Laos – Situatë e vështirë për të përndjekurit e Katinit
Përfshihu, Zinxhiri i Lutjes Thursday, May 20th, 2010
Jetojnë në vende të braktisura, ushqehen me çfarë gjejnë në pyll dhe pijnë nga uji i një pusi që kanë hapur vetë me duart e tyre. Ja se në çfarë kushtesh jetojnë këta 48 të krishterë të përndjekur nga fshati për shkak të besimit të tyre.
Në fillim të muajit maj, autoritetet e zonës i lejuan të ktheheshin përkohësisht në shtëpitë e tyre për të kërkuar oriz sa për të mos vdekur urie. Disa kërkojnë të merren me fushat e tyre në fshehtësi nga frika se mos ua marrin ngaqë duken të braktisura. Vuajnë nga diarreja, dehidratimi dhe nga çdo lloj infeksioni i mundshëm. Njëri prej tyre, Ampheng-u, shumë i dobët vdiq ndërsa lutej për shëndetin e një tjetri, për të cilin po kujdeseshin. Fshatarët nuk mundën ta varrosnin në varrezën lokale sepse nuk mundën të kishin vërtetimin e banimit, i konfiskuar që në momentin e përndjekjes së tij janarin e shkuar.
Pavarsisht, nga mbështetja që ata kishin marrë nga ana e autoriteteve të provincës së Saravanit, në jug të Laosit, që ka në varësi edhe fshatin e Katinit, të krishterët nuk mund të kthehen dot në shtëpitë e tyre. Madje kreu i fshatit kërcënoi se do të shkatërronte shtëpitë e atyre që do të vazhdonin të takoheshin me të përndjekurit.
- Le të falenderojmë Perëndinë për besnikërinë e këtyre të krishterëve
- Le të lutemi për ta, që të qëndrojnë dhe të mund të marrin ushqim dhe përkujdesje
- Le të lutemi që shumë shpejt ata mund të kthehen në shtëpitë e tyre
Ky lajm mund të përdoret me kusht që t’i referoheni burimit : Portes Ouvertes France.
Përkthyer me autorizim nga Fondacioni Alo!Mik – Dërguar në bashkëpunim me VUSH.
Postime të tjera me interes:
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1263







