Home » Përfshihu, Zinxhiri i Lutjes » Pakistan – Ata na lanë si të vdekur !

Pakistan – Ata na lanë si të vdekur !

Në Pakistan, dhuna kundër të krishterëve vitin e kaluar, u shtua veçanërisht në rajonin e Punxhabit në verilindje të vendit.

Imran Masih-u dhe Khushi Masih-u, dy të rinj të krishterë 21 dhe 24 vjeç u plagosën me plumba gjatë një martese më 26 dhjetorin që kaloi në fshatin e Çakut.

Ndërsa qëllohej me armë gjatë festës së dasmës, dy burra drejtuan menjëherë armët kundër tyre. Kur të krishterët refuzuan të ktheheshin në fenë islame, ekstremistët qëlluan mbi ta. Por, plumbat nuk i vranë dy të rinjtë e krishterë : “Ata na lanë si të vdekur. Le të lavdërojmë emrin e Krishtit, Zotit tonë!” u shpreh Imran-i në spitalin ku ata u mjekuan. Prindërit e Imran-it dhe Khushi-t janë tepër krenarë pavarsisht nga dhembja që ata ndjejnë. Bijtë e tyre qëndruan të patundur në vend që të mohonin Krishtin.

Në këtë rajon të Pakistanit, ekstremistët kërkonin të nxisnin urrejtje kundër të krishterëve dhe sulmet kanë qenë shumë të ashpra. Verën e kaluar, në të njëjtin fshat, ata u përpoqën të provokonin një kasaphanë. Fatmirësisht, ndërhynë përgjegjësit myslymanë, duke kuptuar se bëhej fjalë për një sajesë.

Dhe në dhjetor të vitit 2009, në jug të kësaj krahine, myslymanët u përpoqën të helmonin Aakash-in, Imran-in dhe Irfan-in, tre vëllezër të krishterë. Punëdhënësi i tyre u ngriti një kurth duke u dhënë të pinin helm. Vetëm Aakash-i mbijetoi.

  • Le të falenderojmë Perëndinë për dëshminë e Imran-it dhe të Khushi-t.
  • Le të lutemi që Perëndia të vendosë dorën e tij shëruese mbi këta të rinj që vuajnë për besimin e tyre.
  • Le të lutemi për sigurinë e të krishterëve në krahinën e Punxhabit.

Ky lajm mund të përdoret me kusht që t’i referoheni burimit : Portes Ouvertes France
Përkthyer me autorizim nga Fondacioni Alo!Mik – Dërguar në bashkëpunim me VUSH.

Postime të tjera me interes:

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1097

Posted by on Jan 27 2010. Filed under Përfshihu, Zinxhiri i Lutjes. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Comments are closed

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes