Pakistan – Sajesa kundër të krishterëve
Përfshihu, Zinxhiri i Lutjes Tuesday, September 22nd, 2009
Në Pakistan, të jesh viktimë e një trazire blasfemie mund të kushtojë shtrenjtë. Për ekstremistët, është e thjeshtë të akuzojnë të krishterët pa pasur asnjë provë dhe ata nuk lënë rast pa e bërë këtë gjë.
Kështu, më 30 korrik, gjashtëdhjetë familje të krishtera të Gojra – s, (50 km larg nga Faisalabad) panë familjet e tyre të shkatërruara fill pas një trazire blasfemie.
Një muaj më parë në fshatin e Bahmaniwala – s, rajon i Kasur- it, jo më pak se 500 fanatikë u ngritën drejt banesave të të krishterëve fill pas një thirrjeje lëshuar nga xhamia, duke shkaktuar të paktën 7 të vdekur.
Sipas Napoleon Qayyum – it, përgjegjës i operacioneve në shoqatën e ndihmës juridike SHNI(Advocacy Developpment Initiative), Al Qaeda dhe degët e saj janë me siguri në origjinë të gjithë këtyre sulmeve : « Grupet e Al Qaed – ës janë dobësuar që prej operacionit ushtarak përgjatë kufirit afgan. Ata përpiqen të rifitojnë mbështetjen e popullatës. Duke nxitur dhunën kundër Shteteve të Bashkuara dhe qeverisë pakistaneze, Al Qaeda ngre myslymanët kundër të krishterëve ».
Fatmirësisht manovrat e saj nuk funksionojnë në çdo rast. Jemi në 4 shtator të 2009 – ës, në Punjab, pranë fshatit të misionit Chak 8-11-L, afër Chichawatni – it. Disa gra gjetën disa fleta të Kuranit të hedhura dhe të lëshuara në rrugë. Të habitura para kësaj gjëje që ato e quajnë blasfemi, ato e çojnë gjetjen e tyre në xhaminë e fshatit. Faqe të tjera gjenden, duke mbuluar oborrin e kishës presbiteriane të reformuar të fshatit Chak. Kjo mund të kishte përfunduar në lumë gjaku, por përgjegjësit myslymanë shkuan dhe takuan të krishterët dhe u thanë se ishte thjesht një sajesë. Të 400 familjet e krishtera që jetojnë në fshatin Chak nuk u sulmuan.
- Le të falenderojmë Perëndinë për atë që ndodhi në fshatin Chak.
- Le të lutemi për të krishterët e rajonit të Punjab – it ku ndodhën këto sulme. Le t’i kërkojmë Perëndisë që t’i mbrojë. Disa janë të dëshpëruar dhe duan të rrokin armët dhe të mbrohen.
- Le të lutemi që ligjet mbi blasfeminë që inkurajojnë dhunën kundër të krishterëve në Pakistan të shfuqizohen.
Ky lajm mund të përdoret me kusht që t’i referoheni burimit : Portes Ouvertes France
Përkthyer me autorizim nga Fondacioni Alo!Mik – Dërguar në bashkëpunim me VUSH.
Short URL: http://www.albkristian.com/cms/?p=985









perfundimisht amatore te rendomte…
Zoti ua kthefte ne bekim te gjithe perndjekjen qe po kalojne te krishtereve te Pakistanit. Zoti ka nje plan per ate vend.
Davinci ka then te gjitha rruget te qojn ne Rom,a disa shqipetar ose shqipfolsa te manipuluar thon qe nuk esht ashtu,por te gjitha rruget te qojn ne udhkryq e te leviz her para her pas si keta te menqurit ketu siper qe mbrojn te huajen a te vete e hudhin ne det.si gjithnje shkrimtar psikopat si qosja…Zoti u ndihmoft Shqipetareve