Home » Aktualitet, Njoftime & Aktivitete, Për profesionistët » Lajmerim: Vlerat e bashkeveprimit me te tjeter

Lajmerim: Vlerat e bashkeveprimit me te tjeter

Me daten 17 qershor, diten e merkure, nga ora 18.00 deri ne oren 21.00 jeni te ftuar per te marre pjese ne seminarin me teme “Bibla mbi Biznesin” ku do te flase Z. Piter Brisko nga Hollanda.

Tradicionalisht te Krishteret e kane bere dallimin midis misionit shpirteror dhe atij praktik ne jeten e tyre. Biznesi eshte konsiderur gjithmone si dicka praktike, inferiore ndaj misionit shpirteror. Seminari “Bibla mbi Biznesin” synon te shpjegoje se thirrja qe Perendia i ben dikujt ka gjithmone domethenie te fuqishme shpirterore pavaresisht nga menyra se si ajo shprehet ne praktike. Seminari do te na jape nje permbledhje te mencurive te shprehura ne Bibel ne lidhje me kryerjen e biznesit sipas rruges se Zotit duke u ndalur ne ceshtje si prona, financat, burimet njerezore etj.

Takimi zhvillohet ne sallen e Institutit “Jeta e Re” qe ndodhet mbrapa RTSH dhe perballe DigitAlb.

Kush eshte Piter Brisko…

Piter Brisko eshte anglez,i datelindjes 1950. Ai ka studjuar per menaxhim ne degen e Kimise Industriale ne Universitetin Lafboro ne Angli. U transferua ne Hollande me 1974 per te ngritur nje filiale te kompanise ku punonte ne te cilen mbajti postin e Drejtorit Ekzekutiv deri ne vitin 1986.

Ne vitet 1887-1989 Piteri ishte Drejtor Ekzekutiv i Komiteteve te Biznesmeneve te Krishtere (CBMC ne Hollande). Veprimtarite tipike te CBMC jane mengjeze lutjesh ne aktivitete te ndryshme deri edhe ne parlamente, veprimtari promocionale per te bere te njohur prezencen e Jezu Krishtit ne boten e biznesit, trajnime per lidershipin e krishtere etj.

Ne 1990, Piteri krijoji “Synthesys” nje kompani konsultuese te profilizuar per aspekte menaxheriale ne industrine kimike.

Kur ra Muri i Berlinit dhe u hapen mundesite per biznes ne Europen Lindore, Piteri zhvilloi idene e Europartnereve, nje levizje dedikuar biznesmeneve dhe profesionisteve te ndryshem nga Europa Lindore, e cila synon perqafimin prej tyre te Jezu Krishtit dhe te mesimeve te Tij ne biznes dhe ne jeten profesionale. Ne vitin 2002 kjo levizje ishte perhapur ne 28 vende te Europes me rreth 500 grupe lokale dhe rreth 5000 aktiviste. Tani Piteri vazhdon te aktivizohet si anetar i Bordit Drejtues te kesaj levizjeje.

Ne vitin 2002, Piteri mori detyren si Drejtor Ekzekutiv i Operacioneve Kozmike me zyra ne Hjuston (SHBA), Ketvejk (Hollande) dhe Bremen (Gjermani) ne sherbim te Institucioneve Europiane Kozmike. Piteri udhehiqte nje skuader profesionistesh prej 50 vetesh te perbere nga mjeke, biologe, inxhiniere, fizikane dhe specialiste biznesi. Dy projekte kryesore ne te cilat ishte angazhuar kompania e tij jane Sistemi i Sateliteve “Galileo” dhe Udhetimi ne planetin Mars “Aurora”.

Ne 2007 ai u terhoq perseri nga biznesi per tu marre me sherbesen “Crown Financial Ministries” dhe “Crown Companies” ne Europe.

Piteri banon ne qytetin Leiden, ku eshte anetar i Kishes Baptiste te Leidenit dhe pjestar i Bordit te te Moshuarve. Eshte martuar qe ne 1972 me hollandezen Didie dhe kane tri vajza te rritura.

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=673

Posted by on Jun 15 2009. Filed under Aktualitet, Njoftime & Aktivitete, Për profesionistët. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Arkiva

Shënim për komentet që shkruhen

Njoftojmë të gjithë vizitorët tanë se duke filluar që nga ky moment nuk do lejojmë më komente të cilat nuk kanë të bëjnë direkt me temën e shkrimit nën të cilin ato shkruhen.
Thënën ndryshe, nëse komentet tuaja nuk përputhen me titullin dhe përmbajtjen e shkrimit, atëhere komentet e shkruara aty nuk do te aprovohen.
- Administratori -

Lexoni Biblën Online

Lexo Biblen online (foto)

Regent University

Duke klikuar linkun e mësipërm do gjeni informacion për programet MBA dhe MOL që ofrohen për shqiptarët.

Reklamë

Dhjata e Re (Versioni audio mp3)

Tani mund të porosisni Dhiatën e Re, lexuar nga Saimir Braho, përgatitur në format Audio (MP3). Teksti është i Shoqërisë Biblike, versioni “Së bashku”, përkthyer prej origjinalit.

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes