Home » Përfshihu, Zinxhiri i Lutjes » Marok – Shpërngulje me dhunë

Marok – Shpërngulje me dhunë

Dallga e shpërnguljeve akoma nuk ka përfunduar. Tetë të krishterë të huaj u përndoqën nga Maroku në javët e fundit. Dhe kësaj radhe, midis tyre janë dy gra, të martuara me qytetarë marokenë. Njëra prej tyre, një Libaneze, vuan nga kanceri dhe ka lënë atje burrin dhe vajzën e saj 6 vjeçare. Gruaja tjetër është spanjolle dhe ushtronte profesionin e mësueses në Saharanë perëndimore. Këta 8 veta u akuzuan për “prozelitizëm” dhe për shqetësim të rendit publik dhe në 25 qershor morën vesh se kishin vetëm 48 orë për t’u larguar nga vendi.

Për Kishën në këtë vend të njohur për një kohë të gjatë për tolerancën e tij fetare kanë ardhur kohë të vështira. Që prej marsit të shkuar ka më shumë se 100 të krishterë të huaj të cilët janë shpërngulur nga vendi për prozelitizëm, persona nga Franca, Zvicra, Spanja, Egjipti, Libani, dhe Afrika e Jugut. Pas këtyre shpërnguljeve, u shtuan presionet mbi të krishterët marokenë. 32 prej tyre u kapën nëpërmjet Facebook-ut, prej një internauti i cili publikoi fotot e tyre duke treguar fytyrën e tyre dhe duke i bërë thirrje qeverisë për t’i ndëshkuar.

Numërohen rreth 1000 të krishterë marokenë në vendin e tyre. Me këtë dallgë shpërnguljesh, situata e tyre është përkeqësuar : Përgjegjësit e kishave nëpër shtëpi mbikqyren dhe merren në pyetje rregullisht nga policia. Dhe ata druajnë se kjo do të përkeqësohet akoma…

Ndërsa shumë të krishterë evropianë do të vizitojnë Marokun këtë verë, le të mos harrojmë të krishterët e këtij vendi.

  • Le të falenderojmë Perëndinë për gjithçka që bënë të krishterët e huaj për të bekuar Marokun
  • Le të lutemi që shpërnguljet të ndalen dhe ata që janë të ndarë prej familjes të bashkohen përsëri
  • Le të lutemi që kjo dallgë e re shpërnguljesh mos të sjellë një përndjekje të ashpër ndaj të krishterëve marokenë, por përkundrazi, qeveria ta njohë Kishën marokene

Ky lajm mund të përdoret me kusht që t’i referoheni burimit : Portes Ouvertes France.
Përkthyer me autorizim nga Fondacioni Alo!Mik – Dërguar në bashkëpunim me VUSH.

Postime të tjera me interes:

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1291

Posted by on Jul 15 2010. Filed under Përfshihu, Zinxhiri i Lutjes. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Comments are closed

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes