëjt janë bijat e Zotit). (37:152)

Është mëse i ditur dhe i pranuar gjerësisht fakti që shumë prej banorëve të Arabisë ishin paganë dhe që ata besonin në shumë perëndi të ndryshme. Një prej gjërave që ata besonin në lidhje me perënditë e tyre ishte ideja që këto perëndi kishin mardhënie me njëri-tjetrin (pra meshkujt me femrat), dhe që si rezultat ata kishin fëmijë. Në këto vargje Kurani mundohet që të korrigjojë dhe kritikojë sugjerimin e gabuar të paganëve (jobesimtarëve) që Allahu kishte fëmijë ashtu si perënditë e tyre. Por problemi me këtë kritikë të Kuranit, nuk është ideja që Allahu nuk ka fëmijë, por fakti që ky kundërshtim (apo kritikë) bëhet në të njejtën mënyrë kundra të krishterëve (dhe judenjve). Për ta kuptuar më mirë atë që po themi le të lexojmë një varg tjetër:

“Ata (ithtarët e librit) thanë: “Allahu ka fëmijë“!? I pastër është Ai nga kjo e metë! E Tij është gjithçka në qiej e në tokë, gjithçka i është nënshtruar Atij. Ai është shpikës i qiejve e i tokës (pa kurrfarë modeli të mëparshëm) e kur dëshiron diçka, ai vetëm i thotë: “Bëhu!” në atë moment bëhet.” (2:116-117)

Në këtë varg, Kurani është duke i kritikuar si të krishterët ashtu edhe judenjtë (jehudët), pasi sipas tij ata thonin që Perëndia ka bir (fëmijë). Por problemi me këtë kritikë të Kuranit ndaj të krishterëve, nuk ka të bëj thjeshtë me faktin që ata besojnë në Birin e Perëndisë, por që ata nuk besojnë në të njejtën mënyrë që Kurani i bën ata të duken sikur besojnë. Kjo është sepse Kurani nuk mund të thotë që Jezusi është biri i Allahut, pasi 1) Kjo do të ishte njësoj sikur ta krahasonim Allahun me perënditë e tjera pagane dhe 2) sepse sipas Kuranit Jezusi është i krijuar dhe ne nuk mund ta adhurojmë krijesën, pasi kjo është blasfemi dhe mëkati më i madh. Por siç e thamë pak më sipër, të krishterët nuk besojnë që Jezusi është i krijuar por që Ai erdhi në formën e një krijese. Dhe Bibla na mëson në shumë pasazhe në lidhje me paraekzistencën e Tij.

Sidoqoftë, lë të vazhdojmë më poshtë, çështja është që Kurani në mënyrë të gabuar i kritikon të krishterët (dhe judenjtë) njësoj si paganët. Në një varg tjetër Kurani i akuzon edhe judenjtë me idenë që ata besojnë që Perëndia ka fëmijë. Por kjo është një kritikë tjetër e pajustifikuar:

“E jehuditë thanë: Uzejri (Ezra) është djali i All-llahut, e të krishterët thanë: Mesihu është djalë i All-llahut. Ato ishim thënie të tyre me gojët e tyre (fraza të thata), që imitojnë thëniet e jobesimtarëve të mëhershëm. All-llahu i vraftë, si largohen (nga e vërteta)!” (9:30)

Në këtë varg Kuranor, judenjtë po debatonin me të krishterët, dhe sipas Kuranit judenjtë thoshin që edhe ata besonin në Ezrën si djali i Allahut në të njejtën mënyrë si të krishterët në lidhje me Jezusin. Por problemi me këto thënie, është fakti që në të vërtetë nuk ka asnjë lloj prove historike apo teologjike nga ana e judenjve. Pra, Kurani supozon që judenjtë besonin në Ezrën si djali i Perëndisë, por kjo nuk mbështetet aspak nga burimet teologjike dhe historiket të tyre (të judenjve). Disa studiues muslimanë i janë përgjigjur këtij argumenti me idenë që Kurani këtu po flet për një grup të veçantë judenjsh, por problemi më këtë interpretim selektiv është vetë Kurani. Pasi, në mënyrë shumë të qartë ai është duke folur për të gjithë judenjtë. Konteksti i pasazhit e vërteton këtë gjithashtu pasi përndryshe do të thuhej që ky ishte vetëm një grup prej tyre (p.sh. disa judenj)!

Siç e parashtruam edhe pak më sipër Kurani i kundërshton të krishterët kur ata flasin për Birin e Perëndisë, pasi në kohën e Muhamedit kjo ide paralizohej me idetë e besimeve pagane. Por kjo kritikë i kishte rrënjët më thellë. Ajo bazohej në një keqinterpretim dhe një mungesë njohurish mbi besimet dhe doktrinat e vërteta të krishtera nga ana e Muhamedit.

Një arsye tjetër për këtë interpretim të gabuar të muslimanëve sot, ka të bëj me faktin që meqenëse ata e interpretojnë Kuranin në mënyrë literale (fjalët për fjalë), atëhere kur të krishterët flasin për Birin e Perëndisë, kjo gjithashtu merret me kuptimin literal të saj. Sidoqoftë, le të lexojmë disa vargje të tjera:

“All-llahu nuk ka marrë për veten kurrfarë fëmijë (as engjëjt, e as nga njerëzit), nuk ka me Të ndonjë zot tjetër, pse (sikur të kishte zot tjetër), atëherë secili zot do të veçohej me atë që ka krijuar, dhe do të dominonte njëri mbi tjetrin! i lartë, i pastër është All-llahu nga ato që i përshkruajnë.” (23:91)

“Thuaj: Ai, All-llahu është Një! All-llahu është mbështetja (Atij i mbështetet çdo krijesë). As s’ka lindur kënd, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë. (112:1-4)

“Dhe kur All-llahu tha: “O isa, bir i Merjemes, a ti njerëzve u the: “Më besoni mua dhe nënës time dy zota pos All-llahut!?” (isai) Tha: “Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua ta them atë që s’është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, ti do ta dije. Ti e di ç’ka në mua, e unë e di ç’ka në Ty. Ti je më i dijshmi i të fshehtave!”  (5:116)

“Nuk i takoi (nuk ka nevojë) All-llahu të ketë ndonjë fëmijë, i pastër është Ai, kur dëshiron një send Ai vetëm i thotë atij: Bëhu!”. Ai menjëherë bëhet.” (19:38)

Pra, për muslimanët, të cilët e interpretojnë shumicën e Kuranit në mënyrë literale (fjalë për fjalë), fjalët: fëmijë, bir, djalë, lindur, bashkëshorte dhe grua normalisht interpretohen me kuptimin natyror të tyre. Kështu që është shumë e lehtë për ta që ti keqinterpretojnë doktrinat e të krishterëve. Por ky nuk është vetëm një gabim nga ana e interpretuesve muslimanë, por mbi të gjitha ai është një gabim i dukshëm i Kuranit!

Kur Bibla flet për Jezusin si Biri i Perëndisë, ajo nuk mund të interpretohet në të njejtën mënyrë si Kuranin. Pasi Bibla flet për Jezusin si Biri i Perëndisë në kuptimin figurativ dhe frymor, dhe ajo ka për qëllim që të na tregojë në lidhje me llojin e mardhënies që Jezusi ka me Atin.

Çfarë thotë Bibla për lindjen dhe birësinë e Jezusit?

Tek Mateu 1:18-25 dhe tek Luka 1:26-38 ne gjejmë historinë e lindjes së Jezusit. Sipas tregimit tek Luka; engjëlli Gabriel u dërgua nga Perëndia tek Maria e virgjër për ti dhënë lajmin e mirë për lindjen e Jezusit. Kur shkoi tek ajo ai e përshëndeti Marinë dhe i tha, “Mos ki frikë Mari, sepse ke gjetur hir para Perëndisë. Dhe ja, ti do të mbetesh shtatzënë dhe do të lindësh një djalë, dhe do t’ia vesh emrin Jezus. Ai do të jetë i madh dhe do të quhet Bir i Shumë të Lartit; dhe Zoti Perëndi do t’i japë fronin e Davidit, atit të tij.” Kur Maria e pyeti engjëllin se si kjo do të ndodhte pasi ajo ishte e virgjër dhe nuk kishte pasur mardhënie me asnjë burrë, engjëlli iu përgjigj duke i thënë, “Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i Shumë të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj i shenjti që do të lindë prej teje do të quhet Bir i Perëndisë.”

Pra, lindja e Jezusit ndodhi në mënyrë të mrekullueshme nga Perëndia. Dhe para se Ai të lindte, u shpall se Ai do të quhej Biri i Perëndisë, dhe ky është mësimi biblik.  Sidoqoftë, lindja e Jezusit dhe fakti që Ai quhet Biri i Perëndisë që prej lindjes së Tij, është vetëm një prej gjërave që ne mësojnë në lidhje me mardhënien që Jezusi ka me Atin dhe arsyet pse Ai quhet Bir i Perëndisë në krahasim me binjtë e tjerë të Perëndisë, siç janë të gjithë ata që e ndjekin Jezusin. Gjithashtu, ideja që Perëndia mori grua apo bashkëshorte për të lindur Jezusin është shumë dukshëm jo e vërtetë dhe aspak biblike.

Gjithashtu, duhet të sqarojmë që nëse do ta lexonim Biblën me kujdes për të parë se çfarë ajo na mëson në lidhje me Jezusin dhe në lidhje me birësinë e Tij, ideja e lindjes nëpërmjet mardhënieve fizike, apo të ndonjë lloi tjetër, as që nuk gjendet aty, dhe prandaj duhet që të jemi të kujdesshëm që të mos ti japim intepretimet tona të njëanshme dhe të painformuara Biblës.

Birin e Tij të vetëmlindur!

Një argument tjetër islamik mbështetet mbi pasazhin tek Gjoni 3:16 ku thuhet: “Sepse Perëndia aq shumë e deshi botën sa dha Birin e Tij të vetëmlindur, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme?”

Zakonisht muslimanë të ndryshëm e nxjerrin këtë pasazh pasi sipas tyre ai provon që të krishterë besojnë gabimisht që Jezusi është biri biologjik i Perëndisë. Në pamje të parë ky argument duket i besueshëm, por fatkeqësisht ai mbështetet mbi një keqinterpretim të pasazhit biblik. Ky keqinterpretim mbështetet mbi përkthimin e një fjale greke. Në këtë pasazh fjala greke ‘monogenes‘ përkthehet i vetëmlindur. Përkthimi është fjalë-për-fjalë por kuptimi i vërtetë është pak më ndryshe. Në të vërtetë kuptimi i kësaj fjale është ‘i vetëm’ ose ‘unik’.

Tek Letra e Hebrenjve 11:17 thuhet: “Me anë të besimit Abrahami, pasi u vu në provë, ofroi Isakun dhe ati që kishte pritur premtimet ofroi birin e tij të vetëm. Në këtë varg fjala greke ‘monogenes‘ përkthehet ‘të vetëm’ por kuptimi i kontekstit është ‘unik’ pasi ne e dimë që Abrahami kishte më tepër se një bir. Por fjala përdoret për të na treguar në lidhje me rolin që i biri kishte. Po kështu edhe tek pasazhi tek Gjoni përdorimi kësaj fjale thjesht na tregon që Jezusi është Biri i Perëndisë në një mënyrë unike.

Jezusi dhe Adami

Muslimanët argumentojnë që Jezusi nuk është ndryshe nga Adami. Fakti është që megjithëse Jezusi dhe Adami erdhën në këtë botë në mënyrë të mrekullueshme, Jezusi ekzistonte përpara se të vinte këtu në tokë në formën njerzore. Ai tha, “Në të vërtetë, në të vërtetë unë po ju them: para se të kishte lindur Abrahami, unë jam.” Në një rast tjetër ai i pyeti judenjtë, “Ç’u duket juve për Krishtin? Biri i kujt është?” Ata i thanë: “i Davidit.” Ai u tha atyre: Si pra Davidi, në Frymë, e quan Zot, duke thënë: “Zoti i ka thënë Zotit tim: Ulu në të djathtën time, deri sa unë t’i vë armiqtë e tu si stol të këmbëve të tua?” Në qoftëse Davidi e quan Zot, si mund të jetë biri i tij?” Por asnjëri nuk ishte në gjendje t’i përgjigjej..” (Mateu 22:41-45 krahaso me Psalmin 110:1). Në këtë mënyrë Jezusi tregoi superioritetin e tij përmbi paraardhësit e tij fizikë, që përfshijnë edhe Adamin.

Gjithashtu, tek Gjoni 1:1-3 thuhet, “Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi. Ai (fjala) ishte në fillim me Perëndinë. Të gjitha gjërat u bënë me anë të tij (fjala), dhe pa atë nuk u bë asnjë nga ato që u bënë.” Pra, Jezusi ekzistonte përpara çdo krijese tjetër, dhe Bibla thotë që nëpërmjet Tij u krijuar gjithaçka që ekziston.

Sipas mësimeve biblike Jezusi është Adami i Dytë. Tek 1 e Korintasve lexojmë: “Kështu edhe është shkruar: ‘Njeriu i parë, Adami, u bë shpirt i gjallë; por Adami i fundit është Frymë që jep jetë. Por frymërori nuk është më parë, por përpara është natyrori, pastaj frymërori. Njeriu i parë i bërë prej dheu, është tokësor; njeriu i dytë është Zoti nga qielli. Siç është tokësori ashtu janë dhe tokësorët; dhe siç është qiellori, të tillë do të jenë edhe qiellorët. Dhe sikurse mbartëm shëmbëllimin e tokësorit, do të mbartim edhe shëmbëllimin e qiellorit.”

Përfundimi

Si përfundim duhet të sqarojmë që muslimanët e kundërshtojnë idenë e Jezusit si Biri i Perëndisë për shumë arsye të tjera më të konsiderueshme, por në këtë artikull ne u munduam që të merreshim vetëm me keqinterpretimet dhe kritikën islamike në lidhje me idenë e birësisë biologjike të Jezusit. Ne pamë që bazat kuranore të kësaj kritike janë shumë të dobëta dhe të pajustifikuara biblikisht. Dhe si rezultat argumentat dhe kritikat e muslimanëve sot gjithashtu janë të pabaza dhe të pavërteta sipas Kuranit. Sidoqoftë, vendimin përfundimtar le ta marri vetë lexuesi.

Faleminderit dhe Gjithë të mirat!

Autori: Elvis Plaku

—————————————-

Bibliografia

Who is the Father of Jesus? http://www.answering-islam.org/Quran/Contra/qi030.html

Randy Desmond. Muslim Response. http://www.answering-islam.org/Quran/Contra/qi030d.html

The original author’s response to Randy Desmond’s reply. http://www.answering-islam.org/Quran/Contra/qi030d1.html

Ezra, the Son of God? http://www.answering-islam.org/Quran/Contra/qb005.html & http://www.answering-islam.org/Quran/Versions/009.030.html

Andrew Vargo. Was ‘Uzayr (Ezra) Called The Son Of God?. http://www.answering-islam.org/Responses/Saifullah/ezra.htm

John Gilchrist. The Christian Witness to the Muslim. Jesus the Son of the Living God.: The Deity of Jesus Christ in the Bible. http://answering-islam.org/Gilchrist/Vol2/8b.html

Abd-Ul-Masih. Muslim Questions About Christianity: How could Jesus be the Son of God? Can God take a Wife?http://www.arabicbible.com/islam/q_christian_practices.htm

Steve Masood. God has no Wife. http://home.global.co.za/~elofred/wife.html


Postime të tjera me interes:

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=484

Posted by on Jan 21 2008. Filed under Apologjia, Islami. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

6 Comments for “Kur Perendia s’ka grua, atehere si na paska bir?”

  1. I nderuar Elvis Plaku: e para shikoj ne shkrimet e tua qe nuk paske haberin nga islami por do te keshilloja te lexoje pak me shum per islamin . 2 ) Kr te shkruash ajetet kuranore mos i pakeso por bej kujdes dhe shkruai sic jane ne kuran sepse kur neve u shkruaim dicka per argumen nga BIBLAT e shumta qe keni e shkruaim citatin sic eshte ne liber. 3) pak me larte nuk tregohej ne aznje vend qe jezusi ka qen para adamit por thuhet se jezusi eshte bire frymor dhe jo i vertet por ka zbrite i maskuar si njeri. dhe shume cudira te jera pore mund te kuptoni nje gje te veteme. Fjala ZOT do te thote apsolut me te gjitha cilesi dhe antribute dhe pa te meta dhe si i till nuk d te kishte nevoje per pasardhes. dhe nese juve thoni se ai nuk ishte femije real athere si munde te jetoj si njeri normal dhe qe arrin ta tundoj dhe demoni dhe nuk i njeh stinet dhe i lutet perendis ne shume momene ( kure ai eshte vete perendja ) kure ai eshte vete perndija kush ja mori shpirtin dhe kush ja kthehu prap. pse biri duhet te vuante si njeri kure ai e di shme mie se si vuain njerezit apo nuk e dnte si ishte vuajtja dhe e provoj njeher. mire eshte te lexoni dhe mos te mbyllni veten ne nje dogem triniteti por te mesoni qe zoti eshte nje i vetem a shok dhe si i till meriton e adhurohet i vetem pa bire dhe pa ortak .

  2. virjonit dhe te gjithe atyre qe kane nje medyshje reth disa shkrimeve. i dashur lexues me ndiq me vemendje kete pasazh. a ka qene jezusi para adamit apo jo? ne bibel thuhet se kur Zotit krijoi njeriun e para pra adamin ne zanafilla 1; 27 thuhet se Zoti tha le ta bejme njeriun sipas shembelltyres sone e ne ngjasim me ne. kuj i tha ai ne ngjasim me ne? Ai i tha jezusit dhe frymes se shenjte te tij e cila ishte me te sepse dhe per frymen thuhet ne kapitulline 1-re te zanafilles se fryma e perendis e leziste ne siperfaqet e humneser dhe krijonte ato qe Zoti i thoshte te bente. persa i perket jezusit ti virjon nuk e paske lexuar kurani per vete se ne kuran ne surja mejreme thuhet se ai ka lindur ne menyre te mbrekullushme nga ana a Zotit pra kurani e pranon lindjen e krishtit ne menyre te mbrekullueshme. nje gje tjeter per kryqin kur jezusi la kete trup bibla thote se nuk ju mor shpirti i tij por shkoi te predikoje ne ferr te gjithe njeresve qe kishin vdekur qe nga adami dhe deri te personi qe ishte ne kryq me te., dhe jo vetem kaq por te merte autoritetin djallit ate autoritet qe djalli i mori adamit ne kopshtin e edenit kur ai hengri nga pema e njohjes te se mires dhe se keqes. besoj qe te kam sqaruar ndopak nuk mendoj te te mbush mendjen nese ti e ke te mbushur ate duhet ta zbrazesh pak.

  3. une vij nga nje tradite myslymane dhe me nje gjysh hoxhe dhe une mendoja qe te behesha si ai dhe e studjoja kuranin dhe shkoja ne xhami por nje dite ndersa po lutesha ne xhami brenda dhe i thashe me gjithe shpirt Zotit te qellit me aq njohuri sa kisha nje lutje dhe lutja ishte kjo ; nese je Zoti i gjithe universit pres nuk me ndryshon zemren time dhe jeten time te me japesh paqe dhe gezim” dhe e di cfare me ndodhi pas asaj lutje degjova nje ze ne shpirtin tim perse ri ketu akoma une nuk jam ne kete vend cohu dhe ike dhe une do te tregoj ty per paqe,ndryshim,dhe gezimin e vertet. dhe pas nje jave kam shkuar ne kishe dhe jam bere besimtar i Jezus- Krishtit. une besoj me gjithe Zemer se jezusi duhet te vinte dhe te vdiste ne vendin tim qe une te merja falje e mekateve vetem Zoti fal dhe eshte ne gjendje te japi faljen e mekateve. Lavdi Jezus Krishtit. Zotit dhe shpetimtarit te njerzimit.

  4. ERIJON
    po me vie keq qe po te drejtohem me keto fjal por ti je deshmi e gjall e ajeteve te kuranit se ka premtuar Allahu se do ta mbush xhehnemin me pa besimtar besoj se do te jem deshmitar une dhe te gjithe ata qe e lexojn kete tekst nga une se ne diten e gjykimit a do te mund kush te mbroj nga denimi i ALLAHUT e madje edhe vete Isa(JEZU KRISHTI)sa dhe ne pytjen qe i drejtohet Ises
    A TI U KE THEN QE TE ADHUROJN TY PER ZOT KRAHAS MEJE
    ISA PERGJEGJET
    PO TA KISHA THEN UNE KETE GJE TI DO TA DIJE TI E DI QKA KA NE MUA E UNE NUK E DI QKA KA NE TY TI JE I LARTI I GJITH PUSHTETSHMI
    ne diten kur nuk ka SUNDES TJETER POS ALLAHUT kush do te na mbroj nga ndeshkimi ti o vlla Erijon RUGA E DREJT QART DALLOHET NGA E SHTREMTA po nuk ka nevoj kush te derdh gjak qe une te meshirohem e ti fitoj knaqsit e botes tjeter do te me shpetoj besimi ne nje ZOT dhe meshira e tij sepse AI ESHTE MESHIRUESI MESHIREBERSI
    DHE A TE KUJTOHET PASI PASKE QEN MUSLIMAN SE NE SUREN FATIHA JANE AJETET
    FALENDERIMI I TAKON VETEM ALLAHUT ,ZOTIT TE BOTVE
    BAMIRSIT TE PERGJITHSHEM ,MESHIREBERSIT
    SUNDUESIT NE DITEN E GJYKIMIT
    VETEM TY TE ADHUROJM DHE VETEM TE TI KERKOJM NDIHM
    UDHZONA PER NE RUGEN E DREJT
    NE RUGEN E ATYRE QE I BEGATOVE ME TE MIRA JO NE TE ATYRE QE KUNDER VETI TERHOQEN HIDHRIMIN E AS TE ATYRE QE HUMBEN VETEN

    i lartesuar eshte ALLAHU ZOTI I TE GJITHA BOTRAVE

  5. 1.Thuaj:Ai,Allahu eshte nje!
    2.Allahu eshte Ai te cilit qdo krijes i drejtohet (mbeshtetet)per qdo nevoj
    3.As s’ka lindur kë, as nuk eshte i lindur
    4.dhe Atij askush nuk i eshte i barabart
    (suretul-Ihlas 1-4)

  6. nuk po dini cka me shkru mo a, po normal se edhe vet e dini qi jeni gabim por jeni bo me dreqin o te mjeret ju per veti qi nese vdisni kshtu te krishter krejt ne zjarr do shkoni dhe aty do te jeni pergjithmon.

Comments are closed

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes