Marok – Ushtria ndërpret një kurs biblik!
Përfshihu, Zinxhiri i Lutjes Thursday, February 11th, 2010
Jo më pak se 15 mjete ushtarake rrethuan shtëpinë. Të krishterët e pranishëm nuk po e kuptonin : ata ishin mbledhur thjesht për një kurs biblik. Kjo ngjarje ndodhi më 4 shkurt në Amizmiz, një qytet i vogël në jug të Marakeshit. 18 veta, nga të cilët 5 fëmijë, ishin mbledhur në një shtëpi private kur rreth 60 oficerë, dy kapiten dhe një kolonel i forcave të armatosura mbretërore marokene u futën me dhunë në banesë. Ata arrestuan të gjithë grupin, dhe konfiskuan biblat dhe dy kompjutera. Të krishterët marokenë u mbajtën në gjendje arresti për 14 orë para se të liroheshin. Dy bebe gjashtëmuajshe dhe tre fëmijë 4 vjeçarë ishin me ta.“Përgjatë gjithë kësaj kohe, ata na përsërisnin se këto arrestime ishin urdhëruar nga ministri i ri i drejtësisë marokene dhe nga komandanti më i lartë i xhandarmërisë, gjenerali Housni Benslimane”shprehet përgjegjësi i këtij kursi emrin e të cilit nuk mund ta përmendim për arsye sigurie. Në grup bënte pjesë edhe një i huaj, i cili menjëherë u dëbua nga vendi. Sipas një agjencie shtypi arabe, operacioni ishte urdhëruar “fill sipas disa informacioneve mbi një mbledhje sekrete e cila kishte si qëllim të drejtonte njerëzit tek krishtërimi dhe që mund të lëkundte besimin e myslymanëve dhe vlerat e Mbretërisë”.
Marsin dhe dhjetorin e vitit të kaluar, policia ka ndërprerë edhe kurse të tjera që mblidhnin të krishterë me origjinë myslymane. Të gjithë pjestarët ishin arrestuar dhe marrë në pyetje për shumë orë dhe ishin lënë të lirë një ditë më pas.
Liria e fesë është e garantuar nga Kushtetuta marokene dhe apostazia (ndryshimi i besimit) nuk ndalohet qartazi, por neni 220 i kodit penal dënon çdo përpjekje që ka si qëllim të ndryshojë mendimin e një myslymani në lidhje me besimin e tij. Për të justifikuar këtë kundërshti, një zë-dhënës i qeverisë marokene ka deklaruar në prill të 2009-ës :“Liria e fesë nuk do të thotë liri për të zgjedhur besimin tënd”.
Megjithatë, të krishterët marokenë nuk ndihen në kundërshtim me vlerat kombëtare, përkundrazi. Siç na shpjegon një pastor : “Të krishterët marokenë janë krenarë të jenë Marokenë. Ata thjesht dëshirojnë që e drejta e tyre e lirisë fetare të njihet dhe të pranohet nga qeveria”.
- Të falenderojmë Perëndinë që nuk ka patur të plagosur dhe që të gjithë të krishterët janë liruar.
- Le të lutemi për kurse të tjera të cilat mund të zhvillohen pa u ndërprerë.
- Le të lutemi që qeveria të njohë ekzistencën e të krishterëve marokenë.
Ky lajm mund të përdoret me kusht që t’i referoheni burimit : Portes Ouvertes France.
Përkthyer me autorizim nga Fondacioni Alo!Mik – Dërguar në bashkëpunim me VUSH.
Postime të tjera me interes:
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1172







