Home » A - Kryesoret, Përfshihu, Zinxhiri i Lutjes » ONU – Liria jonë në rrezik

ONU – Liria jonë në rrezik

zil_ONUPikërisht në këtë moment, një tekst kërcënues ndaj lirisë tonë fetare që mund të ketë një ndikim ndërkombëtar të konsiderueshëm, ka marrë rrugën drejt institucionit më të lartë ndërkombëtar : OKB-së. Bëhet fjalë për rezolutën për shpifje ndaj feve(A/HRC/RES/13/16).

E paraqitur nga Organizata e konferencës islamike (OKI), ajo është pranuar tashmë në (25 mars 2010) nga këshilli i të drejtave të njeriut ! Në fund të vitit, ajo do të paraqitet në Asemblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Nëse aprovohet, kjo rezolutë do të sjellë një legjitimitet ndërkombëtar ndaj çdo ligji kombëtar duke dënuar blasfeminë ose kritikën ndaj një feje, si përshembull në Pakistan. Me pretekstin e heqjes dhe të ndëshkimit të gjithçkaje që mund të quhet si fjalë ofenduese dhe e papranueshme për një fe ose një sekt në veçanti, kjo rezolutë rrezikon të favorizojë ngritjen e qeverive shtypëse dhe të ekstremistëve fetarë në Evropë dhe deri në vendin tonë. Duhet të mobilizohemi që kjo rezolutë të mos votohet. Është hedhur një peticion në nivel ndërkombëtar. Peticionet e mbledhura do t’i paraqiten OKB-së para votimit të Asamblesë së Përgjithshme.

Kjo rezolutë është futur dhe votuar nga Kombet e bashkuara në forma të ndryshme dhe me emra të ndryshëm që prej 1991 nga OKI-ja. Duket se tashmë shumë vende të cilat e kishin përkrahur këtë rezolutë po ndryshojnë mendim. Këtë vit ajo mund të refuzohet.

  • Le të falenderojmë Perëndinë për mundësinë e të dëgjuarit të zërit tonë kundër kësaj rezolute
  • Le të lutemi që ky peticion i ngritur në rang ndërkombëtar, të ketë një ndikim të madh dhe që ne mund të kemi hyrje në instancat më të larta të OKB-së
  • Le të lutemi që rezoluta kundër shpifjeve kundër feve të hidhet poshtë përfundimisht nga OKB-ja

Ky lajm mund të përdoret me kusht që t’i referoheni burimit : Portes Ouvertes France
Përkthyer me autorizim nga Fondacioni Alo!Mik – Dërguar në bashkëpunim me VUSH.

Postime të tjera me interes:

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1638

Posted by on Oct 12 2010. Filed under A - Kryesoret, Përfshihu, Zinxhiri i Lutjes. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Comments are closed

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes