Nepal – Kishat bashkohen përballë provave
Përfshihu, Zinxhiri i Lutjes Tuesday, October 12th, 2010
Kanë kaluar katër vjet qëkur Nepali është bërë zyrtarisht një vend laik, por përndjekja ndaj të krishterëve nuk është pakësuar. Mbi të gjitha kjo lidhet me njerëzit vetë aty sesa me autoritetet.
« Kalojmë me të vërtetë një torturë morale » shprehet pastor Ishwor Pudasaini që i është dashur të largohet nga fshati për shkak të besimit të tij. « Mamaja ime që është e moshuar nuk pranoi të largohet. Kur i bëj vizitë, fqinjët më shajnë dhe bëjnë gjeste kërcënuese. Familja ime nuk ka të drejtë të dalë nëpër sheshe publike dhe asnjëherë nuk e kaloj natën në fshat nga frika se mos më sulmojnë ». Pjestarë të tjerë të familjes janë ndjekur nga fshati dhe kanë humbur vendin e punës kur u kthyen në besim.
Në të gjithë vendin të krishterët sulmohen fizikisht dhe me fjalë për shkak të besimit të tyre, ose ata nuk kanë asnjë mundësi për të kontaktuar autoritetet. Në fakt qëprej zëvendësimit të mbretërisë me pushtetin civil, klima politike është e paqëndrueshme, grupe të ndryshme paraushtarake përfitojnë për të ushtruar terror.
Pastorë të shumtë kanë marrë letra dhe telefonata që i kërcënonin nëse nuk pranonin të jepnin shuma të mëdha parash. Shoqëria e krishterë Nepale, që kujdeset për kishat dhe organizatat e çdo lloj denominacioni, është mbledhur më 15 shtator në krahinën e Katmandusë për të gjetur një zgjidhje. « Pastorët e kërcënuar nuk duan të paraqesin ankesë nga frika sulmeve » na thotë në mirëbesim Lok Dani Dhakla, sekretari i përgjithshëm i organizatës. « Ja përse ne kemi vendosur të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë para se të shkojmë drejt e në polici ».
Për pastorin Ishwor Pudasaini, zgjidhja mbi të gjitha është hyjnore : « Besimi më shtyn të drejtohem tek tjetri dhe të dua armiqtë e mi. Lutem që një ditë, gjithë fshati të njohë Jezusin, por e di që duhet të kem durim ».
- Le të falenderojmë Zotin për të krishterët nepalezë të cilët bashkohen për të kërkuar zgjidhje sëbashku.
- Le të lutemi veçanërisht për pastor Ishwor Pudasaini-n dhe për familjen e tij
- Le të lutemi që kishat në Nepal të vazhdojnë të përballojnë sprovat
Ky lajm mund të përdoret me kusht që t’i referoheni burimit : Portes Ouvertes France.
Përkthyer me autorizim nga Fondacioni Alo!Mik – Dërguar në bashkëpunim me VUSH.
Postime të tjera me interes:
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1652







