Home » Përfshihu, Zinxhiri i Lutjes » Pakistan – Dhunohen gjashtë vajza të mitura të krishtera

Pakistan – Dhunohen gjashtë vajza të mitura të krishtera

Djali i një pronari tokash pohoi se ka përdhunuar 6 vajza të mitura të krishtera. Vetëm prindërit e njërës prej tyre ngritën padi. Të tjerat kishin frikë nga pasojat.

10 dhjetorin e kaluar, në provincën e Penxhabit në perëndim të vendit, Sahil Abid-i, 7 vjeç punonte në arë sëbashku me motrën e tij 10 vjeç. Ndërsa ngarkonin një rimorkio me kallama sheqeri, Mohammed Aftab, ardhur papandehur, mori vajzën dhe u zhduk në fushën me kallam sheqeri ku dhe e përdhunoi. Vëllai i vogël, i pafuqishëm, thirri për ndihmë por askush nuk u duk.

Më pas, prindërit e vajzës ngritën padi kundër djalit të pronarit të tokës që po përsëriste të njëjtin veprim. Pasi u shqyrtuan faktet, ai u arrestua dhe u transferua në burgun qendror të Fezabaladit ku dhe pret të marrë gjykimin.

Ka ardhur koha e dënimit për këtë djalë të ri 25 vjeçar pas sulmit të gjashtë seksual mbi të miturat. Deri tanimë, familjet e viktimave, nga frika e përndjekjeve të reja në komunitetin e krishterë nuk kishin guxuar të ngrinin padi.

Në Pakistan, ndodh shpesh që pronarët e pasur të tokave të abuzojnë me të rejat e krishtera që punojnë nën urdhrat e tyre, si shërbyese ose punëtore. Të krishterët konsiderohen si qytetarë të dorës së dytë në vend, dhe dhunuesit e dinë se familjet do të ngurrojnë të ngrenë padi dhe si rrjedhojë nuk kanë frikë nga asgjë. Ndër të tjera, familja e Mohammed Aftab-it po kritikohet shumë nga të krishterët vendas sepse ajo guxoi të shkonte në polici. Tani ata presin kundërshtime.

  • Le të falenderojmë Perëndinë që lejoi të vendoset drejtësia për familjen e vajzës së dhunuar
  • Le të lutemi për të krishterët dhe dëshminë e tyre në shoqërinë pakistaneze
  • Le të lutemi për ata që përndjekin të krishterët, të pendohen dhe të ndalen.

Ky lajm mund të përdoret me kusht që t’i referoheni burimit : Portes Ouvertes France.
Përkthyer me autorizim nga Fondacioni Alo!Mik – Dërguar në bashkëpunim me VUSH.

Postime të tjera me interes:

Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=1819

Posted by on Jan 25 2011. Filed under Përfshihu, Zinxhiri i Lutjes. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Comments are closed

© 2012 albKristian.com. All Rights Reserved. Log in - Designed by Gabfire Themes