Home » A - Kryesoret, Për profesionistët » Nevojitet investim ne fushen etiko-morale

Nevojitet investim ne fushen etiko-morale

Nga: Rick Boxx

Monday MannaShpesh fatkeqesite nxjerrin ne pah anet e keqia te njerezve. Sfida ekonomike mbare boterore nxorri ne dukje thellesite e korrupsionit tone moral. Kemi degjuar e lexuar per shembuj te shumte qe kane treguar se si kriza finaciare ka pjelle qendrime amorale dhe jo etike. Kur tregjet rrenohen, me te drejte njerezit behen ankthioze dhe duan te rekuperojne parate e humbura. Por kjo nuk e justifikon aspak mashtrimin dhe veprimtarine korruptive. Qellimi nuk e justifikon mjetin.

Ne kerkim per te gjetur zgjidhje per krizen ekonomike, qeveritaret kane propozuar dhe, ne disa raste, kane zbatuar subvencione finaciare duke dhene shuma kolosale per te financuar biznese te ndryshme te medha. Per mendimin tim, ne vend te subvencionit financiar, ne na duhet nje subvencion etiko-moal.

Ne te gjitha rastet, si kur kemi pasur te bejme me krizen e kreditimit, me shitjen e favoreve politike nga ana e zyrtareve te shtetit apo edhe kur ndonje keshilltar  ekonomik i njohur, i rangut nderkombetar, ka perfshire ne skema mashtruese investimesh disa nga njerezit me te pasur te botes, kemi vene re se ne themel te ketyre skandaleve ka qene gjithmone mungesa e integritetit etiko-moral.

Integriteti eshte ne thelb manifestim i jashtem i karakterit te njeriut. Ajo qe bejme dhe menyra se si e bejme pasqyron se kush jemi ne te vertete ne brendesine tone.  Njeriu me karakter te forte nuk formohet thjesht duke marre nje diplome universiteti. Dhe, pergjithesisht, ne nuk shohim qe ne kerkesat per nje drejtues te larte biznesi te figuroje nevoja per karakter te forte. Karakteri i forte eshte nje cilesi qe kultivohet ne kohe.

Megjithate jane disa faktore qe ndihmojne ne krijimin e nje integriteti te qendrueshem etiko moral. Nje prej tyre eshte nje doze e caktuar frike. Per fat te keq shume nga drejtuesit me te larte te biznesit nuk frikesohen me as prej ligjit, as prej klienteve dhe as prej ndergjegjes se tyre. Atyre iu eshte trashur lekura dhe nuk respektojne me vlerat tradicionale si ndershmeria, mirebesimi e cilesi te tjera te moralit te shendoshe. Ata interesohen vetem per arritjen e qellimeve te tyre egoiste.

Si mundet ta promovojme moralin e shendoshe e te rivendosim nje klime standartesh te larta etike ne shekullin e 21-te? Me lejoni t’ju sygjeroj qe t’i drejtohemi burimit te vjeter, por te pashtershem – Bibles. Ne faqet e saj gjejme mencuri te pafundme si dhe udheheqje per veprim ne pune e ne jete, udheheqje e cila eshte krejtesisht ne sherbim te interesave me fisnike te njeriut.

Nje fillim i mbare ne kete drejtim jane Fjalet e Urta 16:6, nga Testamenti i Vjeter i Bibles, ku thuhet: “Me miresine dhe me te verteten padrejtesia shlyhet dhe, me friken e Zotit njeriu largohet nga e keqja.” Shume prej nesh e kane humbur friken e  Zotit e, bashke me te, bindjen se Zoti na kerkon llogari per veprimet tona.

Nje tjeter aspekt i “frikes se Zotit” qe ndihmon ne rivendosjen e nje atmosphere te larte etike ne pune eshte ai qe shprehet ne Fjale te Urta 1:7 “Frika e Zotit eshte fillimi i diturise, por njerezit e pamend percmojne diturine dhe aresimin.” E kush me shume se Bibla mund te ofroje me shume mencuri dhe dije ne kete bote kaq te paqarte e te paparishikueshme? Ky eshte nje nga premtimet me sublime qe Zoti ia u ben atyre qe e ndjekin pas.

A e vini re se si njerezit ne pune jane bere te pa ndjeshem moralisht dhe etikisht?  Lutuni qe edhe ata te zbulojne friken e Zotit dhe nevojen per te riparuar amoralitetin e tyre. Vetem Zoti  mund ta beje investimin e duhur ne kete drejtim.

Reflektim/Diskutim Pyetje

  1. Ne kete periudhe krize ekonomike a keni pare njerez qe thyejne etiken dhe moralin? Si mund ta pershkruash nje shembull? Po vete, a je tunduar ne kete drejtim?
  2. A je dakord me pohimin e Rick Boxx  se “me shume se per subvencione financiare, sot shoqeria ka nevoje per subvencione etiko-morale”?
  3. Po ta kishe ti ne dore, cfare hapash do te ndermerrje per te rivendosur standarte te larta etiko-morae ne biznes dhe ne boten profesionale?
  4. Si do te ndikonte rikthimi i “frikes se Zotit” ne boten profesionale dhe ne ate te biznesit? Si mendon ti, a mund te ndodhe dicka e tille? A duhet te shpresojme per kete? Shpjegohu sa me hollesisht ne pergjigjen tende.

SHENIM: Nese e ke Biblen dhe do deshe te thelloheshe ne kete teme, atehere drejtoju pasazheve si me poshte:

Fjale te Urta 10:9, 11:1, 11:3, 13:6, 15:27, 19:5; Lluka 12:42-48, 16:10-13; Filipianeve 4:8-9

MANNA E SE HENES

Sherbim per komunitetin e krishtere

Korrik 20, 2009

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=763

Posted by on Jul 20 2009. Filed under A - Kryesoret, Për profesionistët. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Leave a Reply

Arkiva

Shënim për komentet që shkruhen

Njoftojmë të gjithë vizitorët tanë se duke filluar që nga ky moment nuk do lejojmë më komente të cilat nuk kanë të bëjnë direkt me temën e shkrimit nën të cilin ato shkruhen.
Thënën ndryshe, nëse komentet tuaja nuk përputhen me titullin dhe përmbajtjen e shkrimit, atëhere komentet e shkruara aty nuk do te aprovohen.
- Administratori -

Lexoni Biblën Online

Lexo Biblen online (foto)

Regent University

Duke klikuar linkun e mësipërm do gjeni informacion për programet MBA dhe MOL që ofrohen për shqiptarët.

Reklamë

Dhjata e Re (Versioni audio mp3)

Tani mund të porosisni Dhiatën e Re, lexuar nga Saimir Braho, përgatitur në format Audio (MP3). Teksti është i Shoqërisë Biblike, versioni “Së bashku”, përkthyer prej origjinalit.

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes