Mauritani – Të krishterët e huaj ndihen të kërcënuar
Përfshihu, Zinxhiri i Lutjes Monday, July 13th, 2009
Të krishterët e huaj që punojnë në Nouakchott nuk e dinë nëse do të mund të qëndrojnë. Qëprej vrasjes së Christopher Leggett-it para një muaji, komuniteti i huaj po kërcënohet dhe po jeton në rrethana pasigurie në rritje. Në kryeqytet, shumë njerëz janë marrë në pyetje. Policia madje ka shoqëruar deri në areoport një të krishterë të mërguar për ta mbrojtur.
Christopher Leggett-i u sulmua dhe u vra në Nouakchott më 23 qershor. Profesor informatike dhe gjuhe, vlerësohej shumë dhe njihej nga ata që e rrethonin, të krishterë ose jo të krishterë. Duket se ka qenë pikërisht kjo dëshmi që ka nxitur dhunën : një komunikatë e Al-Qaedës ka pranuar krimin, duke akuzuar për « prozelitizëm ». Christopher-i ka lënë pas gruan e tij Jackie-n dhe 4 fëmijët të moshave 15, 13, 12, dhe 8 vjeç.
Varrimi u krye në Tennessee të Shteteve të Bashkuara. Ati i Christopher-it deklaroi përgjatë ceremonisë : « Ne mbajmë shpresën, Krishti nuk vdiq më kot. Besojmë se kjo tragjedi do t’i nxisë të krishterët atje të ndajnë lajmin e mirë të dashurisë së Zotit me më shumë pasion. »
Është shumë e rëndësishme të përmendim këtu se në Mauritani, ligji e ndalon çfaqjen e çfarëdolloj interesi për ungjillin, dhe për më tepër të kthehesh te Krishti. Numri i të krishterëve në Mauritani arrin deri në njëqind e ca. Të bëhesh i krishterë atje do të thotë të jesh i hedhur poshtë nga të afërmit e tu dhe të përballesh me presione të forta.
- Le të lutemi për familjen e Christopher Leggett-it. Perëndia t’i tregojë asaj që ndodhet aty dhe se e do.
- Le të lutemi për të krishterët me origjinë të huaj në atë vend, që Perëndia t’u japë urtësinë e nevojshme.
- Le të lutemi për të krishterët nga Mauritania, që Perëndia t’i forcojë dhe të ruajë besimin e tyre në fuqinë e Ungjillit.
Ky lajm mund të përdoret me kusht që t’i referoheni burimit : Portes Ouvertes France
Përkthyer me autorizim nga Fondacioni Alo! Mik – Dërguar në bashkëpunim me VUSH.
Postime të tjera me interes:
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=754








une jam i bindur se nje koment i vecuar aty ketu nuk eshte ne gjendje te shpjegoje gjithcka,por une do te perpiqem sadopak…
nuk dua te permend ketu rolin e te krishtereve or jews…
the war on terror,-is a lie…keto jane fjalet e pohuara nga vete zyrtaret me te larte amerikane..i mund tju jap ju the link…ku ju mund te gjeni video apo komente te ndryshme persa i perket kesaj..kjo lufte nuk nisi ne shtator 2001,por vite me pare..
une do tju sugjeroja ju te shihnit disa video ne youtube
the arrivals part 17 and 18..
ajo cka ju e therrisni al kaeda,ne te vertete quhet AL-CIAeda..kjo organizate qe ekziston only in our mind,eshte krijuar,financuar dhe mbeshtetur nga agjente te CIA..une nuk jam prej atyre njerezve te deshperuar qe gjithcka ja atribuojne te tjereve..pra une jam i vetedijshem qe jo te gjithe muslimanet jane njerez te mire,por e njejta gje vlen per te gjithe besimtaret e tjere..une mund tju rekomandoj nje us websitte,jo musliman..
infowars.com..
une jam i sigurt se ju do te surprizoheni,nese klikoni ne youtube..
bin laden-bush family ties.
ne islam eshte e ndaluat te vrasesh te pafajshmit,te vjedhesh,te dhunosh dhe cdo forme tjeter apo veprim qe shkel te drejtat e nje te pafajshmi..pra nese ju shihni nje psykopat ne irak qe vret gruan e tij,ose hedh veten e tij ne ere,kjo nuk do te thote qe ai eshte musliman..jo te gjithe irakenet jane musliman,ashtu si jo te gjithe italianet apo francezet jane te krishtere..
pra ajo cfare une po perpiqem te them eshte se keta njerez me veprimet e tyre nuk perfaqesojne kurrsesi asnje religion..por vetem interesat e tyre
ky nuk eshte as rasti i pare dhe as i fundit qe feja perdoret per synimet e ngushta te disa personave apo ideologjive te caktuara. Keto histori tregojne pikerisht per raste kur keto ideologji, te mbeshtetura apo te shtyra nga parime fetare (kete nuk po e them une) con ne persekutimin e atyre qe i perkasin nje besimi tjeter, konkretisht te krishtere. Besoj qe ky eshte nje dallim i qarte dhe pa ekuivoke.