Home » A - Kryesoret, Përfshihu, Zinxhiri i Lutjes » Muri i Berlinit – 20 vjet tashmë që nga koha kur e rrëzuan!

Muri i Berlinit – 20 vjet tashmë që nga koha kur e rrëzuan!

Muri i BerlinitNë 9 nëntor 1989, muri i Berlinit rrëzohet, duke sjellë dhuratën e lirisë, por edhe sfida të reja për Kishën në zonën sovjetike. Ja disa prej këtyre sfidave të reja : sektet, pornografia, trafiku i drogës dhe mafias, me të cilat u përballën të krishterët, e sapo çliruar nga zgjedha sovjetike. Njëzet vjet më pas, çfarë bëhet me lirinë e besimit për të krishterët e hershëm të bllokut të lindjes?

Në Rusi, muajin e kaluar, dy predikues u gjobitën sepse po shpërndanin ungjillin në rrugë. Ndërsa ata ishin duke përmendur të drejtat e tyre ligjore, një nga policët iu përgjigj: “Ju keni ligjin, por ne, ne kemi udhëzime”.

Raste të tilla nuk janë të rralla në vendet e ish – BS por zbulojmë gjithashtu edhe fakte të habitshme. Kështu, kemi marrë vesh se në Ukrainë, të krishterët luten në mënyrë aktive për Kishën e përndjekur. Pavlo Unguryan, i krishterë dhe anëtar i parlamentit ukrainas, së fundmi ka shpallur se një grup mblidhet në parlamentin e Kievit për t’u lutur! “Është një mrekulli e vërtetë nga ana e Perëndisë, çdo të martë në mëngjes ne mblidhemi për të lexuar Biblën dhe për t’u lutur sëbashku” shpjegoi ai.

Në Azinë qendrore, ku gjenden republikat e vjetra të bllokut sovjetik, si në Uzbekistan apo Taxhikistan, Kisha nuk pushon së rrituri qëprej rënies së murit. Në 1989, në Azinë qendrore, nuk kishte veçse një numër të vogël të krishterësh. Tanimë, ata janë me mijëra! Ky zhvillim i kishës shoqërohet edhe me një numër në rritje të përkthimeve të Biblës dhe të Dhiatës së Re në gjuhët kombëtare. Shoqërohet gjithashtu edhe me përndjekje…

Për vëllain Andre, themelues i misionit Dyer të Hapura, lutjet e të krishterëve kanë luajtur një rol përcaktues në rrëzimin e murit të Berlinit. Ja përse ne duhet të kembëngulim në lutje për të mbështetur të krishterët e përndjekur dhe të vazhdojmë të influencojmë botën.

Le të falend erojmë Perëndinë për përparimin e Ungjillit në vendet e Azisë qendrore.
Le t’i lutemi Perëndisë për kishat e ish – BS që t’i përgjigjen me urtësi dhe besim sfidave që vijnë përpara tyre.
Le të lutemi që të forcohen të krishterët e republikave të vjetra sovjetike.

Postime të tjera me interes:

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1035

Posted by on Nov 8 2009. Filed under A - Kryesoret, Përfshihu, Zinxhiri i Lutjes. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Comments are closed

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes