Pakistan – Asia Bibi mund të jetë falur
Përfshihu, Zinxhiri i Lutjes Sunday, December 5th, 2010
Asia Bibi, gruaja e parë, e dënuar me vdekje për blasfemi, është falur nga presidenti pakistanez Asif Ali Zardari, më 21 nëntor.
Përpara se vetë drejtësia pakistaneze të rishikonte çështjen e saj, një stacion televiziv shpalli çlirimin e saj, duke saktësuar se ajo do të kishte përfituar nga një falje presidenciale, ndërkaq, autoritetet e përgënjështrojnë këtë lajm dhe ne nuk kemi mundur akoma ta konfirmojmë.
Një gjë është e sigurt, fushata ndërkombëtare përreth Asia Bibi-së, (emri i saj i vërtetë është Noreen), e vë në pozitë të vështirë qeverinë pakistaneze. E burgosur për më shumë se një vit në qelitë pakistaneze pasi u akuzua për blasfemi, Asia mori dënimin kapital në 8 nëntor 2010-të nga një gjykatë e provincës së Punxhabit. Gruaja e re apeloi.
Duhet thënë se rasti i Asias u bë me të vërtetë një ngërç politik. Guvernatori i provincës e shpalli atë të pafajshme por gjykatësit e gjykojnë atë fajtore dhe kërcënojnë të hidhen në grevë. E gjithë kjo ndiqet me ankth në nivel ndërkombëtar.
Përsa i përket Asias, ajo mbetet e çuditur nga kjo që po i ndodh dhe nuk kupton se si një diskutim i thjeshtë me gratë e fshatit të saj mundi të merrte përmasa të tilla. Shumë herë, komshitë e saj myslymane i kishin kërkuar të kthehej në myslymanizëm por ajo gjithnjë i kundërshtonte me butësi. Një ditë, duke e trajtuar atë si të papastër, ato nuk pranuan të pijnë nga uji që ajo po u sillte. E plagosur nga reagimi i tyre, ajo i pyeti se në çfarë gjëje një i krishterë ishte i papastër dhe u tregoi atyre për besimin e saj. Më pas, një imam ngriti një padi kundër saj për blasfemi.
Sot Asia, e mbështetur nga bashkëshorti i saj dhe vajzat e saj ruan besimin e saj te Perëndia pavarsisht nga sprovat e saj.
- Le të falenderojmë Perëndinë për besimin e dhe dëshminë e Asias
- Le të lutemi që ajo të lirohet dhe të falet plotësisht
- Le të lutemi për familjen e Asias, për bashkëshortin e saj dhe 5 fëmijët
Ky lajm mund të përdoret me kusht që t’i referoheni burimit : Portes Ouvertes France.
Përkthyer me autorizim nga Fondacioni Alo!Mik – Dërguar në bashkëpunim me VUSH.
Postime të tjera me interes:
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1742







