Home » A - Kryesoret, Aktualitet, Këndi i librit, Njoftime & Aktivitete » Libër i ri “Nesër do të vdesësh”

Libër i ri “Nesër do të vdesësh”

Neser do te vdesesh“Nesër do të vdesësh” – Një histori e vërtetë rreth dashurisë së Perëndisë për Shqipërinë.

Rionë Peterson Zholi dhe Evelinë Magëllton Hekman s’kishin ëndërruar asnjëherë aventurën dhe rrezikun që i priste, ndërkohë që ndoqën një shkollë misioni afatshkurtër në Zvicër. Pastaj, ndërsa dy vajzat e reja filluan të kërkonin Perëndinë, nisën të ndienin një barrë për vendin misterioz dhe të izoluar të Shqipërisë – një vend krejt i pazakontë.

Gjatë viteve ’70, udhëheqësit shqiptarë mburreshin se vendi i tyre ishte i pari vend në botë krejtësisht ateist. E mbyllur pothuajse krejt ndaj botës së jashtme, Shqipëria komuniste nuk donte të kishte asnjë kontakt me të krishterët. Në këtë komb që i kishte mbyllur të krishterët në fuçi dhe i kishte hedhur në det, shpallja e Lajmit të Mirë dënohej me vdekje.

Pjesëmarrëse të vullnetshme në planin e Perëndisë, por të pasigurta se si Ai do t’ua hiqte barrën e rëndë, Riona dhe Evelina hodhën hapat e parë të vegjël të besimit. Nëpërmjet një morie ngjarjesh të mbinatyrshme në 1973, dy besimtaret e reja u përfshinë në rrezikun dhe intrigën e të qenit agjente të fshehta të Perëndisë, në një vend që e përbuzte haptazi Atë.

Botuar nga Të Rinjtë Me Një Mision dhe mund të blihet për 400 lekë tek:

  • Zyra e Të Rinjve Me Një Mision – Tiranë (04) 237-5337
  • BUK (VUSh)
  • Qendra Stefan

Së bashku për Mbretërinë e Tij!

Ned Spiecker

TRMNjM Shqipëri

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=604

Posted by on Jun 1 2009. Filed under A - Kryesoret, Aktualitet, Këndi i librit, Njoftime & Aktivitete. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Arkiva

Shënim për komentet që shkruhen

Njoftojmë të gjithë vizitorët tanë se duke filluar që nga ky moment nuk do lejojmë më komente të cilat nuk kanë të bëjnë direkt me temën e shkrimit nën të cilin ato shkruhen.
Thënën ndryshe, nëse komentet tuaja nuk përputhen me titullin dhe përmbajtjen e shkrimit, atëhere komentet e shkruara aty nuk do te aprovohen.
- Administratori -

Lexoni Biblën Online

Lexo Biblen online (foto)

Regent University

Duke klikuar linkun e mësipërm do gjeni informacion për programet MBA dhe MOL që ofrohen për shqiptarët.

Reklamë

Dhjata e Re (Versioni audio mp3)

Tani mund të porosisni Dhiatën e Re, lexuar nga Saimir Braho, përgatitur në format Audio (MP3). Teksti është i Shoqërisë Biblike, versioni “Së bashku”, përkthyer prej origjinalit.

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes