Libri i Zbuleses !

Libri i Zbuleses: Cfare mendon publiku amerikan?

Cfare kuptimi ka libri i Zbuleses per nje qytetar amerikan? Te dhenat e nje sondazhi te zhvilluar ne vitin 2002 nga  Revista Times dhe kanali i mire njohur televiziv CNN kane treguar se 35% e amerikaneve kohet e fundit kane qene me te interesuar te mesojne se si ngjarjet e fundit kane lidhje me fundin e botes. Ata kane treguar gjithashtu interes per ate qe Bibla shkruan ne lidhje me kete teme. Plot 59% e njerezve te anketuar besojne se ato qe shkruhen ne librin e Zbuleses do te ndodhin me te vertete.
(“Apokalipsi Sot”, Revista Times, 23 qershor 2002)*

Libri i Zbuleses: Cfare mendon bota?
Libri i Zbuleses na meson se kur Krishti te kthehet, cdo sy do ta shohe. Perpara shpikjes se CNN-it dhe internetit, ishte e pamundur te imagjinohej nje gje e tille. Uollter Rasell Med, keshilltar i marredhenieve me jashte, parashikon se ky shekull do te mbahet mend si Epoka e Apokalipsit. “Fjala Apokalips”- komenton ai,-vjen nga greqishtja, qe fjale per fjale do te thote: “heqja e velit”. Gjate kesaj epoke apokaliptike, njerezit mendojne se veli i realitetit laik eshte hequr dhe ne kemi mundesine te shohim pertej, te shohim se ne c’pike Zoti dhe djalli, e mira dhe e keqja jane ne konflikt per te kontrolluar te ardhmen. Fakti qe nje pjese e mire e njerezve ne SHBA dhe ne mbare boten besojne se ngjarjet historike po pershpejtohen, se profetesite e lashta jane duke u permbushur ne realitetin e tanishem, ndryshon menyren se si ata ndihen dhe veprojne ne rrethana te ndryshme. Njerezit tashme kane filluar te kene nje pamje me te qarte te asaj se cfare eshte duke ndodhur ne bote (“Apokalipsi Sot”, Revista Times, 23 qershor 2002)*

Libri i Zbuleses flet per ardhjen e nje udheheqesi boteror i njohur si Antikrishti. Shenja te Antikrishtit kane qene here pas here te pranishme. Ne nje kohe kur sekretari i pergjithshem i OKB-se Kofi Annan deklaron ne Forumin Boteror te Ekonomise se globalizimi eshte shpresa e vetme per zgjidhjen e problemeve ne bote, ne nje kohe kur Forumi hedh idene e  bashkimit te kombeve me mbizoterimin e feve kryesore, ne nje kohe kur jeta private sakrifikohet per hir te sigurise dhe titujt kryesore te lajmeve ne internet renditen ne faqet me karakter profetik si per te treguar se Antikrishti i eshte perveshur punes.


Libri i Zbuleses: Cfare mendojne teologet?
Ne librin e Zbuleses shkruhet: “Lum ai qe lexon dhe lum ata qe degjojne fjalet e kesaj profetesie dhe qe ruajne ato qe jane shkruar ne te, sepse koha eshte afer.” (Zbulesa 1:3)

“Ja, Ai po vjen ne rete dhe cdo sy do ta shohe, edhe ata qe e tejshpuan; dhe te gjitha fiset e dheut do te vajtojne per te. Po, amen.”  (Zbulesa 1:7)

Pas studimit qe i beri teologjise apokaliptike, revista Times  deklaroi se studiuesit fetare e kane trajtuar kete ceshtje ne baze te nje tradite sociologjike. Sipas tyre interesi per mbarimin e botes bie dhe ngrihet ne vartesi te kataklizmit dhe qetesise. Nje mase e madhe njerezish ishin te bindur se fundi ishte afer kur u dogj Roma, ne vitin 410; kur Vdekja e Zeze (murtaja) shfarosi 1/3 e popullsise ne Europen e shekullit te 14-te; kur lekundjet tektonike ne Lisbone bene qe tingujt e kembanave te kishave te degjoheshin deri ne Angli dhe sigurisht pas 1945, kur per here te pare njerezit shfrytezuan gjithe energjine per te shkaterruar veten e tyre, dicka qe nuk erdhi nga Zoti por nga vete njeriu.
(“Apokalipsi Sot”, Revista Times, 23 qershor 2002)*


Libri i Zbuleses: Fjala e Zotit ne lidhje me fundin e epokes
Libri i Zbuleses nuk i ka rrenjet ne traditen fetare, sociale ose mitologjike. Libri i Zbuleses eshte fjala e Zotit per ne, plot profetesi qe do te permbushen ne fund te epokes. Shume deklarojne se jemi tashme ne fund te epokes. Nje profetesi e rendesishme u permbush kur hebrenjte u rikthyen ne token e tyre, me 1948 dhe me pas, akrepi i “ores profetike” vazhdoi te ecte para me rimarrjen e Jeruzalemit nga ana e tyre,  me 1967. A mund ta dime ne se kur do te vije fundi? Jo. Megjithate, ajo qe dime me siguri eshte se akrepat e ores jane duke levizur gjithnje e me shpejt. “Ja, Une vij shpejt; lum ai qe i ruan fjalet e profetesise se ketij libri”. (Jezus Krishti; Zbulesa 22:7)
*(“Apocalypse Now”, Time Magazine, June 23, 2002)


Shenim
: Ky material u pergatit dhe u perkthye nga: Dora Vako

Burimi: http://www.allaboutpopularissues.org/book-of-revelation.htm

Copyright
2002 – 2005 AllAboutPopularIssues.org, All Rights Reserved.

Bookmark and Share

Postime të tjera me interes:

Postuar nga: admin on Sep 14th, 2007 dhe gjendet te: Apologjia. Ju mund ti ndiqni të gjitha komentet që bëhen te ky postim nëpërmjet shërbimit me: RSS 2.0. Ju mund të shkruani një koment nëpërmjet formës së më poshtme:

Shkruaj një koment