Home » Përfshihu, Zinxhiri i Lutjes » Nigeri – Me qindra vejusha

Nigeri – Me qindra vejusha

Është viti i 100-të që e festojmë. 8-të marsin e ardhshëm do të zhvillohet dita ndërkombëtare e gruas. Në shumë vende ku përndjekja ndaj të krishterëve është e rëndë, kjo festë është shumë e rëndësishme. E megjithatë shumë shpesh të krishterat keqtrajtohen…

18-të janarin e sapokaluar, Helena pa që jeta e saj po tronditej. Ndërsa përgatiste darkën për familjen e saj në Jos, të Nigerisë, ajo dëgjoi një turmë tek afrohej, duke thirrur thënie islamike. Pastaj çdo gjë ndodhi shumë shpejt, ekstremistët hapën derën e shtëpisë së saj për t’i vënë flakën. Një fqinj arriti të nxirrte gratë para se shtëpia të digjej, por Samueli, burri i Helenës, dhe tre djemtë e tyre, vdiqën në zjarr. Qëprej asaj kohe Helena duhet të mësohet të jetojë vetëm si burimi i vetëm material për 7 vajzat e saj. E megjithatë, ato nuk e kanë humbur besimin dhe mbështeten te Perëndia në këto momente të tmerrshme.

Qyteti i Jos-it vendosur midis Veriut myslyman dhe Jugut të Krishterë është djegur shumë herë, gjatë këtij dhjetëvjeçari. Këto luftime kanë lënë pas me qindra vejusha. Kriza e fundit ndodhi në janar të 2010-ës, ku myslymanë ekstremistë sulmuan të krishterët, duke djegur shtëpitë dhe kishat e tyre.

Të krishterat në botë përballen me sfida të veçanta. Disa përçmohen nga familjet e tyre, të akuzuara se sjellin turp dhe çnderim ndaj emrit të tyre kur ndryshojnë besimin. Shpeshherë, humbasin përkujdesjen ndaj fëmijëve të tyre, dhe në disa raste, dhunohen si ndëshkim për besimin e tyre…apo atë të bashkëshortit! Kur bashkëshortët vriten ose burgosen, të krishterat duhet të kujdesen nga dita në ditë për nevojat e gjithë familjes dhe të mësojnë të jetojnë pa ta në kultura ku të krishterët përçmohen.

Ndërsa e gjithë bota feston për gruan, le të lavdërojmë Perëndinë për kurajon dhe besimin e motrave tona të përndjekura.

  • Le të falenderojmë Perëndinë për dëshminë e gjithë të krishterave të përndjekura në botë që përballen me situata të tmerrshme por që vazhdojnë të mbështeten te Perëndia.
  • Le të lutemi që Helena dhe vajzat e saj si dhe vejushat e tjera të Nigerisë të gjejnë ndihmë dhe të ngushëllohen.
  • Le të lutemi që të krishterat, edhe pse të përndjekura, të kenë një ndikim pozitiv në shoqërinë ku jetojnë.

Ky lajm mund të përdoret me kusht që t’i referoheni burimit : Portes Ouvertes France.
Përkthyer me autorizim nga Fondacioni Alo!Mik – Dërguar në bashkëpunim me VUSH.

Postime të tjera me interes:

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1204

Posted by on Mar 4 2010. Filed under Përfshihu, Zinxhiri i Lutjes. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Comments are closed

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes